adriatic-ipa-2007-2013NJOFTIM I PËRZGJEDHJES PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN
E LEVIZSHMRISË PËR PROJEKTIN NET-AGE
I HAPUR PËR VULLNETARET

CARITAS SHQIPTAR në bashkëpunim me QARKUN LEZHË
NË KUADËR TË AKTIVITETEVE TË PROJEKTIT IPA NET–AGE

Nxitja e zhvillimit social rajonal duke inkurajuar punën në rrjet të subjekteve publike dhe vullnetare për më tepër inovacion në shpërndarjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për moshimin.

2°ord./0114/0

PP4: Programi  i  levizshmerisë për vullnetar dhe punonjës civil të përfshirë në asistencën ndaj të moshuarve dhe menaxhimin e shërbimeve.

Programi i lëvizshmërisë për vullnetaret si pjesë e projektit NET-Age ka për qëllim të mbeshtesë trasnferimin ndërkombëtar të 10 personave të përfshirë në planifikim, organizim, menaxhim dhe rritje të proçeseve dhe shërbimeve për të moshuarit dhe familjet e tyre.

Programi i levizshmerisë fokusohet në transferimin, përmirësimin dhe rritjen e aftësive, metodave inovative dhe praktikave në fushën  e kujdesit për të moshuarit, ose për më tepër për të trajnuar vullnetarët në adresimin e çeshtjeve kyçe që ngrihen në lidhje me të moshuarit, për lidhjet në të cilat ata janë të përshirë dhe për komunitetet të cilave ata i përkasin.

Projekti NET-Age fokusohet në trajnimin mbi vështirësinë për bashkëpunime efektive midis sektorëve publik dhe privat në kujdesin dhe asistencën për të moshuarit.

PROJEKTI NET – AGE
Projekti NET-Age synon fuqizimin e aftësive zhvillimore të qëndrueshme të rajonit të Adriatikut të përfshirë dhe proçeset demografike duke u fokusuar në shërbimet inovative shëndetësore dhe sociale,  për të favorizuar moshimin aktiv dhe jetesën e pavarur të moshuarve përmes partneritetit të 14 organizatave pjesëmarrëse të koordinuara nga Rajoni Marche, Njësia e Zbatimit të Planifikimit Social-Departamenti Social dhe Shëndetësor, në Itali dhe Qendra Zhvillimore si Sekretariat Teknik, Shoqatën e Vullnetarëve Marche, Itali, Qyteti Split, (Kroaci),

Shoqata MI (Kroaci), Qarku i Lezhës (Shqipëri), Caritas Shqiptar (Shqipëri), Instituti i Shëndetit Publik (Mal i Zi), Shoqata për Prosperitet Demokratik Zid (Mal i Zi), Zyra Rajonale për Siguri Sociale (Serbi), Qendra

Humanitare Novi Sad (Serbi), Kanal ob Soci (Slloveni), Shoqata e Federatës së  Sllovenisë për Pensionsitët – ZDUS (Slloveni), dhe Rajoni Emilia Romagna (Itali).
Partner i asocuar i projektit është Qendra Vullnetare Europiane, Bruksel (Belgjike). Në secilin prej vendeve të përmendura, projekti zbatohet nga 2 partnerë – një nga sektori publik dhe një nga shoqëria civile. Projekti financohet nga Programi IPA bashkëpunimi ndër kufitar Adriatik dhe do të zgjasë deri në Maj 2015.

KUSHTET E PËRGJITHSHME
Një proçedure është thirrur për vlerësimin e aplikimeve bazuar mbi CV-në dhe intervista të mundshme për përzgjedhjen e 10 kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në një periudhë formuese prej 5 ditësh në Itali, Slloveni dhe Serbi. Projekti trajnues do të zhvillojë shkëmbimin e eksperiencave, takimeve duke krahasuar praktikat dhe metodologjitë dhe menaxhimin e shërbimeve dhe aktiviteteve, të lehtësoj ndarjen dhe shoqërizimin e kompetencave formale dhe joformale të qenësishme në fushën e kujdesit dhe asistencës për të moshuar.

PËRFUNDIME
Transferimi brenda projektit NET-Age, nxit  zhvillimin social rajonal duke inkurajuar punën në rrjet të subjekteve publike dhe vullnetare për më tepër inovacion në shpërndarjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për moshimin, ka për qëllim të pajisë 10 vullnetar me afteësi të reja në fushën e planifikimit dhe menaxhimit të aktiviteteve dhe shërbimeve për të moshuarit, me vëmendje të veçantë për të bërë një bashkëpunim të vërtet midis sektorit publik dhe privat/vullnetar. Duke pranuar që praktikat më të mira paraqesin linjat e zhvillimit të qëndrueshëm për të transferuar inovacion, projekti synon të rrisë fushën e njohurive përmes krijimit të transferimit të eksperiencave që kombinojnë vizitat studimore në territorin Italian, disa aktivitete domethenëse me synim lançimin mënyrave inovative në rritje.

Eksperienca do të mundësohet në organizatat pritëse, partnere të projektit.
Vendet e destinacionit janë: Italia, Rajoni Emilia Romagna, Sllovenia (Qyteti  Canal ob Soci),
Serbia (Novi Sad). Çdo transferim, do të zgjasë 5 ditë dhe do të zhvillohet në grupe me minimumin 8 dhe maksimumin 21 individë, dhe do të zhvillohen nga Shkurti 2014 deri në Prill 2014, në baza mujore.
Koha e nisjes do të përcaktohet dhe komunikohet vetëm në fund të përzgjedhjes mbi bazat e disponueshmërisë së partnerëve pritës.

KËRKESA PËR APLIKANTËT

Aplikantët për progrmain e lëvizshmërisë mund të jenë:
1.    Vullnetar të perfshirë në punë/aktivitete, në temat e kujdesit dhe asistencës për të moshuar.
2.    Të pakten 18 vjeç, në datën e dorëzimit të aplikimit.
3.    Qytetar Europian dhe jo europian me vendqëndrim në Shqipëri, apo në një nga vendet e  tjetera partnere.
Në fazën e përzgjedhjes do ti kushtohet vemëndje e veçantë garantimit të barazisë gjinore.
4.    Në vleresimin e aplikimeve do ti jepet prioritet atyre të dorëzuara nga aplikantët të cilët nuk kanë marrë pjesë më parë në programe të tilla, në veprime për transferimin gjatë 2 viteve të fundit në tematika të njëjta.
5.    Prioritet do ti jepen aplikimeve që merren nga persona nevojtar me më pak mundësi për transferim lidhur me kushtet sociale, ekonomike dhe fizike, kushte të tilla duhet të qartësohen në formatin e aplikimit.

DORËZIMIN E APLIKIMEVE
Afatet:
Aplikimet për pranim në përzgjedhje, të shkruar në letër të thjeshtë, duke përdorur formularin e bashkëngjitur në këtë njoftim (Aneksi 1) duhet të dërgohen jo më vonë se dita 11.11.2013, në ora 12:30,  në adresen e e-mail: caritasalbania@caritas.icc-al.org.
Aplikimet duhet të dërgohen në formën on-line në version PDF, me nënshkrimin të skanuar mbi formularin e aplikimit dhe çdo dokument tjeter të bashkengjitur.
Aplikimet mund të dorëzohen dorazi pranë zyrës së Caritasi-t Shqiptar, çdo mëngjes nga e hëna deri të premten, 9:30-12:30.

Dokumentacioni për të dërguar :
– Formulari i aplikimit;
– Format Europian i Curriculum Vitae .
Letra mund të përpilohet në gjuhën e vendit ku është bërë aplikimi (kurrikulumi i personit të vetëm i cili do të përzgjidhet, duhet të dorëzohet në gjuhën angleze).
CV-ja duhet të përmbajë deklaratën e mëposhtme: “Autorizoj trajtimin e të dhënave të mia personale sipas dispozitave ligjore në fuqi”.
– Fotokopje e skanuar me ngjyra, nga para dhe mbrapa, të një dokumenti identiteti të vlefshëm, fotokopje e skanuar të librezës shëndetësore.
– Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i shoqatës vullnetare, e cila dëshmon vazhdimsinë e profilit të kandidatit me objektivat e këtij njoftimi;

Aplikimet e marra pas datës së lart përmendur do të përjashtohen nga përzgjedhja.
Caritas-i Shqiptar nuk ka mban asnjë përgjegjësi për humbjen e komunikimit për shkak të adresimit gabim të adresës së e -mail nga kandidati, ose të dështimeve që i atribuohen palëve të treta, rrethanave të paparashikueshme ose fuqie madhore.

FAZA DHE KRITERET E PËRZGJEDHJES
Subjekti i vlerësimit
Do të vlerësohet:
-Curriculum Vitae e kandidatëve, motivimi për pjesëmarrje në projekt dhe interesimit në mbajtjen e aftësive teknike të fituara jashtë nga territori i tyre.
-Shpallja e organizatave vullnetare, të cilat dëshmojnë plotësimin e kërkesave të këtij njoftimi.

Përzgjedhja
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas proçedurës së mëposhtme:
1.Analiza e dokumentacionit në lidhje me:
– Ekzistenca e kërkesave formale;
– Koha e paraqitjes së kërkesës;
– Përmbajtja dhe motivimet e shprehura në formen e aplikimit.
2.Vetëm në rast se analiza e dokumentacionit nuk do të jetë në gjendje të përcaktojnë listën, ajo do të vazhdojë me intervista individuale me kandidatët formalisht adekuate. Ekzaminimi i kandidatëve do të jetë nëpërmjet vlerësimit të trajnimit të tyre, motivimit dhe interesat e tyre, si dhe nivelin e njohurive të zonës së ndërhyrjes së projektit Net-Age. Në veçanti, prezenca e variablave në vijim do të vlerësohet: motivet dhe pritshmerite e shprehura për të marrë pjesë në projektin – niveli i njohjes së një ose më shumë gjuhë të huaja – trajnimi dhe përvojë profesionale në lidhje me projektin.

LISTA

Në listen  më poshtë do ti jepet prioritet:

–    Aplikanteve me kërkesa referuar në seksionin Kërkesa për aplikantët, me menyrë te veçantë në lidhje me paragrafet 5 dhe 6.
–    Aplikantet, të cilët mund të demostrojnë një nivel të njohjes së gjuhës angleze apo të gjuhëve indigjene të vendeve pritëse.

Komiteti do të konsistojë në 3 anëtar nga stafi i Caritas-it Shqiptar, Drejtori i Caritas-it Shqiptar, Menaxherja e Projektit dhe Asistentja.

Në rastin, që lista e kandidatëve të pranuar për përzgjedhje, data, koha, vendodhja e intervistes do të publikohen në web-in e projektit www.net-age.eu; do të publikohet dhe në web-in e Caritas-it Shqiptar,  www.caritasalbania.org, si shtesë ndaj njoftimeve të kandidatëve me e-mail.

Kandidatet duhet të kenë nje dokument identiteti të vlefshëm për të bërë intervistën. Në fund, komisoni do të hartoj një listë që do ti komunikohet të gjithë pjesëmarrësve, si dhe do të publikohet në web-in e Caritas-it Shqiptar www.caritasalbania.org.

Kandidatet e perzgjedhur do të marrin një njoftim për pranimin që përmban oraret e aktiviteteve  për nisjen, në rast të ndonjë dorëheqje do të ketë levizje në listë.

Komunikimi i nënshkruar në shenjë të pranimit apo dorëheqjes duhet të merret jo më vonë se 10 ditë pas përzgjedhjes së kandidatëve.
Pranimi nënkupton pjesëmarrje në seminare dhe trajnime të mudësuara me akses në platformat bazuar në web. Pjesëmarrja në aktivitetet përgatitore është e detyrueshme për të marrë pjese në eksperiencen e transferimit.
Do të jëtë diskrecioni i organizatoreve për të derguar kandidatët në vendet ku ata shprehin preferencat (Shtojca 1), sipas disponueshmërisë dhe përputhshmërisë profesionale me institucionet pritëse.

KOSTOT E MBULUARA NGA PROGRAMI I LËVIZSHMËRISË
Financimi mbulon kostot për çdo pjesëmarrës përmes kontributit të programit IPA:
trajnim, udhetim, sigurime, akomodim, transport lokal, ushqim.

Nuk ka asnjë tarifë për pjesëmarrësit apo ndonjë rimbursim apo njohjë të kosto për orë ndaj kompanive apo institucioneve të origjinës.

TAKIMET PËR PËRGATITJEN
Kandidatëve të përzgjdhur u kërkohet të marrin pjesë në takimet përgatitore të planifikaura para nisjes.
Nuk ka rimbursime për kosto të bëra nga kandidatët për tu intervistuar.

MARRËVESHJE ME ORGANIZATËN DËRGUESE
Çdo pjesëmarrës duhet të firmosë një marrëveshje me organizatën dërguese me të cilën ndërmerr të marrë pjesë në aktivitetet e planifikuara.

RAPORT FINAL
Çdo pjesëmarrës do të marrë detyrimin të hartojë në fund të experiencës, një raport në aktivitetet e tij, kompetencat e fituara, mundësite për të transferuar eksperincat në kontekstet e tyre bazuar në një format që do të dorëzohet nga organet menaxhuese të këtij lajmërimi.

KONTAKTE
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: caritasalbania@caritas.icc-al.org