Fëmijëve, si e ardhmja e shoqërisë, duheti t’i kushtohet një vëmendje e veçantë për edukimin, gjithashtu duke punuar e ndihmuar dhe familjet e tyre në mënyrë që të mos i lënë të marrin një edukim spontan. Edukimi i këtij brezi do të përbëjë në të ardhmen themelin e një shoqërie të qytetëruar.

    Ky projekt është vazhdimi i projektit “Minori” i ideuar dhe i vënë në zbatim nga Caritas Italiana në bashkëpunim me Caritas Shqiptar dhe i financuar nga zyra përfaqësuese e Komunitetit Europian (ECHO) gjate 1998.
    Dhurues dhe mbështetës i këtij Programi është Caritas Italiana dhe ka një shtrirje në të 7 Dioqezat e Shqipërisë.

    I. Prioritetet e Programit:
    Ky projekti fokusohet kryesisht në drejtimin social:
    – Të edukimit informal,
    – Të edukimit higjeniko-sanitar,
    – Të të ushqyerit normal të fëmijëve nga mosha 3 deri në 14 vjeç dhe te
    – Punë me prindërit e këtyre fëmijëve

    II. Objektivi i këtij projekti është:
    Ulja e disnivelit që egziston në trajtimin dhe formimin fëmijëve të zonave të lëna pasdore (zonat rurale, suburbane, neourbane, si dhe fëmijëve të zonave urbane që janë në vështirësi), në krahasim me fëmijët e qyteteve më të zhvilluara, pa asnjë dallim feje, race dhe gjinije. Realizimi i ketij objektivi do te arrihet nepermjet: ne
    1. Favorizimit te agregimit të fëmijëve nëpër qendra aktive, në fushën e edukimit dhe rikrijimit, në formim dhe në punën didaktike, duke iu ofruar atyre materiale didaktike dhe mundësinë e një vafti ushqim.
    2. Forcimit të mëtejshëm te një rrjeti bashkëpunëtorësh ndërmjet qendrave ku do të përfshihen aktivitete trajnimi dhe mundësi për shkëmbime të vlerave të projekteve
    3. Mundësimit të koordinimit të aktiviteteve dhe bashkëpunimit mes qendrave, Caritas-eve Dioqezane, Caritas-it Shqiptar, komuniteteve lokale dhe institucioneve.
    Përfituesit Direkt Indirekt
    Numri = 30 000 fëmijë në javë35 operatorë Caritas Të paktën 58 qendra = 14 000 familje =150 operatorë të qendrave që do të formohen
    Gjinia  Miks Familje
    Mosha 3-15 vjeç 18-50 vjeç
    Tipologjia Fëmijë të zonave rurale, suburbane dhe neourbane Banorë të zonave rurale, suburbane dhe neourbane