SAMSUNG DIGITAL MOVIE Më datë 17 Qershor 2013 në burgun e grave “325” u organizua “Panair me gatime nga krahina të ndryshme”. Për organizimin e këtij aktiviteti pati një angazhim të plotë nga stafi i Caritas-it Shqiptar, stafi i burgut dhe bizneset e ndryshme lokale ku pas kërkesave nga Caritas-i Shqiptar dhanë kontributin e tyre për realizimin e panairit. Caritas-i arriti të siguronte me anë të bizneseve produktet ushqimore të cilat nevojiteshin për përgatitjen e ushqimeve që do prezantoheshin në panair. Bizneset pjesëmarrëse ishin: 1.”Primalat”, 2.”Agna Group”, 3.”Coca-Cola”, 4.”KPL” shpk.

SAMSUNG DIGITAL MOVIEAktiviteti filloi me programin e pregatitur nga stafi i burgut me këngë dhe kërcime të ndryshme nga grupi i vallatareve. Më pas Drejtoresha e Burgut mori fjalën ku përshendeti të gjithë personat që kontribuan në organizimin e këtij aktiviteti duke përfshirë donatorët, agjensinë e sigurimeve shoqërore INSIG etj. më pas fjala i kaloi Znj. Enkeleda Qama në cilësinë e përfaqësueses së Caritas-it Shqiptar e cila falenderoi stafin e Caritas-it dhe gjithë personat e përfshirë si dhe më pas përshëndetja e Znj. Myfarete Laze në cilësinë e specialistes për burgjet. Pjesa e fundit e programit ishte prezantimi i ushqimeve tradicionale të gatuara sipas krahinave.

Të jetuarit në kontekste të tilla si burgu i bën këto aktivitete të nevojshme për t’ju ardhur në ndihmë sadopak psikologjikisht këtyre grave që po vuajnë dënimin.