Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Koordinator Lokal
Departamenti: Anti-Trafikimi dhe Migracionit
Vendi i punes: Shkodër, pranë Dioqezës Shkodër
Konteksti/Përshkrimi i punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Dioqezat do të zbatojë një projekt të ri i cili do të fokusohet në “Ngritjen dhe forcimin e rrjetit dioqezan për të advokuar për mbrojtjen fëmijëve, të rinjëve dhe grave nga fenomene si trafikimi, dhuna, abuzimi”.
Qëllimi i projektit është ngritja dhe forcimi i rrjetit të Dioqezave për të advokuar në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjëve dhe grave nga fenomene sociale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me strukturat shtetërore lokale dhe dioqezane për të parandaluar këto fenome. Gjithashtu, projekti synon përmirësimin e identifikimit të rasteve të mundshme dhune dhe trafikimi në komunitet dhe referimin e tyre pranë Autoritetit Përgjegjës.
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Dioqezën do të zbatojnë këtë projekt duke krijuar një strukture të re pilote. Projekti do të zbatohet nga Manaxheri i Projektit në Caritas-in Shqiptar dhe Koordinatorët Lokal. Koordinatorët lokal do të trajnohen në lidhje me çështjet që trajton projekti që të zbatojnë të gjitha aktivitetet e projektit.
Projekti do të fuqizojë rrjetin Caritas në nivel kombëtar dhe bashkëpunimin me OJF-të dhe institucionet të cilat ofrojnë shërbime ndaj viktimave, do të fokusohet në parandalim nëpërmjet organizimit të aktiviteteve social-kulturore dhe koordinimit ndërdioqezan për referimin dhe riintegrimin e rasteve të identifikuara.
Koordinatori lokal është përgjegjës për zbatimin e projektit, të ndërtojë dhe të mbaj marrëdhëniet me kongergatat, Caritas-et Dioqezane dhe strukturat lokale shtetërore duke kryer të gjitha aktivitetet e projektit dhe koordinimin, organizimin dhe monitorimi e aktiviteteve. Ky pozicion kërkon që Koordinatori Lokal të udhëtoje sipas nevojave të projektit dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e kërkuara.
Përgjegjësi Specifike:
-
Koordinon dhe mbikqyr aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.
-
Mobilizon aktorët dioqezan për t’u përfshirë në procesin e zbatimit të projektit.
-
Ruan dhe përforcon partneritetin midis institucioneve kyçe, autoriteteve lokale dhe OJQ-ve të përfshira në aktivitete të projektit.
-
Organizon, strukturon dhe zbaton aktivitetet.
-
Ofron ndërmjetësim midis kongregatave, vullnetarëve, animatoreve dhe Caritas-it Dioqezan gjatë zbatimit të projektit.
-
Monitoron aktivitetet dhe monitorimin financiar kur është i nevojshëm.
-
Siguron që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Caritas-in Shqiptar
-
Asiston në Identifikimin dhe referimin e rasteve.
-
Mbikqyr procesin e përzgjedhjes së aktiviteteve dhe dokumentacionit të tyre, marrëveshjet dhe korrespondencat.
-
Përgatit raporte dhe dokumenta të tjera sipas kërkesave të menaxherit të projektit në Caritas Shqiptar.
-
Këshillon dhe mbështet partnerët lokal dhe anëtarë të komunitetit kur është e përshtatshme.
-
Mban lidhje me përfituesit e projektit, përfaqësuesit e komunitetit lokal dhe autoritetet dhe të marre pjesë në takime institucionale kur është e nevojshme .
-
Raporton sipas nevojave të projektit dhe kërkesës së menaxherit të projektit.
Kualifikimet:
-
Përvoja në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë është e pëlqyeshme.
-
Diplome në marrëdhëniet ndërkombëtare , shkencat sociale ose fusha të ngjashme (aplikanti duhet të ketë përvojë të konsiderueshme pune në këtë fushë që lidhet drejtpërdrejt me diplomën që ka).
-
Përvojë pune në sektorin jo-shtetëror është e preferueshme.
-
Përvojë pune me fëmijët, të rinjtë, gratë në mbrojtjen e tyre nga fenomene sociale.
-
Njohuri të gjuhës angleze janë të nevojshme.
-
Njohuri kompjuterike.
-
Njohje të strukturave Dioqezane është e preferueshme.
Kërkesa e punës për pozicionin – Aftësitë:
-
Aftësi komunikuese shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi ndërpersonale.
-
Aftësi të larta në drejtim dhe organizim mbledhjesh, takimesh dhe përgatitje dokumentash.
-
Aftësi shumë të mira në anglisht (e folur dhe e shkruar)
-
Aftësi për të punuar i/e pavarur por i monitoruar nga stafi i Caritas-it Shqiptar.
-
Angazhim ndaj vlerave të institucionit dhe misionit të organizatës.
-
Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike
Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është 1 vit dhe është planifikuar të nisë më 05/01/2017.
Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 22/12/2016, ora 16:00, Letën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare:
Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr.4 Tiranë, Shqipëri.
Do te njoftohen vetem ato qe zgjidhen per intervistim