logoWorkshop Nr. 1 me Organizatat Vullnetare në kuadër të Projektit NET-Age
22 maj, 2014
Tiranë, Shqipëri

Caritas Shqiptar, në kuadër të programit rajonal NET-Age, do të organizojë ditën e enjte, 22 maj, 09:00-13:00, në ambjetet e Hotel Mondial workshop-in e parë me organizatat vullnetare. Ky workshop do të fokusohet në shkëmbimin e informacionit mbi praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve për të moshuarit; angazhimin e organizatave vullnetare dhe vlerësimin e mundësive  për bashkëpunim; dhe përpunimin e Planit Strategjik për bashkëpunimin në rrjet.

Zhvillimi i workshop-it synon të rrisë niveli e njohurive mbi rezultatet e zbatimit të projektit NET-Age, në adresimin e çeshtjeve mbi moshimin aktiv dhe mobilizimin e organizatave vullnetare, si dhe të fuqizohet bashkëpunimi brenda rrjetit të ofruesve të shërbimeve për të moshuarit, përmes hartimit të planit strategjik për bashkëpunim dhe ndërveprim.

Caritas Shqiptar, beson se përmes bashkëpunimit dhe qasjes koherente në shërbimet mbështetëse për të moshuarit do të mund të krijohen mundësitë për moshim aktiv dhe përfshirje sociale.

Projekti NET-Age:
Promovon zhvillimin rajonal social duke inkurajuar rrjetin e punës së grupeve kryesore të interesit publik dhe vullnetarë, për të nxitur risi në shpërndarjen e shërbimeve të kujdesit social dhe shëndetësor për njerëzit e moshuar.

Për më shumë informacion rreth projektit të NET-Age dhe aktivitetet e planifikuara ju lutem vizitoni faqen e internetit: www.net-age.eu; ose kontaktoni Znj. Elona Memetaj, Menaxhere e Projektit.

Tiranë, 21.05.2014