Organizata:                                         Caritas Shqiptar

Pozicioni:                                            Përpunues të dhënash

Departamenti:                                   Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                                        Tiranë

Varet & raporton tek:                       Përgjegjësi i Sektorit

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UNHCR-në po zbaton një projekt që mbështet të drejtat e migrantëve që hyjnë  në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që migrantët në Shqipëri të jetojnë me dinjitet dhe të mbrojtur. Ky qëllim do të arrihet përmes ofrimit të mbështetjes humanitare për azilkërkuesit, refugjatët dhe migrantët në Shqipëri duke rritur aksesin e tyre në informacion, këshillim ligjor, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.

Përpunuesi i të dhënave është përgjegjës ditë për ditë për zbatimin e projektit, punën në terren, dizenjimin e mjeteve monitoruese, format e mbledhjes së të dhënave të të gjithë migrantëve që hyjne në kufijtë e Shqipërisë, përgatitjen e raporteve statistikore javore për Caritas-in Dioqezan të Jugut, bashkëpunim me aktorë të tjerë institucionalë, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen dhe monitorim të produkteve jo ushqimore(NFIs).

Ky pozicion do të kërkojë 40% të kohës të udhëtojë në zonat ku zbatohet projekti.

Përgjegjesitë Specifike

  • Koordinon dhe mbikëqyr aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.
  • Organizon dhe zbaton aktivitetet e projektit dhe vjen në ndihme të sektorit.
  • Dizenjon mjetet e monitorimit, format e mbledhjes së të dhënave.
  • Mbledh dhe analizon të dhënat e të gjithë migrantëve që hyjnë në kufijtë e Shqipërisë.
  • Përgatit raporte javore, mujore statistikore dhe raportin përfundimtar të analizës së të dhënave.
  • Monitoron  zbatimin e aktiviteteve dhe sjell risi në sektor.
  • Sigurohet që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Policinë Kufitare dhe Sektorin e Antitrafikimit pranë Caritas-it Shqiptar.
  • Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
  • Mbikqyr procesin e përzgjedhjes së përfituesve.
  • Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit të përfituesve, marrëveshjet dhe korrespondecat për zbatimin e projektit.
  • Të sigurojë dhe të hartojë memorandume, kontrata në bazë të kërkesës apo nevojave të projektit.
  • Komunikon me përfituesit dhe përfaqësuesit e autoriteteve dhe komuniteteve lokale dhe angazhohet në mbarëvajtjen e këtij komunikimi.

       Kualifikimet

  • Preferohet të ketë përvojë në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë.
  • Të jetë diplomuar në Shkencat Statistikore, marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca sociale ose në fusha të ngjashme.
  • Të ketë experiencë pune në lidhje me detyrat që ka në këtë projekt.
  • Preferohen aftësi të mira teknike në analizat statistikore.
  • Preferohet experiencë punë në sektorin jo-qeveritar.
  • Kërkohet të ketë eksperience punë me migrantët dhe refugjatët, emergjencat, apo projekte të shpërndarjeve ushqimore.
  • Të ketë aftësi të komunikojë në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë.
  • Njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze (me gojë dhe me shkrim).
  • Të ketë njohuri të gjuhës arabe.
  • Të ketë njohuri kompjuterike.
  • Është e preferueshme të ketë patentë makinë të klasit B.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
  • Aftësitë për t’u adaptuar  me situatën dhe për të qënë i gatshëm të punojë në  grup edhe në aktivitete të ngjashme në fushën e projektit.
  • Të respektojë  gjatë punës parimet e doktrines sociale të Kishës Katolike.

Afati i pozicionit është për 5 muaj (me mundësi vazhdimi) dhe data e parashikuar e fillimit është 1 Shkurt 2017.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 17/01/2017, ora 14:00, Letrën e Motivimit, CV-në, si dhe dokumentet justifikuese në adresën postare:

Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë.

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.