Në përgjigje të situatës aktuale emergjente shkaktuar nga përmbytjet e Dhjetorit 2005, kryesisht në zonat Jugore të Shqipërisë, Caritas-i Shqiptar ka angazhuar sërish forcat e veta, për të dhënë ndihmesën dhe kontributin në favor të familjeve në nevojë. Në këtë kuadër, Caritas-i Shqiptar u ka drejtuar një apel solidariteti organizatave të tjera Caritas në Botë për të dhënë kontribute bamirëse, dhe ka planifikuar që ndihma të konsistojë si me poshtë vijon:

• Mbështetje me 100 ton ushqime për 500 familje për një periudhe kohore 3 muaj
• Rindërtim ose/dhe rehabilitim i 30 shtëpive të dëmtuara rëndë nga këto përmbytje.
• Shpërndarje e shtretërve, batanijeve, dyshekë, çarçafë, dhe mjete të tjera shtëpiake për familjet e prekura. Këto ndihma Caritas-it Shqiptar do t’i mundësohen nga misionet, famullitë dhe kishat e vendeve fqinje.

Theksojmë se rindërtimi dhe/ose rehabilitimi i shtëpive të dëmtuara është realizuar falë kontributit dhe solidaritetit të organizatave motra Caritas. Kosto totale e rindërtimit të një shtëpie ka qenë në vlerën e 5.000 Euro, ku Caritas-i Shqiptar ka mundësuar blerjen e të gjithë bazës materiale, ndërsa puna për ndërtimin e shtëpisë është realizuar me kontributin vullnetar të përfituesve.

Programi i ndërhyrjes së Emergjencës për Përmbytjet e Dhjetor 2005, i cili filloi në dhjetor të 2005. Ky program ka mbështetur deri tani rreth 647 familje me rreth 110 ton ushqime, dhe gjate vitit 2006 ka filluar ndërhyrja për rindërtimin e 19 shtëpive të dëmtuara nga përmbytjet e Dhjetor 2005.

Programi i Emergjencës i aktivizuar si përgjigje ndaj situatës kaotike të shkaktuar nga përmbytjet në Dhjetor 2005, ka arritur që të japë asistencën gjatë 2006 si më poshtë:

Asistencë me ushqime – 647 familje të asistuara me rreth 110 ton ushqime, kryesisht miell, oriz dhe fasule, dhe me një sasi të konsiderueshme materialesh si batanije, dyshekë, krevate, pallto dimri, etj.

19 shtëpi të rindërtuara ose të rehabilituara

Caritas Dioqezan Shkodër Pult — 3 shtëpi

Caritas Dioqezan Lezhë — 3 shtëpi

Caritas Dioqezan SAPA — 4 shtëpi

Caritas Dioqezan Rrëshen — 3 shtëpi

Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës — 3 shtëpi

Caritas Dioqezan JUG — 11 shtëpi

Përfitues: — 674 familje