logo_projekt_caritas

PROJEKTI SOCIETIES

TERMAT E REFERENCËS

Konsulent mbi Hartimin e Dokumentave të Politikave dhe Rekomandimeve në përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar dhe çrregullime të shëndetit mendor

SOCIETIES – Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar dhe standardet evropiane në Evropën Juglindore

Prezantimi i projektit

Objektivi i Përgjithshëm

Të përmirësohen aftësitë e Organizatave të Shoqërisë Civile në Evropën Juglindore në menaxhimin e proceseve të përfshirjes dhe në promovimin e politikave të përfshirjes sociale, përmes një dialogu të efekteshëm me Autoritetet Publike gjatë proceseve vendimarrëse.

Objektivat specifikë

1: Të fuqizohen aftësitë e Organizatave të Shoqërisë Civile në promovimin e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuar dhe çrregullime të shëndetit mendor: ngritjen e kapaciteteve, bashkëndarjen e njohurive, rrjetëzimin rajonal, menaxhimin e iniciativave dhe shërbimeve të përfshirjes sociale, monitorimin dhe vlerësimin e impaktit social.

2: Të nxiten kapacitetet e Organizatave të Shoqërisë Civile në dialog me Autoritetet Publike përgjegjëse për përfshirjen sociale: planifikimi strategjik dhe komunikimi, advokimi, rrjetëzimi lokal, pjesëmarrja në proceset vendimarrëse.

Projekti SOCIETIES drejtohet nga Caritas Serbia dhe përfshin 5 VENDE IPA: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova. Bullgaria dhe Italia janë përfshirë në projekt me ekspertizën dhe praktikat e mira si vende anëtarë të Bashkimit Evropian.

15 Organizata të Shoqërisë Civile dhe 6 ministri nga 7 vendet janë përfshirë në aktivitetet e projektit.

7 Caritas-e: Caritas Shqipëria, Caritas Serbia, Caritas Bosnje dhe Hercegovina, Caritas Mal i Zi, Caritas Kosova, Caritas Italia, Caritas Bullgaria.

Bashkë Aplikantët: Nasa Kuca (SRB); Psicologi per i popoli nel mondo (IT); Fenix (B&H);Shoqata Paraplegjikeve (Mal ZI); Kosovar Centre for Self-help (KS); CoDe (ALB); Shoqata për Psikoterapi (ALB); Bulgarian Centre for Not-For-Profit Law, Maria’s World Foundation (BUL)

Përfituesit final janë: Persona me aftësi të kufizuar (PAK) dhe çrregullime të shëndetit mendor që përfitojnë nga politikat e përfshirjes sociale (mes tyre: 500 përfitues të shërbimeve dhe iniciativave të promovuara nga Organizatat e Shoqërisë Civile); Shoqëria civile në Evropën Juglindore është sensibilizuar.

Aktivitetet kryesore janë të ndara në 3 grupe:

1. Faza fillestare;

2.Konferenca Rajonale, Programi i Ngritjes së Kapaciteteve për OSHC, Vizita Studimore në vendet evropiane me praktikat më të mira në përfshirjen sociale, Nën grantet në iniciativat e organizatave lokale për përfshirjen sociale, Monitorimi dhe Vlerësimi i iniciativave të nën granteve;

3.Aktivizimi i Grupeve të Punës për përfshirjen sociale në secilin shtet; Prodhimi i Dokumentave kombëtarë të politikave dhe rekomandimeve në përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar dhe çrregullime mendore, Fushata ndërgjegjësues rajonale dhe lokale, Forumi rajonal mbi praktikat më të mira të përfshirjes sociale në Evropën Juglindore: politikat, shërbimet e reja, fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile.

AKTIVIZIMI I GRUPEVE TË PUNËS PËR PËRFSHIRJEN SOCIALE TË PESONAVE MA AFTËSI TË KUFIZUAR DHE ÇRREGULLIME TË SHËNDETIT MENDOR

 

Caritas Shqiptar është duke kërkuar një Konsulent për Hartimin e dokumentit të Politikave si rezultat i Grupit të Punës mbi përfshirjen sociale, i përbërë nga 12 anëtarë, të zgjedhur mes përfaqësuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile aktive në fushën e aftësisë së kufizuar dhe shëndetit mendor, dhe përfaqësuesve të institucioneve publike. Konsulenti do të marrë pjesë në takimet e grupit të punës (8 takime deri në 2019) dhe do të realizojë 2 letra këshilluese në fund të secilit takim (gjithsej 16). Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Aftësinë për të lehtësuar punën në grup
  • Aftësinë për të punuar në një mjedis me aktorë të ndryshëm

dhe

  • Të ketë një përvojë të gjatë në përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar dhe çrregullime të shëndetit mendor

ose

  • Të ketë njohuri të thella dhe/ose përvojë mbi politikat e përfshirjes sociale.

Kanddati i suksesshëm duhet gjithashtu të ketë:

  • Dëshmi të verifikueshme të hartimit të dokumentave këshilluese dhe të politikave në procesin e përfshirjes sociale.
  • CV personale

Afati për aplikim: 29 maj 2017, ora 16.00, në adresën caritasalbania@caritasalbania.org

 

Kushtet e pagesës

Për shërbimin e përshkruar, kandidati i suksesshëm do të marrë 1.500 € (shuma bruto), të konvertuar në lekë sipas konvertimit të Komisionit Evropian në muajin kur do të nënshkruhet kontrata. Pagesa do të kryhet sipas kushteve të kontratës.