Lajmërim për kontraktim eksperti për hartimin e udhëzuesit për azilkërkuesit

Titulli i Projektit: Strehim dhe akses për fuqizim dhe reduktimin e rrezikut tek gratë dhe vajzat

Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar

Afati i aplikimit: 06.03.2017

Email: caritasalbania@caritasalbania.org

Caritas Shqiptar dhe CRS (Catholic Relief Services – Caritas Amerikan) do të zbatojnë një projekt
9-të mujor në lidhje me strehimin dhe aksesin për fuqizimin dhe reduktimin e rrezikut për gratë dhe vajzat refugjate. Financimi i projektit është bërë i mundur nga Qeveria Angleze me qëllim rritjen e aksesit në shërbime dinjitoze dhe të përshtatshme për gratë dhe vajzat në grupet e rrezikuara.

Për këtë arsye Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një ekspert i cili/e cila do të përgatisë një udhëzues për azilkërkuesit të cilët gjenden aktualisht në proces të marrjes së lejes së qëndrimit në Shqipëri dhe janë akomoduar në mjediset e qendrës së Azilkërkuesve në Babrru.

Qëllimi i udhëzuesit

Udhëzuesi ka për qëllim të ofrojë informata për vendin në të cilin gjenden azilkërkuesit. Udhëzuesi do të jetë një dokument orientues dhe jo detyrues për tu integruar sa më lehtë në jetën sociale në Shqipëri. Informacionet do të bazohen në intervista dhe grupe diskutimi me grupet e interesit.

Eksperienca e kërkuar

  • Diplomë universitare në shkenca sociale (preferohet diplomë e arsimit pasuniversitar)

  • Ekspertiza të mëparshme në kryerje studimesh me tema sociale

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

  • Aftësi shumë të mira komunikimi

Dokumentacioni i nevojitur

  • Letër interesi

  • CV

  • Modele punimesh të mëparshme

  • Ofertën financiare për shërbimin

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të shkruhet emri i aplikantit dhe pozicioni për të cilin aplikojnë, në adresën e mëposhtme brenda datës 6 Mars  2017, ora 16:00.

Adresa: Rruga “Don Bosko”; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Vlefshmëria

Aplikantët duhet të jenë shtetas shqiptarë.

Top