Organizata: Caritas Shqiptar

Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Tipi i kontratës:  Kontratë pune individuale me kohëzgjatje të caktuar

Pozicioni:  Oficer terreni

Vendodhja:  Gjirokastër

Konteksti/Përmbledhja e punës:

Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR ka filluar të zbatojë një projekt të ri i cili do të mbeshtesë  të  drejtat e personave me pashtetësi dhe azil kërkuesit në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që personat me pashtetësisë dhe azil kërkuesit në Shqipëri të jetojnë me dinjitet dhe të mbrojtur. Ky qëllim do të arrihet përmes aktiviteteve të mëposhtme: 1) rritjen e aksesit në dokumentacionin civil për 100 persona me pashtetësi; dhe 2) Të ofrohet mbështetje humanitare për 200 azil kërkuesit, rrefugjatët dhe migrantet në Shqipëri duke rritur aksesin e tyre në infromacion, këshillim ligjor dhe përkthim.

Caritas Shqiptar agazhohet të identifikojë migrantët që kanë hyrë në Shqipëri dhe nuk kanë kaluar nëpër pikat kufitare zyrtare. Këta migrantë mund të jenë persona të pambrojtur, dhe / ose viktimat e mundshme të trafikimit apo kontrabandës dhe mund të jenë në rrezik për shfrytëzim. Caritas Shqiptar kërkon një oficer terreni për të vizituar zonat përreth pikës kufitare në Kakavije, Gjirokastrër, të kontaktojë me anëtarët e komunitetit, të identifikojë rrugët e mundshme të migracionit dhe të identifikojë migrantët në nevojë.

Oficeri i terrenit është përgjegjës për aktivitetet e përditshme për projektin, konkretisht:

punën në terren, në fshatrat dhe zonat kufitare përreth Gjirokastrën; duke angazhuar anëtarët e komunitetit dhe organizatat ; identifikimin e rrugëve të mundshme të migracionit; identifikimin e migrantëve të rrezikuar; mbledhjen e të dhënave të imigrantëve që hyjnë në kufijtë e jugut të Shqipërisë; shpërndarjen e pakove ushqimore  dhe artikuj jo-ushqimore (NFIs) në bashkëpunim me oficerin  e projektit. Ky pozicion do të kërkojë 100% të kohës për të udhëtuar  nëpër zonën jugore të kufirit.

Përgjegjësitë specifike

  • Të koordinojë dhe mbikëqyrë aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.

  • Të ndërmarrë, organizojë dhe zbatojë aktivitete në komunitet.

  • Të mobilizoje aktorët lokalë për përfshirjen në proçeset e projektit.

  • Të krijojë dhe ruajë marrëdhëniet me aktorët lokalë dhe anëtarët e komunitetit.

  • Të garantojë që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me stafin e projektit të Caritas Shqiptar dhe UNHCR-së.

  • Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare.

  • Të sigurojë raporte/ shënime sipas nevojave të projektit dhe në bazë të kërkesës.

  • Të mbaj lidhje me përfituesit dhe përfaqësuesit e komuniteteve lokale dhe autoriteteve dhe të marr pjesë në takime të tjera kur është e përshtatshme.

  • Të mbykqyrë të gjitha aktivitete që organizohen nga Caritas Shqiptar dhe UNCHR në terren.

Kualifikimet:

  • Preferohet  përvojë në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë.

  • Të ketë përfunduar studimet në shkencat shoqërore apo fusha të ngjashme, eksperiencat  e punës në një nga fushat do të merren parasysh.

  • Preferohet eksperiencë pune në sektorin jo-qeveritar.

  • Preferohet përvojë pune me migrantët dhe refugjatët, përgjigje ndaj emergjencave të ndryshme, apo projekte të shpërndarjes së ushqimit.

  • Aftësitë e gjuhës angleze janë të nevojshme.

  • Aftësi në gjuhën arabe janë të dëshirueshme.

  • Njohuri kompjuterike.

  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Menaxhimi i brendshëm dhe i jashtëm i palëve të interesuara.

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.

  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë.

  • Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.

  • Njohuri të shkelqyera  në gjuhen angleze (me gojë dhe me shkrim).

  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.

  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit  të Caritas-it.

  • Te njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.

Kohëzgjatja e kërkuar për këtë pozicion është për 4 (katë) muaj (Qershor 2016 – Tetor 2016).

Ky pozicion do të mbulohet nga fondet e donatorit.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 15/06/2016, ora 16:00, CV-në, kërkesën dhe dokumentet justifikuese në adresën postare: Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.