Caritas Shqiptar ne vijimesi te misionit te tij per te kontribuar dhe asistuar grupet me vulnerable te shoqerise permes ndihmes konkrete ndaj njerezve ne nevoje dhe mbrojtjes se dinjitetit njerezor si baze e humanizmit universal organizon ne date 19/12/09, Diten Kombetare te Caritas-it Shqiptar.Ne mirenjohje te thelle ndaj partnereve rajonale dhe nderkombetar si dhe bashkepunetoreve, te cilet mundesojne konkretizimin e ketij misioni sa human aq dhe sfidues do te mundesohet gjate organizimit te Dites Kombetare te Caritas-it Shqiptar promovimi i nismave te ndermarra gjate vitit 2009.
Dita Kombetare personifikon per secilin prej misionareve kurorezimin e perpjekjeve dhe mbeshtetjes se ofruar ndaj njerezve ne nevoje. Kjo dite shpreh solidaritetin qe Caritas-i Shqiptar demostron cdo dite ndaj personave te braktisur, femijeve te trafikuar, personave me aftesi te kufizuara, te semureve terminal,nenave dhe grave qe aspirojne per te drejta te barabarta apo femijeve te ngujuar.