PËRMBYTJET SHKODËR

UPDATE 27/01/2010

SITUATA

Në Shkodër, situata në zonat e përmbytura nga data 15 – 25 Janar po përmirësohet me shpejtësi. Uji është larguar nga rreth 6200 hektare tokë. Megjithatë, të përmbytura mbeten 5234 hektare toke bujqësore dhe rreth 600 shtëpi banimi, kryesisht në komunat e Velipojës, Dajçit e Bushatit. Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e banorëve të evakuar për shkak të përmbytjes, tashmë janë kthyer në banesat e tyre, megjithë paralajmërimin e autoriteteve të emergjencës për rrezikun që vazhdon të jetë i pranishëm në zonat e përmbytura. Ndotja e ujit të pijshëm dhe prania e kafshëve të ngordhura, sipas autoriteteve, përbëjnë rrezik për shfaqjen e epidemive.  Nje element pozitiv eshte gjithashtu qarkullimi i lirshem drejt zonave te permbytura.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme ( 22 Janar 2010) rezultojnë 4964 hektarë toke e përmbytur, 1643 persona të mbetur në evakuim, 135 banesa të përmbytura dhe 486 banesa të tjera të izoluara nga uji.

Ne komunat e zonave te permbytura ka filluar puna e komisioneve te vleresimit te demeve. Shume familjarë kane ndaluar punimet e riparimit ne familje pasi presin qe keto komisone te kalojne ne te gjitha banesat për të bërë vlerësimet e dëmit dhe të dine se sa do te jete masa e demshperblimit nga shteti.

Problemet kryesore te konstatuara ne zone jane:
Frika nga epidemitë,
Pastrimi dhe punet ne shtepite e demtuara.
Uji i pijshem.
Rigjetja e materialeve te demtuara.
Ushqimi per bagetite

NDERHYRJA E CARITAS SHQIPTAR

Caritas Shqiptar ka vazhduar të jetë i pranishem në vazhdimesi në këtë situatë.
Për kete periudhe aktivitetet kryesore kanë qenë:

1 – Ka vazhduar përgatitja dhe shpërndarja e pakove me ndihma per zonat e permbytura. Koordinimi i shperndarjes se ndihmave ka vazhduar te jete efikas duke qene te perfshire edhe ekipet dioqezane te emergjences si dhe famullitarët e zonave. Ndihmat kane konsistuar me shume ne : Ushqime, veshmbathje, krevate, dyshekë, detergjentë pastrimi si dhe ushqim per bagetite. Ekipi i shperndarjes ka ndërhyrë ne zonat Dajc, Velipoje dhe Trush. Gjithashtu ka patur dergese materialesh dhe ne Caritas-in Dioqezan Shkoder dhe atë të  Sapës.

2 – Bordi i emergjences me asistencen e Z. Thomas Hackl dhe Ioana Bot kane perfunduar shkrimin e projektit per fazen e ndërmjetme te rikthimit ne kushte te pranueshme ne banesa te banoreve te prekur nga permbytjet. Projekti i eshte propozuar Caritas Europes dhe Drejtori i Caritas Shqiptar po zhvillon nje pune sensibilizuese me autoritetet e Caritas-eve simotra per te bere te mundur financimin e projektit.
3 – Ekipi i emergjences se Caritas Shqiptar ka përpiluar formularet e vlerësimit ( Familjar) per te zhvilluar ndërhyrjen e mëtejshme. Gjithashtu është pregatitur edhe nje miniekip vullnetarësh të cilët do të ndihmojnë në plotësimin e tyre në terren.

4 – Caritas Jugu i Shqiperise ka filluar një fushatë sensibilizuese në komunitet per tu solidarizuar me banorët e përmbytur në zonen e Shkodrës. Komunitetet e pranishme në këtë territor si dhe operatoret lokalë kane zhvilluar takime të ndryshme për të shpjeguar këtë inisiative si dhe për rritjen e solidaritetit të personave. Caritas Shqiptar ka ndjekur dhe përkrahur kete inisiativë te Caritas Jug. Caritas Shqiptar ka lehtesuar transportin e materialeve nga qendrat e pritjes ( Vlore, Fier dhe Elbasan) drejt ambienteve të Caritas – Shqiptar . Diten e hene 1 shkurt 2010 pasi te jene grumbulluar te gjithe materialet nje ekip i Caritas Jugu i Shqiperise sëbashku me ekipin e emergjences së Caritas Shqiptar do të dergojnë materialet në zonat më të prekura në koordinim të plotë me famullitaret e zonave.

5 – Ekipi i emergjences gjate kesaj jave ka vendosur kontaktet me disa furnitorë në Tirane për te parashikuar preventivat dhe procedurat e prokurimit për fazën e dyte.

Caritas Shqiptar në daten 1 shkurt do të fillojë ndërhyrjen e dytë për këtë emergjencë