Organizata: Caritas Shqiptar

Departamenti: Shëndetësor

Tipi i kontratës: Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni: Menaxher Shëndetsor
Vendodhja:  Tiranë

Konteksti/Përmbledhja e punës:

Projekti “Vullnetarizmi dhe Kujdesi ndaj të Moshuarve” synon ndërgjegjësimin e të rinjve mbi vlerën e aktivizimit në shoqëri për të mbështetur, kujdesur dhe advokuar për të moshuarit në Tiranë.

Përgjegjësitë kryesore të Menaxherit Shëndetësor:

Të menaxhojë të gjitha aktivitetet e projektit duke vënë një theks të veçantë në shërbimin infermieror në banesë.

  • Të menaxhojë aktivitetet e parashikuara në projekt.

  • Të mbikqyrë aktivitetet e projektit.

  • Të raportojë në mënyre periodike pranë donatorit;

  • Të rekrutojë vullnetarët për shërbimin në banesë ndaj të moshuarve;

  • Të menaxhojë vullnetarët për shërbimin në banesë ndaj të moshuarve;

  • Të organizojë trajnime dhe aktivitete për sensibilizimin e komunitetit në lidhje me integrimin dhe përfshirjen sociale të moshuarve për një moshim sa më aktiv.

  • Të orientojë përfituesit e projektit në kryerjen e ekzaminimeve mjeksore;

  • Të shoqërojë marrjen e shërbimeve shëndetësore sipas nevojave të përfituesve.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet për infermieri;

  • Të ketë eksperiencë mbi 3 vite në dhënien e asistencës infermieristike në banesë ndaj të moshuarve;

  • Të ketë njohuri mbi Manualet e Shërbimit Shëndetësor në banesë, të cilat janë në përputhje me Standardet Evropiane;

  • Preferohet të ketë njohuri mbi Zhvillimin e programit për edukimin terapeutik të përfituesit (ETP).

  • Të ketë aftësi të mira komunikimit ndërpersonal.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim).

  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.

  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it Shqiptar.

  • Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.

Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është për një vit, nga data 15 Korrik 2016 deri më 14 Korrik 2017.

Ky pozicion do të mbulohet nga fondet e donatorit.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 08/07/2016, ora 12:00, Letrën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.