CARITAS SHQIPTAR në bashkëpunim me QARKUN LEZHË
NË KUADËR TË AKTIVITETEVE TË PROJEKTIT IPA NET–AGE

Nxitja e zhvillimit social rajonal duke inkurajuar punën në rrjet të subjekteve publike dhe vullnetare për më tepër inovacion në shpërndarjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për moshimin.

2°ord./0114/0

PP4: Programi  i  levizshmerisë për vullnetar dhe punonjës civil të përfshirë në asistencën ndaj të moshuarve dhe menaxhimin e shërbimeve.

Programi i lëvizshmërisë për vullnetaret si pjesë e projektit NET-Age ka për qëllim të mbeshtesë trasnferimin ndërkombëtar të 10 personave të përfshirë në planifikim, organizim, menaxhim dhe rritje të proçeseve dhe shërbimeve për të moshuarit dhe familjet e tyre.

Programi i levizshmerisë fokusohet në transferimin, përmirësimin dhe rritjen e aftësive, metodave inovative dhe praktikave në fushën  e kujdesit për të moshuarit, ose për më tepër për të trajnuar vullnetarët në adresimin e çeshtjeve kyçe që ngrihen në lidhje me të moshuarit, për lidhjet në të cilat ata janë të përshirë dhe për komunitetet të cilave ata i përkasin.

Projekti NET-Age fokusohet në trajnimin mbi vështirësinë për bashkëpunime efektive midis sektorëve publik dhe privat në kujdesin dhe asistencën për të moshuarit.