Titulli i projektit: SOCIETIES- “Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar dhe standardet evropiane në Evropën Juglindore”

Zbatuesi i Projektit: Caritas Shqiptar

Caritas Shqiptar në kuadër të projektit SOCIETIES – “Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar dhe standardet evropiane në Evropën Juglindore” kërkon të marrë oferta për shërbime përkthimi nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas për dy trajnime që do të zhvillohen në muajin Shkurt dhe Mars.  Për këtë arsye kërkon të kontraktojë një person fizik për përkthim.

Kërkesat:

– Të ketë mbaruar studimet për gjuhën angleze

– Eksperiencë në përkthim dhe interpretim

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  1. Kopje e diplomës

  2. Kopje e CV, ku të listohen me detaje eksperiencat e ngjashme

  3. Kopje e dokumentit të identifikimit

  1. Ofertën për çmimin e përkthimit:

Përkthim materiali për faqe: ________________ lekë

Përkthim konsekutiv për ditë shërbimi (afërsisht 8 orë trajnimi) ____________________ lekë

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura mund të dërgohen deri më 22 Shkurt 2017, ora 12:00, në adresën: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë, ose email: caritasalbania@caritasalbania.org.