Titulli i Projektit: Strehim dhe akses për fuqizim dhe reduktimin e rrezikut tek gratë dhe vajzat

Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar

Afati i aplikimit: 9 shkurt 2017

Email: caritasalbania@caritasalbania.org

 

Caritas Shqiptar dhe CRS (Catholic Relief Services – Caritas Amerikan) do të zbatojnë një projekt 9 mujor në lidhje me strehimin dhe aksesin për fuqizimin dhe reduktimin e rrezikut për gratë dhe vajzat refugjate. Financimi i projektit është bërë i mundur nga Qeveria Angleze me qëllim rritjen e aksesit në shërbime dinjitoze dhe të përshtatshme për gratë dhe vajzat në grupet e rrezikuara.

Për këtë arsye Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një parukiere e cila do të ofrojë kurs bazik profesional për gra dhe vajza në qendrën e azilkërkuesve në Babrru. Personi do të punojë me gra dhe vajza nga shtete të ndryshme duke u mësuar krehje, prehje, lyerje flokësh etj.

Dokumentacioni i nevojitur

  • Licensë për ushtrim aktiviteti
  • Nipt-i
  • Ekstrakt QKR i tre muajve të fundit
  • Vërtetim nga Tatimet që nuk janë debitor

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 9 shkurt 2017, ora 16:00.

Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Vlefshmëria

Aplikantët duhet të jenë të regjistruar në institucionet financiare dhe tatimore sipas ligjeve shqiptare