Titulli i Projektit: Fuqizimi i Kapaciteteve të Strukturave të Qeverisë Shqiptare në mbrojtje të VT/VMT në Shqipëri
Zbatues i Projektit: Catholic Relief Services dhe Caritas Shqiptar
Financuar nga: Departamenti i Shtetit Amerikan, Zyra e Monitorimit dhe Luftës kundër Trafikimit të Personave (J-TIP)
Kohëzgjatja e projektit: 1 Tetor 2014 – 30 Shtator 2016
Afati i aplikimit: 22 Maj 2015
Email: caritasalbania@caritas.icc_al.org
Caritas Shqiptar dhe CRS (Catholic Relief Services –Caritas Amerikan) do të zbatojnë një projekt dy-vjeçar për fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve qeveritare shqiptare në mbrojtje të viktimave të trafikimit. Financimi i projektit është bërë i mundur nga Zyra mbi Trafikimin e Personave (J-TIP) e Departamentit të Shtetit pranë Qeverisë së SHBA dhe CRS me qëllim rritjen dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet organizmave të qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile, në identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit, me fokus viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Qëllimi i këtij projekti është që përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë civile të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për viktimat e trafikimit në 4 qarqe pilot të Shqipërisë – Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Durrës.
Projekti do të ndihmojë gjithashtu në ndërtimin/rikonstruktimin e dy dhomave intervistimi në pikat kufitare në Morinë dhe Muriqan. Dhomat e intervistimit do të jenë dhoma miqësore me materialet dhe komoditetet e nevojitura në mënyrë që viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit të ndjehen të mbrojtura deri në finalizimin e procesit të intervistimit dhe referimit.
Për këtë arsye Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një studio arkitekti ose një arkitekt (preventivues) për të hartuar preventivin në lidhje me rikonstruktimin e disa ambjenteve të përcaktuar si dhoma të mundshme intervistimi për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit të identifikuara në këto pika.
Mbulimi gjeografik
Dhomat e intervistimit të cilat do të ristruktorohen ndodhen në:
• Pika kufitare Muriqan
• Pika Kufitare Morinë
• Porti i Durrësit
2
Dokumentacioni i nevojitur
• Licensë për ushtrim aktiviteti
• Nipt-i
• Ekstrakt QKR i tre muajve të fundit
• Vërtetim nga Tatimet që nuk janë debitor
Afati i dorëzimit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 22 maj 2015, ora 16:00.
Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Vlefshmëria
Aplikantët duhet të jenë të regjistruar në institucionet financiare dhe tatimore sipas ligjeve shqiptare.