Organizata: Caritas Shqiptar

Pozicioni: Mësues/e

Departamenti: Social
Vendodhja: Tiranë
Varet & raporton tek: Menaxheri i Projektit

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar ne bashkëpunim me Caritas Gjerman implementon projektin “ Fëmijët dhe të rinjtë”. Qëllimi i këtij projekti është: Fëmijet dhe të rinjtë e margjinalizuar dhe famijet e tyre kanë përmirësuar jetesën e tyre dhe janë qytetar aktiv në komunitet. Ky projekt implementohet në Zonat e Paskuqanit dhe Cërrikut ku janë të vendosura edhe dy qendrat ditore.  Ky projekt në vizionin e tij kërkon që fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri të jenë të përgatitur për të ardhmen e tyre, e cila duhet t’u rezervojë atyre më shumë mundësi, shanse, respekt dhe më shumë dinjitet. Në çdo qendër ditore është një staf multidisipinar, i cili implementon projektin. Pjesë e këtij stafi është edhe Mësuesi.

Përgjegjësitë Specifike

Mësuesi është përgjegjës për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Mësuesi është përgjegjës për kontaktet me stafin e shkollave publike.

Mësuesi është përgjegjës për përgatitjen e planit mësimor.

Mësuesi është përgjegjës për organizimin e asistencës shkollore me fëmijët.

Mësuesi raporton çdo fund muaji me shkrim pranë koordinatorit të qendrës.

Kualifikimet
Të ketë përfunduar studimet për cikël të ulët ose një nga degët e mësuesisë.

Të ketë eksperiencë pune në mësuesi.

Të ketë njohuri kompjuterike.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencë

Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe analizuese.

Të ketë aftësi të mira dëgjuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.

Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
Të respektojë gjatë punës parimet e doktrinës sociale të Kishës Katolike.

Ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave të Caritas Shqiptar ose dërgoni me e-mail dokumentat e mëposhtëm në adresën caritasalbania@caritasalbania.org

  • Letër Motivimi
  • CV
  • Referenca

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.

Data e mbylljes se aplikimeve është 23 Gusht 2016.