Organizata: Caritas Shqiptar

Pozicioni:   Koordinator  Lokale

Departamenti: Anti-Trafikimi dhe Migracionit

Vendi i punes: Lezhë, pranë zyrave të “Caritas Dioqezan Lezhë”

Konteksti/Përshkrimi i punës:

Caritas-i  Shqiptar në bashkëpunim me Caritas-et Dioqezane do të zbatojë  një projekt të ri i cili do të fokusohet në “Ngritjen  dhe forcimin e rrjetit dioqezan për të advokuar për mbrojtjen fëmijëve, të rinjëve dhe grave nga fenomene si trafikimi, dhuna, abuzimi”.

Qëllimi i projektit  është ngritja dhe forcimi i rrjetit të Caritas-eve Dioqezane për të advokuar në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjëve dhe grave nga fenomene sociale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me strukturat shtetërore lokale dhe dioqezane për të parandaluar këto fenome. Gjithashtu, projekti synon përmirësimin e identifikimit të rasteve të mundshme dhune dhe trafikimi në komunitet dhe referimin e tyre pranë Autoritetit Përgjegjës.

Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas-et Dioqezane do të zbatojnë këtë projekt duke krijuar një strukture të re pilote. Projekti do të zbatohet nga Manaxheri i Projektit në Caritas-in Shqiptar dhe Koordinatorët Lokal. Koordinatorët lokal do të trajnohen në lidhje me çështjet që trajton projekti që të zbatojnë të gjitha aktivitetet e projektit.

Projekti do të fuqizojë rrjetin Caritas në nivel kombëtar dhe bashkëpunimin me OJF-të dhe institucionet të cilat ofrojnë shërbime ndaj viktimave, do të fokusohet në parandalim nëpërmjet organizimit të aktiviteteve social-kulturore dhe koordinimit ndërdioqezan për referimin dhe riintegrimin e rasteve të identifikuara.

Koordinatori lokal  është përgjegjës për zbatimin  e projektit,  të ndërtojë dhe të mbaj marrëdhëniet  me kongergatat, Caritas-et Dioqezane dhe strukturat lokale shtetërore duke kryer të gjitha aktivitetet e projektit  dhe koordinimin, organizimin  dhe monitorimi e aktiviteteve.  Ky pozicion kërkon që Koordinatori Lokal të udhëtoje sipas nevojave të projektit dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e kërkuara.

Përgjegjësi Specifike:

  • Koordinon dhe mbikqyr aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.

  • Mobilizon aktorët dioqezan  për t’u përfshirë në procesin e zbatimit të projektit.

  • Ruan dhe përforcon partneritetin midis institucioneve kyçe, autoriteteve lokale dhe OJQ-ve të përfshira në aktivitete të projektit.

  • Organizon, strukturon dhe zbaton aktivitetet.

  • Ofron ndërmjetësim midis kongregatave, vullnetarëve, animatoreve dhe Caritas-it Dioqezan gjatë zbatimit të projektit.

  • Monitoron  aktivitetet  dhe monitorimin financiar kur është i nevojshëm.

  • Siguron  që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Caritas-in Shqiptar dhe Caritas-in Dioqezan.

  • Asiston në Identifikimin dhe referimin e rasteve.

  • Mbikqyr procesin e përzgjedhjes së  aktiviteteve  dhe dokumentacionit të tyre, marrëveshjet dhe korrespondencat.

  • Përgatit raporte dhe dokumenta të tjera sipas kërkesave të menaxherit të projektit  në Caritas Shqiptar.

  • Këshillon dhe mbështet  partnerët lokal  dhe anëtarë të komunitetit kur është e përshtatshme.

  • Mban lidhje me përfituesit e projektit, përfaqësuesit e komunitetit lokal dhe autoritetet dhe të marre pjesë në takime institucionale kur është e nevojshme .

  • Raporton sipas nevojave të projektit dhe kërkesës së menaxherit të projektit.

Kualifikimet:

  • Përvoja  në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë është e pëlqyeshme.

  • Diplome  në marrëdhëniet ndërkombëtare , shkencat sociale ose fusha të ngjashme (aplikanti duhet të ketë përvojë  të konsiderueshme pune  në këtë fushë që lidhet  drejtpërdrejt me diplomën që ka).

  • Përvojë pune në sektorin jo-shtetëror  është e preferueshme.

  • Përvojë pune me fëmijët, të rinjtë, gratë në mbrojtjen e tyre nga fenomene sociale.

  • Njohuri të gjuhës angleze janë të nevojshme.

  • Njohuri kompjuterike.

  • Njohje të strukturave Dioqezane është e preferueshme.

Kërkesa e punës për pozicionin – Aftësitë:

  • Aftësi komunikuese shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi ndërpersonale.

  • Aftësi të larta në drejtim dhe organizim mbledhjesh, takimesh dhe përgatitje dokumentash.

  • Aftësi shumë të mira në anglisht (e folur dhe e shkruar)

  • Aftësi për të punuar i/e pavarur por i monitoruar nga Caritas-et Dioqezane  dhe stafi i Caritas-it Shqiptar.

  • Angazhim ndaj vlerave të institucionit dhe misionit të organizatës.

  • Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike

Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është 1 vit  dhe është planifikuar të nisë më 05/01/2017.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 21/12/2016, ora 16:00, Letën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare:

Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr.4 Tiranë, Shqipëri.