“Roli i Kishës Katolike në Pavarësinë e Shqipërisë.

Një vështrim historik”

Arkidioqeza Tiranë-Durrës në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar, organizuan në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, të shtunën më datë 24 Nëntor Konferencën me temë “Roli i Kishës Katolike në Pavarësinë e Shqipërisë. Një vështrim historik”.
Në Konferencën e cila u hap nga Arqipeshkvi Metropolit i Arkidioqezës Tiranë – Durrës Imzot Rrok Mirdita, morën pjesë: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha, Nunci Apostolik Imzot Ramiro Moliner Inglés, Ministri i MTKRS z. Aldo Bumçi, Drejtori i Caritas Shqiptar Dr. Albert Nikolla, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në vend dhe besimtarë e të ftuar të tjerë.
Në këtë konferencë, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen per Kishën Katolike, meshtarët e saj të të gjitha kohërave, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar dhe veçanërisht për rolin e rëndësishëm në Pavarësinë e Shqipërisë. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që u martirizuan për vlerat njerëzore. “Gjuha është shtylla kryesore e identitetit kombëtar dhe katolikët shqiptarë bënë gjithçka për të ruajtur këtë identitet”, u shpreh Kryeministri Berisha teksa theksoi dhe njëherë se shqipja liturgjike është gjuha më e konsoliduar.Ndërkohë Imzot Rrok Mirdita apeloi që rishikimi i historisë lidhur me Kishën Katolike të kryhet me kujdes dhe të mos shndërrohet në përplasje dhe theksoi se ‘nuk kanë munguar gabimet në këto 100 vite me Kishën Katolike’. Sipas Imzot Rrok Mirdita përplasjet e së shkuarës do të ishin vetëm humbje kohe pasi çështja madhore është bashkimi i shqiptarëve.

konferenc