Organizata: Caritas Shqiptar
Tipi i kontratës: Kontratë individuale pune me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni i punës: Shofer
Projekti: Qendra e Kujdesit Ditor
Vendi i punës: Arrameras, Krujë
Përshkrimi i punës/detyrat:
-
Transporton çdo ditë femijet e qendrës ditore “Jetë në Zhvillim” nga banesat e tyre në qendrën ditore dhe anasjelltas;
-
Përdor automjetin me urdhër dhe zbaton të gjithë rregullat e qarkullimit rrugor, të sigurimit teknik dhe të përdorimit të tij;
-
Me proçes-verbal dhe inventar të rregullt merr në dorëzim automjetin, kujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin e tij;
-
Plotëson sipas kërkesave ligjore dhe urdhërave të shërbimit fletët e udhëtimit dhe i dorëzon në kohën e duhur në Sektorin e Financës;
-
Mban në gatishmëri të përhershme teknike automjetin dhe nuk e përdor atë jashtë destinacionit apo për interesa jashtë detyrës së ngarkuar;
-
Të gjithë detyrimet financiare e ligjore, të lindura nga përdorimi me shkelje e në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të automjetit, i shlyen nën përgjegjësinë e tij personale;
-
Ndihmon punonjësit e Caritas Shqiptar në plotësimin e detyrës ose misionit të caktuar si dhe kryen detyra të caktuara nga strukturat e Caritas Shqiptar.
Kualifikime:
-
Arsimi i mesëm i detyrueshëm
-
Të posedojë patentë që i lejon përdorimin e mjetit tip furgon 8+1
-
Eksperiencë pune si shofer minimumi 5 vjet
-
Eksperienca në punë të ngjashme me organizata përbën avatazh në përzgjedhje
-
Të demonstrojë aftësi të mira për të punuar në grup.
Sa më sipër, ftohen personat e interesuar me eksperiencën e duhur, të dërgojnë CV dhe letrën e interesit në adresën zyrtare të Caritas Shqiptar, Rr. “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë, brënda datës
10 Qershor 2016, ora 12:00.
Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.