Organizata: Caritas Albania
Pozicioni: Koordinator Lokal
Departamenti: Anti-Trafikimi dhe Migracionit
Vendi i punës: Rrëshen, pranë zyrave të “Caritas Dioqezan Rrëshen”
Konteksti/Përshkrimi i punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas-et Dioqezane do zbatojë një projekt të ri, i cili do të fokusohet në “Ngritjen dhe forcimin e rrjetit dioqezan për të advokuar në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe grave nga fenomene si trafikimi, dhuna dhe abuzimi”.
Qëllimi i projektit është ngritja dhe forcimi i rrjetit të Caritas-eve Dioqezane për të advokuar në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe grave dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me strukturat shtetërore lokale dhe dioqezane për të parandaluar dhunën dhe trafikimin. Gjithashtu projekti synon përmirësimin dhe identifikimin e rasteve të mundshme të dhunës dhe trafikimit në komunitet dhe referimin e tyre pranë Autoritetit Përgjegjës.
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas-et Dioqezane do të zbatojnë këtë projekt duke krijuar një strukturë të re pilote. Projekti do të zbatohet nga Manaxheri i Projektit në Caritas Shqiptar dhe koordinatorët lokalë të emëruar nga drejtorët dioqezanë. Koordinatorët dioqezanë do të trajnohen në lidhje me çështjet që trajton projekti që të zbatojnë të gjitha aktivitetet e projektit.
Projekti do të fuqizojë rrjetin e Caritas-it në nivel kombëtar dhe bashkëpunimin me OJF-të dhe institucionet, të cilat ofrojnë shërbime ndaj viktimave, do të fokusohet në parandalimin nëpërmjet organizimit të aktiviteteve social-kulturore dhe koordinimit ndërdioqezan për referimin dhe reintegrimin e rasteve të identifikuara.
Koordinatori lokal është përgjegjës për zbatimin e projektit, të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhëniet me kongregatat, Caritas-et dioqezane dhe strukturat lokale shtetërore duke kryer të gjitha aktivitetet e projektit, koordinimin, organizimin dhe monitorimi e aktiviteteve. Ky pozicion kërkon që Koordinatori Lokal të udhëtojë sipas nevojave të projektit dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e kërkuara.
Përgjegjësi Specifike
-
Koordinon dhe mbikqyr aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.
-
Mobilizon aktorët dioqezanë për t’u përfshirë në procesin e zbatimit të projektit.
-
Ruan dhe përforcon partneritetin midis institucioneve kyçe, autoriteteve lokale dhe OJQ-ve të përfshira në aktivitete të projektit.
-
Organizon, strukturon dhe zbaton aktivitetet.
-
Ofron ndërmjetësim midis kongregatave, vullnetarëve, animatorëve dhe Caritas-it Dioqezan gjatë zbatimit të projektit.
-
Monitoron aktivitetet duke përfshirë dhe monitorimin financiar kur është i nevojshëm.
-
Siguron që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Caritas-in Kombëtar dhe Caritas-in Dioqezan.
-
Asiston në identifikimin dhe referimin e rasteve.
-
Mbikqyr procesin e përzgjedhjes së aktiviteteve dhe dokumentacionit të tyre, marrëveshjet dhe korrespondencat.
-
Përgatit raporte dhe dokumenta të tjera sipas kërkesave të Menaxherit të Projektit në Caritas Shqiptar.
-
Këshillon dhe mbështet partnerët lokalë dhe anëtarë të komunitetit kur është e përshtatshme.
-
Mban lidhje me përfituesit e projektit, përfaqësuesit e komunitetit lokal dhe autoritetet si dhe merr pjesë në takime institucionale kur është e nevojshme.
-
Raporton sipas nevojave të projektit dhe kërkesës së Menaxherit të Projektit.
Kualifikimet
-
Përvoja në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë është e pëlqyeshme.
-
Diplomë në marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat sociale ose fusha të ngjashme,
(aplikanti duhet të ketë përvojë të konsiderueshme pune në këtë fushë që lidhet drejtpërdrejtë me diplomën që ka). -
Përvojë pune në sektorin jo-shtetëror është e preferueshme.
-
Përvojë pune me fëmijët, të rinjtë, gratë në mbrojtjen e tyre nga fenomenet e dhunës dhe trafikimit.
-
Njohuri të gjuhës angleze janë të nevojshme.
-
Njohuri kompjuterike.
-
Njohje të strukturave dioqezane është e preferueshme.
Kërkesa e punës për pozicionin: –Aftësitë
-
Aftësi komunikuese shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi ndërpersonale.
-
Aftësi të larta në drejtim dhe organizim mbledhjesh, takimesh dhe përgatitje dokumentash.
-
Aftësi shumë të mira në anglisht (e folur dhe e shkruar)
-
Aftësi për të punuar i/e pavarur, por i monitoruar nga Caritas-i Dioqezan dhe Caritas-i Shqiptar.
-
Angazhim ndaj vlerave të institucionit dhe misionit të organizatës.
-
Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është 3 muaj dhe është planifikuar të nisë më 10 tetor 2016.
Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 06/10/2016, ora 16:00, Letrën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.
Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.