CARITAS SHQIPTAR
LUFTA KUNDER VARFERISE EKSTREME
OBSERVATORI I VARFERISE

Motivimi

 

Projekti lind nga percaktimi i nevojave emergjente ne shoqerine Shqiptare. Fenomeni i migrimit te brendshem dhe te jashtem ka hapur dy kapituj te medhenj ne realitetin shoqeror te vendit:
1. Varesine ekonomike nga te ardhurat e emigranteve nga ana e personave qe kane mbetur ne Shqiperi;
2. Çrrenjosja e berthamave familjare nga fshatrat e origjines dhe vendosja e tyre ne zonat periferike te qyteteve te medha te Shqiperise.
Jane keto dy realitete shoqerore qe lidhin situata te ndryshme ndermjet tyre, por qe kane te perbashketa disa efekte te cilat nga dytesore behen primare me kalimin e kohes:
a. Varesia ekonomike mbyt mundesite per te marre pozicione veteplotesimi nga ana a atyre qe marrin ndihma, te cilet, per me teper, me kalimin e kohes vijne duke u zvogeluar ne menyre te konsiderueshme;
b. Perkeqesimi i marredhenieve nderpersonale ndermjet personave ne vendet (kolonite) e reja pasi kane mosmarreveshje ne menyrat e sjelljes se perdorur, menyra tipike te sjelljes se klaneve, me humbjen e rrjetit te solidaritetit shoqeror te klanit ne raste veshtiresish. 
Here pas here dy kushtet e mesiperme, te lidhura me nje numer gjithnje e ne rritje te rasteve, provokojne nje rezultat shume alarmues; rritjen e numrit te personave ne nevoje te madhe, qe ne pergjithesi provokojne shtimin e varferise, si ulja e dinjitetit te personave te perfshire. Behet fjale me teper per familje me nje prind, ne pjesen me te madhe te rasteve gruaja me nje femije, dhe shpesh, me familjare ne ngarkim.
Ky fenomen tashme ka arritur nivele te larta ne vend, qe per aspekte te tjera, tenton te afrohet me hyrjen ne Evrope, pas pese viteve te para te aranzhimit te instrumentave dhe te pese viteve te tjera te lobingut per t’u pranuar ne berthamen Evropiane.
Caritas-i Shqiptar eshte i vemendshem ne fenomenet qe perfshijne personat ne perditshmerine e tyre, per me teper kur kjo vihet ne rrezik nga situata shoqerore qe po eksperimentohen ne vend si gjera te reja apo si situata te reja te provokuara nga kushte unike te pa eksperimentuara me pare dhe te paperseritshme.
Per kete kerkohet solidariteti i partnereve te ndryshem qe ne Evrope jane perballur me probleme te ngjashme.
Mbeshtetja e atyre qe e njohin problemin apo jane ndeshur me raste te tilla, behet determinuese per te zgjidhur situata te veshtira.
Me kete projekt do te tentohet te gjendet nje rruge e re e perfshirjes sociale, por qe duhet te mbetet ne llojin e iniciativave tipike te Caritas-it.
 
Objektivi

Objektivi i pergjithshem:

°Te luftohet me çdo menyre degradimi shoqeror qe rrjedh nga varferia ekstreme, burim i vuajtjes dhe degradimit human°. Duhet te arrihet objektivi duke aktivizuar nje iniciative me periudhe te gjate per te monitoruar ne menyre te vazhdueshme situaten e varferise ne vend, ne menyre qe te lehtesojne adoptimin e iniciativave pastorale dhe te solidaritetit duke u nenvizuar me “vepra-shenje” nga ana e Caritas-it dhe ne emer te Kishes Shqiptare.

Objektivat specifike.
1. Identifikimi dhe konsolidimi i pikave te mbledhjes se te dhenave dhe parametrave per kushtet shoqerore ne zona specifike te vendit;
2. Monitorimi i realiteteve shoqerore nepermjet realizimit te te dhenave ne menyre homogjene ne nje “Database”;
3. Formimi i nje grupi operatoresh te cilet do mbledhin te dhenat, parametrat, kushtet shoqerore ne zonat specifike nen profilin e statistikave;
4. Vendosja e nje metode shkembimi te rregullt opinionesh, komentesh dhe propozimesh ndermjet operatoreve per nje vete promovim te secilit per optimizimin e nje mekanizmi analize;
5. Krijimi, nese eshte e mundur ne nivel dioqezan, famulltar, lokal, i iniciativave apo ndermarrjeve te solidaritetit ne favor te te varferve, duke perfshire pjesemarrjen ne iniciativa te vete ndihmes ne komunitetet lokale;
6. Shpalosja e rezultateve te mbledhjes se te dhenave nepermjet publikimeve te statistikave me qellim informimin e opinionit publik ne nivel lokal dhe kombetar;
7. Vendosja e projekt propozimeve per nderhyrje per te arritur “mbledhjen e fondeve” ne ndihme te aktivitetetve dhe ne ndihme te te varferve sic eshte treguar ne piken 5.

Aktivitetet
(aktivitetei i pare dhe i dyte po zhvillohen aktualisht)

1)    Prezantimi i idese se projektit gjate konferences se mbajtur ne daten 24 Mars 2009 “Periferite e qyteteve te medha – Afrime pastorale prane varferive te reja”. Nje ide e tille eshte pritur me interes dhe vleresim nga e gjithe Kisha Shqiptare.

2)    Cikli i pare i trajnimeve per operatoret dioqezane dhe per pergjegjesit e aktiviteteve ne nivel famullitar, (tre trajnime, ne datat 23 mars, 13 maj dhe 18 qershor 2009). Ne kete cikel te pare te trajnimeve eshte identifikuar nje strukture paresore qe do te marre pjese ne fazen e testimit (e shpjeguar me poshte) dhe ne pergatitjen e nje formulari te pare per mbledhjen e te dhenave, i cili do te perdoret gjate fazave te testimit.

3)    Faza e testimit. Para fillimit te mbledhjes se vertete te te dhenave, ku do te perfshihet nje numer sa me i madh i realiteteve famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj, parashikohet nje faze e pare testimi, pas te ciles do filloje mbledhja e vertete e te dhenave. Faza e testimit ka nje jetegjatesi prej 3 muajsh dhe fillon qe gjate ciklit te pare te trajnimit. Behet fjale per nje periudhe, gjate te ciles do te behet nje mbledhje e pare te dhenash vetem ne disa pika dhe do te sherbeje per te testuar menyren e plotesimit se formularit dhe te metodes per mbledhjen e te dhenave. Ne baze te pjesemarresve dhe ne baze te kerkesave per te bere testin ne secilen dioqeze dhe ne tipe te ndryshme realiteti, eshte zgjedhur te veprohet nepermjet nje operatori te Caritas-it Dioqezan, i cili do te jete pergjegjes per mbledhjen dhe hedhjen ne sistem te te dhenave te mbledhura ne pikat e mbledhjes se te dhenave te ciles i takon (nga 2 ne 4 ne baze te madhesise se dioqezes). Veprohet ne kete menyre:

a) nje testim i pare i formularit te propozuar ne date 13 maj per 2 jave (nga 1 deri ne 14 qershor). Kjo do te sherbeje per te kuptuar nese ka probleme ne shkrimin e formularit, qartesi per pyetjet dhe kompletimi i pyetesorit.
b) ne takimin e dates 18 qershor, secili pjesemarres qe e ka eksperiemtuar formularin do te sjelle ne formim feedback-un e eksperiences se tij ne mbledhjen e te dhenave dhe komentet/propozimet e tij per modifikimin e formularit. Keshtu do te formohet formulari perfundimtar.
c) do te vihen ne dispozicion edhe dy jave te tjera mbledhje te dhenash me formularin e ri. Kjo sherben per te testuar strukturen dhe administrimin e mbledhjes se te dhenave.
d) te dhenat e mbledhura pas dy javesh do te regjistrohen ne nje database dhe do te perpunohen. Kjo faze eshte e rendesishme per te kuptuar, me ndihmen e eksperteve, si te ndertojme nje database per kete rast (ad hoc), si ti regjistrojme te dhenat ne database dhe kush jane elementet qe do te perdoren per perpunimin statistikor. Me formularin perfundimtar, te dhenat e mbledhura ne pikat e mbledhjes se te dhenave do te bashkohen fale punes se operatorit dioqezan ne Caritas-in Dioqezan ku do jene te arkivuara dhe te regjistruara. Te dhenat me pas do te dergohen nga dioqezat ne Caritas-in Kombetar, ku do te perpunohen statistikisht te gjitha bashke ne nivel kombetar.

Ne kete pike formulari qe do te perdoret, struktura per mbledhjen e te dhenave, database dhe menyra e mbledhjes do te identifikohen ne menyre definitive dhe te eksperimentuar me pare.

Kjo do te lejoje te kalohet ne fazen e dyte, qe eshte zgjerimi ne realitete te tjera famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj., ku do te behen trajnime per observatorin e tyre dhe mbledhje e vertete te dhenash.

4)    Trajnimi per pergjegjesit dioqezane dhe operatoret e Caritas-it Kombetar, per menyren e perdorimit te dabase dhe per perpunimin e te dhenave te mbledhura.

5)    Trajnimi ne dioqeza. Do te procedohet me trajnime ne çdo dioqeze mbi observatorin e varferise dhe burimet. Ne kete menyre te gjitha realitetet famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj. mund te jene te informuara per metodologjine e perdorur dhe per formularet qe duhet te perdorin. Behet fjale per nje cikel me dy kurse formimi brenda nje dite per çdo dioqeze.

Gjate dites se pare do te paraqiten: projekti i observatorit ne teresine e tij, metodologjia, formulari, database. Dita e dyte do te perqendrohet ne aspektet organizative dhe logjistike te mbledhjes se te dhenave.

6)    Fillimi i mbledhjes se te dhenave. Pas formimit ne dioqeza me instrumentat e testuara dhe te modifikuara do te filloje mbledhja e te dhenave. Do te ndiqet gjithmone e njejta procedure e mbledhjes ne realitetet famullitare/qendra degjimi/qendra shendetesore etj. ne Caritas-et  Dioqezane dhe prej aty do te kalojne ne Caritas-in Kombetar. Mbledhja e te dhenave do te zgjase 6 jave.

7)    Perpunimi i te dhenave dhe publikimi i raportit te pare per varferine ne Shqiperi.