Organizata: Caritas Shqiptar

Pozicioni: Oficer Projekti

Departamenti: Anti-Trafikimi

Vendodhja: Tiranë

Varet & raporton tek: Shefja e sektorit

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar ka filluar të zbatojë një program të ri kundër trafikimit, në bashkëpunim me homologen e saj amerikane – CRS (Catholic Relief Services). Qëllimi i projektit është të përmirësojë bashkërendimin mes qeverisë dhe aktorëve të shoqërisë civile, për të rritur kapacitetet qeverisëse sa i përket indentifikimitdhe referimit të viktimave të trafikimit, në të njëjtën kohë të ndërmarrë hetime me fokus viktimat e trafikimit. Projekti do të synojë Komitetet Rajonale të Anti-Trafikimit (KRAT) në 4 qarqe, Kukës, Lezha, Shkodra dhe Durrës, dhe do të trajnojë personelin e forcave policore ligjzbatuese dhe personelin e shërbimeve sociale për të përmbushur përgjegjësitë e tyre në mbrojtje të viktimave të trafikimit dhe në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë Planin Kombëtar të Veprimit (PKV) dhe Procedurat Standarte Operacionale (PSO), për indentifikimin e plotë dhe referimin e duhur të viktimave në shërbimet sociale dhe rehabilituese.

Oficeri i Projektit është përgjegjës për zbatimin e projektit në gjashtë rrethe, mirëmbajtjen e marrëdhënieve me anëtarët e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, ndërlidhje me aktorët të tjerë institucionalë si dhe mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve për raportet tremujore.

Përgjegjësitë Specifike:

  • Menaxhimi ditë për ditë i aktiviteteve të projektit në nivel qarku.
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe materiale të projektit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Ruajtja dhe përmirësimi i parteneritetit me institucionet qendrore dhe autoritetet lokale, OJF-të e përfshira në aktivitetet kundër trafikimit në Shqipëri.
  • Ruajtja dhe forcimi i partneritetit me Qeverinë Shqiptare në nivel rrethi dhe Zyrës Antitrafik të Koordinatorit Kombëtar;
  • Promovimi i ndërgjegjësimit dhe marrëdhënieve publike në projekt.
  • Hartimi i raportit periodik çdo 3 muaj, ku do dokumentohen arritjet e projektit për t’ia paraqitur CRS.
  • Përgatitja e raporteve të mbledhjeve, seminareve, trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të zbatuara në kuadër të projektit.
  • Mbajtja e marrëdhënieve me institucionet lokale dhe qendrore në organizimin e trajnimeve me zbatuesit e ligjit dhe personelit të shërbimit social;
  • Menaxhimi i burimeve financiare të projektit dhe garantimi i raportimit të saktë.
  • Mbikqyrja e përpilimit dhe shpërndarjes së materialeve të projektit, të cilat kanë për qëllim promovimin e edukimit parandalues dhe referues (në rast evindentimi).

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor, preferohet në fushat lidhur me Shkencat zhvillimore dhe/ose shoqërore. (Diploma Master përbën një avantazh)
  • 3-5 vite eksperiencë në menaxhim projektesh dhe programe anti-trafiku.
  • Eksperiencë në vlerësimin e programit, projektim, zbatim, monitorim, vlerësim dhe shkrim raportesh.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze ( në të folur dhe të shkruar).

Kërkesat e punës për pozicionin – Dijet, Aftësitë, Eksperienca:

  • Menaxhimi i vendimarrësve të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
  • Aftësi për të drejtuar.
  • Aftësi të nevojshme teknike ne lidhje me zbatimin e aktiviteteve.
  • Njohuri shumë të mira në Anglisht (të shkruar dhe folur)
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it Shqiptar.
  • Njohje të etikës së Krishterë.

Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është 8 muaj dhe është planifikuar të nisë me
01 Shkurt  2016. Ky pozicion do të mbulohet nga fondet e donatorit.  

 

Ju lutem dorëzoni deri me datë 20 Janar 2016, ora 16:00, në adresën e

e-mail:caritasalbania@caritasalbania.org dokomentat si me poshte vijon:


-CV
-Letër Motivimi

-Dokumentat justifikues të diplomës dhe kualifikimet
-Dy Letra Reference