KOMUNIKATË PËR SHTYP
 
 PËRMBYTJET NË SHKODËR – JANAR 2010
 
Në Shqipëri autoritet shtetërore kanë shpallur situatën e jashtëzakonshme në disa komuna të rrethit të  Shkodrës për shkak të rreshjeve të ditëve të fundit. 
Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë një situatë kritike në veri të vendit dhe kanë diktuar marrjen e masave emergjente për të paraprirë një katastrofë me përmasa të mëdha. 
Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar kalimin e ushtrisë në gatishmëri, për shkak të tejmbushjes nga ujërat dhe rrezikun e shpërthimit të kaskadave mbi lumin Drin. Ministria e Ekonomisë ka urdhëruar ne 3/01/2010  hapjen e portave të shkarkimit në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit. Niveli i HEC-ve Koman, Vau i Dejës e Fierzë ka arritur kuotën maksimale (174.5 m, 75.4 m e 289.34 m)
Po për shkak të prurjeve ujore janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke, si dhe disa akse rrugore (autostrada Kukës-Tiranë dhe Qafë-Shllak – Kukës), janë bllokuar përkohësisht nga shkarjet masive. Po ashtu, gjatë dy ditëve të fundit rezultojnë të mbytur apo të vetëmbytur në ujëra 5 vetë. Tre prej të cilëve (minorenë) janë mbytur aksidentalisht në kanale, një peshkatar është zhdukur në ujërat e lumit të Bunës, ndërsa një 17-vjeçare dyshohet të jetë e mbytur në ujërat e lumit në Kukës. 
Prurjet e tepërta të ujit kanë rritur nivelin e tij deri në mbi 1 metër në disa zona. Më të rrezikuarit janë banorët e dy komunave Dajc dh Ana e Malit ne rrethin e shkodres. Banorët kanë parë sesi uji ka përmbytur qindra hektarë tokë dhe kanë nisur evakuimin e banesave së bashku më gjënë e gjallë. 
 
Forca të shumta të ushtrisë janë vendosur në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit në zonën e nënShkodrës ku dhe është urdhëruar evakuimi sa më parë i banorëve të kësaj zone. Gjatë gjithë natës forcat e ushtrisë janë munduar të bindin banorët për t’i evakuar me mjetet e tyre, por kanë hasur në rezistencë. Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesat. Vetëm 5 familje kanë pranuar të evakuohen e të vendosen në hotel Turizem, godine e caktuar nga qeveria për strehim. 
 
BILANCI I DËMEVE
 Nga burimet zyrtare konfirmohet se dëmet e kësaj situate janë të konsiderueshme dhe më të mëdha në qarkun e Shkodrës. 
– Nga një vlerësim paraprak jo përfundimtar është përmbytur rreth 600 ha tokë në rajonin nr.1
– Në lagjen Ajasem, Bahçallëk dhe Tophane, janë evakuar nga zona e përmbytjes 37 familje, nga të cilat 11 familje janë strehuar në ambjentet e Turizmit në Shkodër”. 
– 130 persona të komunitetit rom janë akomoduar ne repartin ushtarak Melgushë, ku u është dhënë asistencë me ndihma në ushqime dhe ndihmë mjekësore.
Por situata më emergjente paraqitet në Obot e Dajc. 
Kështu Komuna Ana e Malit, fshati Obot është izoluar tërësisht nga uji, banorët e mbetur kanë refuzuar largimin nga banesat, pasi kanë frikë nga vjedhjet. Sipas vlerësimit paraprak:
Jane përmbytur rreth 850 ha tokë. 
Janë me prezencë uji 130 shtëpi në fshatin Obot, nga të cilat 5 familje janë evakuar. 
 
Komuna Dajç: Në fshatin Dajc situate nuk paraqitet aspak e qetë. 460 familje që nuk pranuan evakuimin , ndodhen në rrezik nga niveli i ujit në rritje. Vetëm 55 familje kanë pranuar të braktisin banesat dhe të largohen nga fshati. 
Janë përmbytur rreth 1000 ha tokë bujqësore. 
Në prezencë uji ndodhen 70 banesa dhe janë evakuar 53 familje. 
 
 
EKIPI I INSPEKTIMIT I CARITAS ALBANIA
Caritas –i Shqiptar ka filluar punën për të ndërhyrë në këtë situatë alarmante të krijuar. Grupet e para të punës kanë verifikuar situatën në 2 komunat më të prekura: Dajc dhe Ana e Malit. 
Të dy ekipet kanë zhvilluar takime me autoritetet lokale të cilet kanë paraqitur gjendjen në këto 2 Komuna. Një pikë e dytë referimi kanë qenë bashkpuntorët lokal: në fshatin Dajc Famulltari i kishës dhe në Obot komuniteti i murgeshave. 
Gjendja më e vështire është në fshatrat Obot, Dajc dhe Shtiqen ku uji ka izoluar shumicën e shtëpive. Gjendja paraqitet e vështire pasi edhe pas ndërprejeve të shirave nuk ka largim të ujit pasi toka është e mbingopur. Dëmtimet kryesore janë në:
Toka bujqësore të përmbytura. 
Baza materiale për ushqimin dimëror për kafshët e dëmtuar dhe e rrëmbyer prej ujrave.
Materialet shtëpiake ku ka dëmtime të ushqimeve, veshjeve dhe elektroshtëpiakeve.
Fëmijët janë në vështirësi për shkak të të ftohtit të krijuar. 
 
Fshatrat nuk kanë energji elektrike pasi korporata e ka ndërprerë për të evituar ndonjë fatkeqësi për shkak të lagështisë së madhe. Banorët janë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe për të dal prej tyre përdorin varka. Familjet nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe situata është e rënduar pasi shirat vazhdojnë dhe një hapje e dytë e digave parashikon ardhje të mëdha të ujit. Familjarët nuk largohen nga banesat pasi kanë frikë nga dëmtimet dhe vjedhjet. Një nga shqetësimet më të mëdha të tyre janë fëmijët të cilët jo vetëm që nuk do frekuentojnë shkollën por ambjenti i lagësht do të sjelli probleme shëndetësore. Strehimi i kafshëve shtëpiake dhe kalimi i dimrit është një shqetësim tjetër për banorët pasi ata kanë humbur të gjithë bazën materiale të grumbulluar gjatë verës. 
 
Autoritetet lokale dhe bashkëpunëtorët e Caritas Shqiptar në terren kanë kërkuar një ndërhyrje të shpejtë me ushqime dhe veshëmbathje e cila është e domosdoshme për shkak të izolimit të
familjeve në shtepitë e tyre. Gjithashtu një kërkesë ka qenë edhe për pajisjen me ngrohës me gaz për shkak të të ftohtit dhe pamundësisë për tu ngrohur me dru apo energji elektrike.
 
Caritas-i Shqiptar me burimet e veta ka përgatitur një listë me materiale ushqimore dhe veshëmbathje. Në datë 4/01/2010 janë bërë furnizimet e nevojshme dhe në datë 5/01/2010 një ekip  i emergjencës së bashku me vullnetarët e Caritas –it ka shkuar në zonat e prekura dhe ka bërë shpërndarjen e parë emergjente në Dajc dhe Obot. 
 
Situata paraqitet problematike për vazhdimësinë pasi reshjet vazhdojnë dhe rihapja e portave të HEC është një fatkeqësi për këta banorë. 
Caritas-i Shqiptar po i ndjek me prioritet zhvillimet në këto zona në të njëjtën kohë ka marrë kontakte me Shtabin e emergjencave Civile të ngritur pranë qeverisë për të qenë të informuar dhe të ndërhyjë me efikasitet pranë banorëve të zonave. 
 
Caritas-i  Shqiptar do te dergoje dy kamione te tjere me ndihma me dt.8.01.2010.
 
 
 
   
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Caritasi Shqiptar njofton personat dhe bizneset të cilët janë të interesuar të ndihmojnë materialisht, se pranë zyrave të Caritasit është ngritur një grup punë me të cilin mund të kontaktoni në numrin: 04 – 2230088 pranë zyrave në adresën: Caritas Shqiptar – Rruga Don Bosko, 4 – Tiranë.
Ndërkohë, për ata që duan të kontribuojnë financiarisht mund ta bëjnë këtë pranë Bankës Intesa San Paolo me këto të dhëna:
Account holder: Caritas Shqiptar
Account.no:  30473131801 (Euro)
   30473131802 (Leke)
   30473131803 (Dollare)
    
Emri i bankes:  INTESA SAN PAOLO
 Derdhja e parave: Për përmbytjen Shkodër
 

Dr. Albert P. Nikolla
Drejtor i Caritas‐it Shqiptar