Organizata: Caritas Shqiptar
Departamenti: Shëndetësor
Tipi i kontratës: Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni: Koordinator/e Qendre Ditore (Drejtues didaktik)
Vendodhja: Lezhë
Qendra Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara në Shënkoll, Lezhë, është një qendër multifunksionale, e cila ofron shërbime sociale për Persona me Aftësi të Kufizuara Mendore. Integrimi social i këtyre personave ka qenë dhe është një nga principet kryesore të Caritas Shqiptar.
Ne punojmë për ndërtimin e një shoqërie me vlera dhe në të cilën dinjiteti i çdo individi mbrohet dhe respektohet pa marrë në konsideratë ndryshimet apo karakteristikat individuale.
Veprimtaria e qendrës ditore:
– Orientim për klientin drejt zhvillimit të aftësive, njohurive dhe vetëkuptimit të tyre.
– Aktivitete me fokus promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuara.
– Pjesëmarrje në organizime të ndryshme sportive dhe kulturore.
– Funksionimi i rrjetit midis familjarëve të personave me aftësi të kufizuara që frekuentojnë qendrën sociale dhe më gjerë.
– Fushata për sensibilizimin e pushtetit vendor dhe aktorëve të tjerë sociale për hartimin dhe implementimin e planeve lokale për arsimimin, punësimin, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në nivel komunitar.
Aktivitetet që zhvillohen në qendër ndihmojnë në krijimin e modelit të qëndrueshëm social duke krijuar kushtet e përshtatshme për integrimin dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara mendore.
Përgjegjësitë specifike të Koordinatores së Qendres Ditore (Drejtues didaktik):
- Do të koordinojë shërbimin që ofrohet në qendrën e kujdesit ditor.
- Do të hartojë kalendarin e aktiviteteve mujore ose periodike që do të zhvillohen brenda apo jashtë strukturës së qendrës ditore.
- Do të organizojë takime me autoritetet lokale dhe monitoruese dhe sipas kërkesave apo detyrimeve ligjore do të raportojë mbi ecurinë e ofrimit të shërbimit në qendrën e kujdesit ditor.
- Do të hartojë një program për monitorimin e shërbimeve që mundësohen për përfituesit në qendër, dhe do të raportojë çdo ditë mbi zhvillimet te Menaxherja e Projektit.
- Mbikqyr dhe vlerëson performancën e personelit dhe raporton rregullisht pranë zyrës qendrore.
- Propozon grupin e vlerësimit për pranimet e përfituesve në qendrën e kujdesit me aprovimin e Menaxheres së Projektit.
- Asiston Menaxheren e Projektit në raportimet periodike mbi projektin, me kërkesë të donatorëve.
- Angazhohet në vendosjen e kontakteve me biznesin dhe donatorët potencial në funksion të sigurimit të shumëllojshmërisë së burimeve financiare për garantimin e qëndrueshmërisë së ofrimit të shërbimeve.
- Angazhohet në sigurimin e mbarëvajtjes së shërbimit në qendër si dhe merr masa me aprovimin e Menaxheres për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve që mundësohen për përfituesit.
- Të zhvillojë një plan individual dhe të punës në grup për përfituesit e qendrës.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Shkenca Sociale.
- Të ketë njohuri të ligjit për Personat me Aftësi të Kufizuara si dhe aktet nënligjore në zbatim të ligjit.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim).
- Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- Angazhim ndaj vlerave të Caritas-it Shqiptar dhe Misionit të organizatës.
Ky pozicion do të mbulohet nga fondet e donatorit.
Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 17/01/2017, ora 14:00, Letrën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare:
Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.
Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.