Politikë bashkëkohore do të thotë integrim social.

Shqipërisë së viteve post komuniste ju desh të përballej me shumë vështirësi sociale, një prej të cilave është edhe mënyra e trajtimit dhe mbështetjes  së personave me aftësi të kufizuara. Për periudhën komuniste egzistojnë dy variante, i pari thotë se personat me aftësi të kufizuara në atë sistem gëzonin respekt të plotë, e i dyti se periudha komuniste nuk bëri asnjë përpjekje për t’i bërë ata pjesë aktive  të shoqërisë dhe pikërishtë për këtë ata po hasin sot më shumë vështirësi si ekonomike ashtu edhe sociale përsa i përket integimit në shoqëri.
Pikërisht për këtë Caritas-i Shqiptar në kuadër të implementimit të projektit “Jetë e çmueshme- çmueshëm jetoj”, financuar nga Agjencia Austriake e Kooperimit dhe Zhvillimit dhe Caritas St.Pölten ka ndërmarrë disa nisma për integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare dhe për shembjen e barrierave diskriminuese.Sfida e një shoqërie moderne dhe bashkëkohore konsiston në integrimin e Personave me Aftësi të Kufizuara  në shoqëri si një pjesë e barabartë e saj. Këtë theksoi gjatë një tryeze të rrumbullakët që u organizua nën kujdesin e Caritas-it Shqiptar një nga juristët më me eksperiencë në fushën e PAK Z.Frederik Paskali, i cili theksoi faktin se pavarësisht përmirësimeve të dukshme në kuadrin ligjor,  gjendja e PAK mbetet problematike.Sipas tij PAK janë qytetarë me detyrime dhe të drejta në shoqëri. Z. Mihal Naço, Drejtor i SHSSH, theksoi se Strategjia Kombëtare për PAK synon të ofroj kushte të barabarta, në mënyrë të tillë që PAK nga subjekte përfitues të  shndërrohen në aktorë të rëndësishëm dhe aktiv  të shoqërisë. Që nga vitet ’70,- u shpreh ai, u kuptua se politikë efikase për PAK do të ishte ajo e integrimit social dhe kjo përpjekje u bë mbarëbotërore derisa në vitin ‘93 OKB miratoi rregullat dhe standartet për integrimin e barabartë të PAK. Z.Albert P. Nikolla, Drejtor i Caritas-it Shqiptar, theksoi faktin se Shteti ka bërë shumë për implementimin e politikave te ndryshme për këtë kategori njerëzish, por do të ishte e udhës që institucionet shtetërore dhe shoqëria civile të bashkëpunonin dhe më tepër për të mbështetur integrimin e këtyre personave në shoqëri.Ai u shpreh se:“Asistenca ndaj PAK duhet të jetë shumë dimensionale, por mbi të gjitha ata kanë nevojë për asistencë   njerëzore”.

 

 
 
Për të arritur një integrim sa më të mirë të PAK në shoqëri duhet që PAK të marrin pjesë në hartimin e politikave dhe duhet bashkëpunuar me partneritet. Sipas Znj.Brigget Tegl, eksperte austriake me eksperiencë në fushën e shërbimeve sociale për PAK është shumë e rëndësishme vendosja e partneriteteve të qëndrueshme midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile  duke i deleguar këtyre të fundit ngritjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale në nivel komunitarë. Në Shqipëri ky shembull edhe pse jo i shumë përhapur po zbatohet nga Bashkia e Laçit, e cila për vite me radhë ka implementuar e mbështetur projekte në bashkëpunim me Caritas-in Shqipëtar. Rëndësia e  bashkëpunimit të të gjithë faktorëve të shoqërisë theksohet edhe nga vetë përfaqësusesit e shoqërisë civile së bashku me faktin se shërbimet sociale duhet të kenë një nivel të lartë, sepse vetëm atëherë mund të arrijnë qëllimin e tyre, integrimin e PAK në shoqëri.

Por nuk mund të kemi asnjë vendim – marrje pa perfshirjen e vetë PAK, të gjithë përfaqësuesit e shtetit i ftuan PAK të mos hezitojnë t’i trokasin dyerve shtetërore për çdo lloj problemi por në të njejtën kohë pjesëmarrja e tyre në politikë si qëndrore ashtu edhe vendore lë për të dëshiruar. Z.Kleves Bitro, Drejtor i kabinetit pranë MPÇSSHB u  shpreh se: “Po punohet me legjislacionin dhe është në përfundim projekt-ligji për statusin e tyre dhe ndihmën që do t’u jepet. Ministria po punon për përfshirjen e manualit ndërkombëtar dhe riorganizimin e vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara. Gjithashtu, Ministria po punon me organizatat që ofrojnë shërbime për PAK”. Ndër të tjera Z.Bitro vuri theksin mbi vëmendjen e treguar për arsimimin, punësimin , përfshirjen në vendim-marrje dhe  përfshirjen sociale të PAK të cilet duhet  jenë protagonistë në procesin e ndryshimit dhe të marrin në dorë fatet e tyre.  
 

Caritas Shqiptar
 Zyra e Shtypit.