NDERHYRJA E CARITAS-IT SHQIPTAR
PERMBYTJET DHJETOR 2010
Caritas-i Shqiptar ne misionin dhe strukturen e tij ka prioritetet dhe nderhyrjen ne rastin e fatkeqesive te ndryshme natyrore ose jo natyrore. Ekipi i emergjencave te Caritas-it ka reaguar me shpejtesi edhe ne situaten e fundit te krijuar nga permbytjet ne zonen e Shkodres dhe Fushe – Krujes.
Caritas Shqiptar filloi punen e tij ne ndihme te personave te prekur nga permbytjet muajin e kaluar kur uji demtoi shume shtepi ne Fushe- Kruje.
Me rendimin e situtes ne Shkoder, Ekipi i emergjencave u vendos menjehere ne kete zone dhe evidentoi nevojat imediate te kesaj zone e me pas mori te gjitha masat per ti permbushur ato.
Caritas-i Shqiptar filloi menjehere pergatitjen e planit te veprimit. Keshtu qe, prej fillimit te Dhjetorit eshte vene ne funksionim rrjeti Caritas si ne nivel kombetar, Dioqezan dhe zonal per te realizuar nderhyjen deri te perfituesit qe jane te izoluar nga permbytjet. Ky rrjet deri sot ka te perfshire mbi 100 persona: prifterinj, murgesha, operator dioqeza, vullnetar dhe staf Caritas. Te gjithe keta persona jane plotesisht te angazhuar per tu ardhur ne ndihme te prekurve.
Ekipi i emergjencave te Caritas-it Shqiptar ka zhvilluar punen ne disa drejtime:
Pergjigje e shpejte me ndihmat me urgjente per zonat e prekura.
Monitorimi i vazhdueshem i situates dhe listes se nevojave te paraqitura nga bashkepunetoret lokal.
Thirrjel Caritas-eve Europiane per tu pergjigjur nevojave te familjeve te prekura.
Pergatitja e projekt propozimeve per nderhyrjen ne te tre fazat: nderhyrja e shpejte, lehtesimi i rikthimit te te evakuarve ne shtepi dhe rehabilitimi.
Nderhyrja konkrete e Caritas-it Shqiptar ka qene ne Zonen e Fushe – Krujes dhe Shkodres.
FUSHE – KRUJE
Bashkia Fushe – Kruje ka besuar nen kujdesin e Caritas-it Shqiptar nje qender pritjeje ku jane strehuar familje nga komuniteti Rom. Caritas siguron per keto familje ushqim veshmbathje dhe artikuj higjeno- sanitar.
Ndihmat e derguara ne kete qender deri diten e sotme ka qene:
Buke : 1 000 cope
Uje i pijshem: 8 000 litra
Ushqime: 1.200 kg
Veshmbathje per mosha te ndryshme
Batanije 70 cope
Carcafe 50 cope
Jastek 100 cope
SHKODRA
Nderhyrja ne zonen e Shkodres ka filluar qe ne daten 3 Dhjetor me Thirrjen e bashkepuntoreve te zones se Obotit. Familjet e izoluara kishin nevoje urgjente per uje te pijshem dhe buke.
Ne kete zone eshte derguar menjehere nje ngarkese me rreth :
800 buke dhe 4000 lt uje.
Qe prej dates 4 dhjetor Caritas-i Shqiptar eshte duke derguar vazhdimisht ndihmat ne zonat: Dajc, Dobrac, Obot dhe Velipoje. Bashkepuntoret e Caritas-it jane ne zone dhe po perpiqen te shperndajne ndihmat e derguara si dhe te jene ne vazhdimesi ne kontakt me zyren kombetare per perditesimin e situates dhe per dergimin e listave me nevojat e zones .
Sasia e mallrave te derguara deri ne 10 Dhjetor 2010 ne zonen e Shkodres eshte:
Buke : 3 000 cope
Uje i pijshem: 25 000 litra
Ushqime: 64.200 kg
Veshmbathje per mosha te ndryshme
Batanije 1.000 cope
Carcafe 1.000cope
Jastek 1.000 cope
Perkujdesja per personat e evakuar ne qendrat e pritjes.
LIVADHE
Ne Shelter ne Qendren Caritas asistohen
• 50 Persona qe jane te gjithe akomoduar.
• 10 burra: qe vijne ne darke per te ngrene, per te nderruar rrobat dhe pjeserisht per te fjetur. Ata ruajne shtepite e tyre dhe kafshet e tyre neper stalla; dhe jane pjeserisht edhe trupa jone e evakuimit.
Ne zone :
• 50 – 60 Persona, te cilet jane akoma ne shtepi dhe kane momentalisht nje perkujdesje sporadike (problemi i arritjes tek ata). Keto shtepi jane te rrethuara nga uji, por brenda nuk jane te permbytura.
• 12 – 15 punetore ne pompat Qendrore te Ujit: nje vakt, lengje, rroba te pastra dhe te thata, kostume peshkataresh, ilace.
• 15 punetore, edhe vullnetare: me vakt dhe me pajisjet e sigurta
RRENZA
Reparti ushtarak
• 370 – 380 Rome: nje here ne dite nje sandwich, uje dhe nje frut.
Bageti dhe kullote
Jane marre me qera dy stalla te medha per te vendosur bagetite.
Aty deri tani, jane:
– 132 lope
– 363 dele
– 47 derra
– 69 dhi
– 1 kale
Blerja e 10. kv sane dhe 15 kv koncetrat. . Pastaj njerezit kujdesen per bagetite e tyre vete ne stalle.
Ne ditet ne vazhdim plani i nderhyrjes konsiston ne:
• Pergatitjen e pakove ushqimore per familjet me te prekura dhe me te varfera.
• Pergatitje e pakove te pastrimit dhe disifektimit per famijet e evakuara qe duan te rikthehen ne shtepite e tyre.
• Pergatitje e pakove me nderresa per rikthimin ne shtepite ku kane humbur gjithcka .
• Blerja e koncetratit per bagetite.
Dr. Albert P. NIKOLLA
Drejtor i Caritas Shqiptar
Pamje nga dergimi i ndihmave te Caritas Shqiptar ne Dajç, Shkoder (11.12.2010)