Organizata:                Caritas Shqiptar

Pozicioni:                    Koordinator Lokal

Departamenti:           Anti-Trafikimi dhe Migracionit

Vendi i punes:            Tiranë, pranë Dioqezës Tiranë-Durrës

 

Konteksti/Përshkrimi i punës:

Caritas-i  Shqiptar në bashkëpunim me Dioqezat do të zbatojë  një projekt të ri i cili do të fokusohet në “Përmirësimi i procesit të riintegrimit të viktimave të trafikimit në Shqipëri”.

Qëllimi i projektit  është ngritja dhe forcimi i rrjetit të Dioqezave për të advokuar në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjëve dhe grave nga fenomene sociale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me strukturat shtetërore lokale dhe dioqezane për të parandaluar këto fenome. Gjithashtu, projekti synon përmirësimin e identifikimit të rasteve të mundshme dhune dhe trafikimi në komunitet dhe referimin e tyre pranë Autoritetit Përgjegjës.

Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Dioqezën do të zbatojnë këtë projekt duke krijuar një strukture të re pilote. Projekti do të zbatohet nga Manaxheri i Projektit në Caritas-in Shqiptar dhe Koordinatorët Lokal. Koordinatorët lokal do të trajnohen në lidhje me çështjet që trajton projekti që të zbatojnë të gjitha aktivitetet e projektit.

Projekti do të fuqizojë rrjetin Caritas në nivel kombëtar dhe bashkëpunimin me OJF-të dhe institucionet të cilat ofrojnë shërbime ndaj viktimave, do të fokusohet në parandalim nëpërmjet organizimit të aktiviteteve social-kulturore dhe koordinimit ndërdioqezan për referimin dhe riintegrimin e rasteve të identifikuara.

Koordinatori lokal  është përgjegjës për zbatimin  e projektit,  të ndërtojë dhe të mbaj marrëdhëniet  me kongergatat, Caritas-et Dioqezane dhe strukturat lokale shtetërore duke kryer të gjitha aktivitetet e projektit  dhe koordinimin, organizimin  dhe monitorimi e aktiviteteve.  Ky pozicion kërkon që Koordinatori Lokal të udhëtoje sipas nevojave të projektit dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e kërkuara.

Përgjegjësi Specifike:

 

  • Koordinon dhe mbikqyr aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.
  • Mobilizon aktorët dioqezan  për t’u përfshirë në procesin e zbatimit të projektit.
  • Ruan dhe përforcon partneritetin midis institucioneve kyçe, autoriteteve lokale dhe OJQ-ve të përfshira në aktivitete të projektit.
  • Organizon, strukturon dhe zbaton aktivitetet.
  • Ofron ndërmjetësim midis kongregatave, vullnetarëve, animatoreve dhe Caritas-it Dioqezan gjatë zbatimit të projektit.
  • Monitoron  aktivitetet  dhe monitorimin financiar kur është i nevojshëm.
  • Siguron  që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Caritas-in Shqiptar
  • Asiston në Identifikimin dhe referimin e rasteve.
  • Mbikqyr procesin e përzgjedhjes së  aktiviteteve  dhe dokumentacionit të tyre, marrëveshjet dhe korrespondencat.
  • Përgatit raporte dhe dokumenta të tjera sipas kërkesave të menaxherit të projektit  në Caritas Shqiptar.
  • Këshillon dhe mbështet  partnerët lokal  dhe anëtarë të komunitetit kur është e përshtatshme.
  • Mban lidhje me përfituesit e projektit, përfaqësuesit e komunitetit lokal dhe autoritetet dhe të marre pjesë në takime institucionale kur është e nevojshme .
  • Raporton sipas nevojave të projektit dhe kërkesës së menaxherit të projektit.

Kualifikimet:

  • Përvoja  në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë është e pëlqyeshme.
  • Diplome  në marrëdhëniet ndërkombëtare , shkencat sociale ose fusha të ngjashme (aplikanti duhet të ketë përvojë  të konsiderueshme pune  në këtë fushë që lidhet  drejtpërdrejt me diplomën që ka).
  • Përvojë pune në sektorin jo-shtetëror  është e preferueshme.
  • Përvojë pune me fëmijët, të rinjtë, gratë në mbrojtjen e tyre nga fenomene sociale.
  • Njohuri të gjuhës angleze janë të nevojshme.
  • Njohuri kompjuterike.
  • Njohje të strukturave Dioqezane është e preferueshme.

Kërkesa e punës për pozicionin – Aftësitë:

  • Aftësi komunikuese shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi ndërpersonale.
  • Aftësi të larta në drejtim dhe organizim mbledhjesh, takimesh dhe përgatitje dokumentash.
  • Aftësi shumë të mira në anglisht (e folur dhe e shkruar)
  • Aftësi për të punuar i/e pavarur por i monitoruar nga stafi i Caritas-it Shqiptar.
  • Angazhim ndaj vlerave të institucionit dhe misionit të organizatës.
  • Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike

Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është 11 muaj pa mundësi rinovimi  dhe është planifikuar të nisë më 15/02/2017.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë  12/02/2017, ora 16:00, Letën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën: caritasalbania@caritasalbania.org

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.