Caritas Shqiptar me mbështetjen financiare të Renovabis dhe Caritas Gjerman ka filluar zbatimin e fazës së re 2-vjeçare të projektit “Kujdesi Paliativ në Banesë”, me kohëzgjatje Mars 2016-Mars 2018. Ky projekt po zbatohet në Shkodër, Lezhë dhe Rrëshen dhe ka për qëllim të rrisë cilësinë e jetës për personat e prekur nga sëmundje terminale dhe familjarët e tyre, ristrukturimin e ofrimit të kujdesit paliativ në banesë, ngritjen e kapaciteteve për stafin mjeksor si dhe informim e advokim mbi parandalimin e sëmundjeve terminale.
Disa nga ndërhyrjet kryesore të projektit:
Nënshkrimi i një marrëveshje mes Caritas Shqiptar dhe strukturave publike shëndetësore në termat e ofrimt të praktikës së mirë në modelimin e kujdesit paliativ në banesë si përvojë e fituar ndër vite nga Caritas Shqiptar si dhe gadishmërinë e strukturave shëndetësore publike për të marrë përispër rolin për vijueshmërinë e ofrimit të kujdesit në banesë, përmes mobilizimit të burimeve njerëzore dhe logjistike.
Forcimin e kapaciteteve të stafit shëndetësor dhe atij psiko-social të shërbimeve (stafit multidisiplinar) me aftësitë komunikuese si dhe lidhur me metodat dhe mjetet e edukimit e promocionit shëndetësor.
Informimi dhe advokacia lidhur me parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve terminale. Vlerësimi paraprak i nivelit të njohurive, qëndrimeve dhe sjelljeve (vëzhgimi KAB) të komunitetit në zonat e projektit, lidhur me kujdesin paliativ, me qëllim që ndërhyrjet advokuese, sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese të jenë sa më efektive dhe të bazuara në evidenca bazë.
Ndërgjegjësim dhe advokim në mesin e vendimarrësve lokalë dhe politikbërësve lidhur me sëmundjeve terminale, rëndësinë dhe përfitimet e marrjes së shërbimit në banesë si dhe respektimin e të drejtës së personave me sëmundje terminale për t’u trajtuar në banesë.