PËR TË LEHTËSUAR NJË DHIMBJE

 

Me datë 20 Tetor 2011 (ora 12.00-13.00) pranë ambienteve të Rogner Hotel Europapark, Caritas-i Shqiptar organizoi Konferencën kushtuar Personave me Aftësi të Kufizuara.

Konferenca u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile e cila ka mundësuar dhe financimin e Raport Studimit “Përkrahja Shoqërore për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore”.
Në Konferencë morën pjesë: Znj. Nora Malaj, Zv Ministre e Arsimit dhe Shkencës, Z. Bardh Spahia Zv. Ministër i Shëndetësisë, Shkëlqesia e Tij Z.Florian Raunig Ambasador i Ambasadës Austriake në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Mons. George Frendo President i Caritas-it Shqiptar; Znj. Liri Berisha Presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”; Znj.Alenka Verbole përfaqësuese e OSBE-së në Shqipëri, si dhe përfaqësues të institucioneve, qeverisë dhe shoqërisë civile.
Në fjalën e hapjes Dr. Albert Nikolla, Drejtor i Caritas Shqiptar vuri në dukje se aftesia e kufizuar është në fokus të punës së Caritas Shqiptar dhe një ndër prioritetet e Strategjisë së Caritas Shqiptar për periudhën 2011-2015.
Prezantimi i dokumentarit “Për të Lehtësuar një dhimbje” i mundësuar me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake  për Zhvillim dhe Kooperim si dhe të Carias-it Austriak mundësoi njohjen me arritjet dhe mosarritjet në funksion të zbatimit të Strategjisë Kombetare për PAK në Shqipëri.
Në këtë dokumentar është mundësuar marrja e intervistave nga 3 Ministrat e Ministrive respektive te MSH, MASH dhe MPÇSSHB të cilët bëjnë të njohur reformat e ndërmarra dhe synimet e qeverisë shqiptare për zbatimin e reformave me qëllim zbatimin e plotë të Strategjisë Kombëtare për PAK.