Caritas Evropa po punon mbi një sistem planifikimi që do të lehtësojë organizatat kombëtare Caritas që të bashkojnë të dhëna mbi aktivitetet e tyre.  Organizatat kombëtare Caritas do të jenë të afta të monitorojnë lehtësisht veprimtarinë e tyre, qëllimin e pranisë në vendet e tyre dhe jashtë. Gjithashtu të bashkëndajnë fushat e tyre të ekspertizës dhe nevojave.
Sistemi është pranuar si një pikë e rëndësishme, në procesin e zhvillimit organizativ në të cilën rrjeti ka nisur.
11 organizata kombëtare Caritas kontribuan në fazën e parë testuese.

Rrjeti i sistemit të planifikimit të ardhshëm

Rrjeti ka filluar fazën e parë pilotuese gjatë së cilës 11 organizata kombëtare Caritas do ta drejtojnë dhe do ta testojnë këtë mjet. Ky mjet iu zbulua grupit më 31 Janar nga zhvilluesit e softuerit. Gjatë seancës pjesëmarrësit patën shansin të mësojnë më shumë rreth reflektimeve mbi këtë mjet, testimit të ndërveprimit aktual, dhe të shkëmbejnë pikëpamje dhe propozime mbi përmirësimet e mundshme.
Veprimtaria u organizua nga Caritas-i i Republikës Çeke, i cili gjithashtu është pjesëmarrës në këtë proces. Veprimtaria u mbajt në qendrën e tyre të trajnimeve Marianeum.
“Jam shumë i lumtur të mirëpres këtë takim. Caritas-i i Republikës Çeke është një nga organizatat pilotuese dhe ne po presim të fillojmë përdorimin e këtij sistemi. Unë jam i bindur që ky mjet do të kontribuojë pozitivisht tek metodologjia jonë e punës përsa i përket planifikimit dhe vendimarrjeve strategjike,” tha Jakub Líčka, Sekretari i Përgjithshëm i Caritas-it Çek.

Objektivi kryesor i sistemit është bërja e jetës më e thjeshtë për çdo organizatë kombëtare Caritas që do të ketë një informacion të saktë dhe të përditësuar mbi aktivitetet e Caritas-it në vend, në të gjitha nivelet (lokale, dioqezane, kombëtare)
“Kjo fazë e parë pilot do të zgjasë deri në fund të Prillit. Pas kësaj, ne shpresojmë që grupi do të jetë i aftë të demostrojë mirë në Konferencën Rajonale që do të mbahet në Soesterberg në Maj të këtij viti për të rritur ndërgjegjësimin e mëtejshëm mes pjesës tjetër të rrjetit dhe duke shpresuar të marrë anëtarë të rinj në bord për një raund të dytë të zhvillimit” tha Miriam Pikaar, drejtuesja e Njësisë për Zhvillimin Institucional në Caritas Evropa.
Ky mjet do të sigurojë informacion të saktë vetëm duke bërë një kërkim të thjeshtë ose duke klikuar në filtrat e vendosur më përpara. Përfundimisht, ky mjet do të kontribuojë në procesin e zhvillimit organizativ, në të cilin ka nisur rrjeti. Do të kontribuojë në veprime themelore të tilla si:
•    Paraqitja lehtësisht e Caritas-it dhe punës së tij tek donatorët potencialë,
•    Fakte të shpejta të pranishme të bazuara në përvojën – Caritas tek vendimarrësit në mënyrë që të ndikohet në një vendim politik,
•    Të kemi një pasqyrë të mirë të aktiviteteve për të planifikuar më mirë vendime strategjike si p.sh ku të investohet më shumë, ku të ndryshohet drejtim,
•    Të jetë i aftë të identifkojë ekspertiza në organizata të tjera Caritas
•    Të gjendet me lehtësi çfarë janë duke bërë organizatat e tjera dhe ku
Qeverisja e rrjetit konsideron sistemin kryesor në procesin aktual të Zhvillimit Organizativ, së bashku me Standartet e Menaxhimit të Përbashkët dhe Fondi i Zhvillimit Caritas. Të gjitha këto mjete janë projektuar për të maksimizuar efektshmërinë organizative të organizatave kombëtare Caritas dhe, së fundmi, të krejt rrjetit Caritas Evropa.
Bazuar në një platformë të sigurt online, sistemi është projektuar të jetë i arritshëm për çdo përdorues të regjistruar nga çdo vend i botës ku është i disponueshëm interneti. Për të hyrë në sistem, përdoruesit duhet të regjistrohen dhe të krijojnë një llogari. Llogaria do t’i nënshtrohet një procesi verifikimi para se të jepet leja.
Sistemi do të ketë dy seksione. Një seksion në të cilin informacioni është plotësuar nga përdoruesit e projektuar si “administrator kombëtar” nga zyrat e Caritas-eve kombëtare të tyre. Dhe seksioni i dytë tregon ndërveprimin në të cilën përdoruesit kërkojnë dhe gjejnë informacionin.
Për momentin sistemi është i arritshëm vetëm për ato organizata që duan të kontribuojnë tek faza e parë testuese.
11 Organizata Kombëtare Caritas
11 Organizatat Caritas që po kontribuojnë tek faza testuese janë: Caritas Shqiptar, Caritas Armenia, Caritas Bosnja dhe Hercegovina, Caritas Bullgaria, Caritas Republika Çeke, Caritas Franca (Secours Catholique), Caritas Gjeorgjia, Caritas Italia, Caritas Luksemburgu, Caritas Serbia dhe Caritas Ukrahina.