Titulli i Projektit: Strehim dhe akses për fuqizim dhe reduktimin e rrezikut tek gratë dhe vajzat

Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar

Afati i aplikimit: 10 shkurt 2017

Email: caritasalbania@caritasalbania.org

 

Caritas Shqiptar dhe CRS (Catholic Relief Services – Caritas Amerikan) do të zbatojnë një projekt 9 mujor në lidhje me strehimin dhe aksesin për fuqizimin dhe reduktimin e rrezikut për gratë dhe vajzat refugjate. Financimi i projektit është bërë i mundur nga Qeveria Angleze me qëllim rritjen e aksesit në shërbime dinjitoze dhe të përshtatshme për gratë dhe vajzat në grupet e rrezikuara.

Për këtë arsye Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një studio arkitekti ose një arkitekt (preventivues) për të hartuar preventivin në lidhje me:

  • Rinovimin dhe mobilimin e një ambjenti të përcaktuar si ambjent miqësor për nënat dhe fëmijët. Ambjenti duhet të pajiset me materiale argëtuese dhe edukative për fëmijë në Qendrën e mbyllur për të huajt Karrec, Tiranë
  • Mobilimin e një dhome mjekësore me pajisjet e nevojitura për kontrollin e parë mjekësor dhe dhënien e ndihmës së parë. Pika Kufitare Kakavijë
  • Rinovim dhe mobilim i tualeteve dhe kuzhinës në standarte shumë të mira. Pika Kufitare Kakavijë

Dokumentacioni i nevojitur

  • Licensë për ushtrim aktiviteti
  • Nipt-i
  • Ekstrakt QKR i tre muajve të fundit
  • Vërtetim nga Tatimet që nuk janë debitor
  • CV e punimeve të mëparshme.

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 10 shkurt 2017, ora 16:00.

Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Vlefshmëria

Aplikantët duhet të jenë të regjistruar në institucionet financiare dhe tatimore sipas ligjeve shqiptare.