Procedurat Doganore

Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave nё zbatim tё Nenit 27 tё ligjit Nr. 8485, dt.12.05.1999, Kodi i Procedurës Administrative; pikёs 560 tё VKM 205, dt.13.04.1999 “ Pёr dispozitat zbatuese tё Kodit Doganor, me qёllim lehtёsimin e procedurave doganore, i delegoi Degёve Doganore tё gjitha kompetencat pёr tё kryer procedurat doganore tё pёrjashtimit nga detyrimet doganore tё ndihmave humanitare, tё ardhura nё adresё dhe pёr llogari tё organizatave bamirёse humanitare, tё istitucioneve tё kultit, tё enteve publike si dhe institucioneve buxhetore shtetërore.

Me ndryshimin e strukturёs organike nё bazё tё VKM 511, dt. 01.08.2012 kompetencat e pёrjashtimit pёr rastin e ndihmave nё emёr tё Caritas-it Shqiptar nuk ёshtё mё kompetencё e Drejtorive Rajonale.

Ratifikimi i “Marrёveshjes ndёrmjet Republikёs sё Shqipёrisё dhe Selisё sё Shenjёt pёr disa çёshtje ekonomike dhe tatimore” Ligji nr. 9865, dt.31.01.2008 si dhe shkresa e Ministrisë së Financave nr. 5769/1 prot. dt. 11.04. 2011, kanё bёrё tё mundur zhdoganimin pa taksa doganore tё gjithave materialeve dhe automjeteve tё prezantuara nё doganё në favor të ndihmës humanitare në Shqipëri.

Duke vlerёsuar klimёn ekonomike jo tё favorshme nё Evropë nga vijnё ndihmat humanitare (dhurimet) Caritas-i Shqiptar nëpërmjet procedurave doganore ёshtё munduar me tё gjitha mundёsitë qё i jep ligji, tё krijojë kushtet sa mё tё mira pёr donatorët nё mёnyrё qё ata mos tё humbin kohёn me procedurat burokratike tё doganave.

Me ndryshimin e ligjeve pёr pёrjashtimin nga taksat doganore nё favor tё Kishёs Katolike dhe Caritas-it është bërë e mundur që:

 

1 – Të mbulohen tё gjitha degët doganore nё territorin e Shqipёrisё pёr gjashtё Dioqezat e Kishёs Katolike;

2 – Të rritet numri i donatorëve nga viti në vit;

3 – Të rritet numri i përfituesve siç janë shkollat, qendrat sociale dhe shëndetësore, objektet e kultit, famullitë, komunat etj.