PROJEKTI I FORMIMIT TE ANIMATOREVE IP. 42020
Mbeshtetur nga Secourse Catholique- Caritas France

Qellimi kryesor i ketij projekti jane femijet, si nje prej shume kategorive vulnerable dhe me pak mundesi per nje edukim informal, socializimi dhe argetimi.
Trajnimi i animatoreve dhe ngrgitja e kapaciteteve te tyre per te patur nje animim sa me cilesor ne Qendrat Caritas eshte sfida e ekipit te ketij projekti .

Temat kryesore ne keto trajnime jane:Animimi, roli i animatorit, planet dinamike te grupit per animim, zgjidhje konfliktesh etj. Nje pjese e rendesishme ne keto trajnime eshte pjesa praktike qe kryesisht eshte e perbere nga teknikat, lojrat dhe reflekset rreth temave te ndryshme dhe perfundimet. Ne takimet e realizuara me pergjegjesit e qendrave Caritas, keto trajnime kane nje dobi shume te rendesishme per te rinjte sepse ato sigurojne:

•    Njohuri dhe kompetenca ne fushen e animimit
•    Metodologjine e te punuarit ne grup
•    Nje menyre per te jetuar se bashku dhe shperndarjen e eksperiences
•    Motivimi  per te punuar dhe per te marre pergjegjesi
•    Pavaresisht nga venia ne prove e aftesive ne fushen e animimit, keto trajnime ndihmojne ne edukimin human te ketyre te rinjve.
•    Metodologjia e realizuar ne keto trajnime mbetet nje eksperience unike ne Shqiperi

PROJEKTI I ANIMACIONIT SOCIAL IP. 42020
Mbeshtetur nga Secourse Catholique- Caritas France

 
« Transformimi Social: Ndergjegjshmeria per problemet e komunitetit dhe gjetja e zgjidhjeve. Grate jane aktoret e ketij ndryshimi”
Projekti ka si qellim qe grupet e grave te veprojne te bashkuara per zgjidhjen e problemeve. E rendesishme per projektin jane aktivitetet ne grup te cilat krijojne nje marredhenie te ngrohte dhe te konsoliduar dhe mirebesimi midis anetareve te grupit. Si nje gje e mire ne nje marredhenie ne grup me se shumti jane mundesite per te realizuar rezultatet e deshiruara me aksionet kolektive. Aktivitetet ne grup jane zhvilluar me nje vendim te perbashket.- midis animatorit dhe pjesemarresve tegrupit.
Grupet e grave jane ne : Lac, Gostim, Balldren dhe Bathore.

PROJEKTI RINOR

TË RINJTË  & FËMIJËT PROGRAM SOCIAL  – P.536-003/2009
Mbeshtetur nga Caritas-I Gjerman

Qëllimi i projektit është të zhvillojë aktivitete në vendbanime informale sidomos për grupet e prekura të të rinjve dhe fëmijëve dhe përmirësimin e standarteve të tyre të jetesës.  Pas migracionit të brëndshëm strukturat e shtetit shqiptar nuk ishin të përgatitura për menaxhimin e situatës sidomos asaj të vendbanimeve informale.
Gjithashtu, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe veprimeve në drejtim të personave të prekur, të cilët janë  gjithnjë e më tepër të izoluar, një ndihmë e dyanshme dhe veprime solidariteti nga shoqëria civle së bashku me një mobilizim më të gjërë të autoriteteve lokale dhe kombëtarte-mbeten si mënyra më e mirë për të reduktuar varfërinë dhe diskriminimin e shoqërisë në këto zona.  Për të arritur këtë qëllim afatgjatë projekti do të fokusohet në zhvillimin e mekanizmave për mbështetjen e të rinjve the fëmijve në 3 zona:

Breglumi– është një vendbanim informal afër qytetit të Tiranës, pjesë e Bashkisë së Paskuqanit.  Popullsia është në përgjithësi nga Shqipëria e Veriut.  Zona më problematike është komuniteti i romëve i vendosur në dy anët e lumit të qytetit të Tiranës.  Popullsia është në gjendje shumë të keqe jetese.  

Fusha e aviacionit– është një vendbanim informal afër qytetit të Vlorës. Popullsia e kësaj zone ka ardhur nga fshatrat për një jetë më të mirë. Ata erdhën me idenë se instalimi i tyre afër Vlorës do t’i jepte më shumë mundësi për punësim, edukimin e fëmije ve etj.  
Cërrik – është gjithashtu një vendbanim informal afër Elbasanit.  Veçantia e kësaj zone është eterogjenia e banorëve.  Në këtë zonë popullsia është shumë e përzier: familje rome, familje të varfra, familje në gjendje të mirë, gra të ndara etj.  Popullsia në këtë zonë ka ardhur nga fshatra dhe qytete të ndryshme.

PROJEKTI I GJAKMARRJES
Të luftojmë fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri

Caritas-i shqiptar në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi Dhe Paqe organizuan me datën 10-12-2009 konferencën përmbyllëse të një studimi rreth fenomenit të gjakmarrjes sot në vendin tonë.  Në këtë konferencë ne patëm shumë të ftuar nga të gjitha fushat e shoqërisë Shqiptare si Aldo Bumçi, deputet i PD, Arjana Qatipi Gazetare, Ervin Karamuça përfaqësues i Avokatit të popullit etj. Në kuadër të këtij projekti janë kryer disa intervista me personalitete të vendit si Vasilika Hysi deputete e PS dhe ish kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shqipëri.

Zoti Mirush Kabashi në intervistën e tij e cila u krye për të parë mundësitë që ka arti për të influencuar rreth zgjidhjes së këtij fenomeni thotë. “në vende të tjera të botës shoqata prestigjoze si Unicef apo Unesco kanë si ambasador të tyre aktor pasi dihet se ata kanë popullaritet më të madh se sa politikanët.” Por, nëse kjo ndodhë në botë këtu në Shqipëri nuk ndodh së pari sepse nuk ka fonde dhe së dyti sepse shoqata e aktorve nuk ekziston . Allegretto Albania, edhe pse nje shfaqe e cila i referohet fenomenit të gjakmarrjes ka shkuar në kosovë por, jo në Shkodër aty ku është edhe plaga e madhe e këtij fenomeni dhe kjo sipas Zotit Kabashi ndodh pikërishtë prej mungesës së fondeve. Zoti Kabashi thotë se “burrë i vërtetë është ai që fal dhe jo ai që merr Gjak”

Zoti Ervin Karamuça thotë se problemi i Kanunit nuk është një problem juridik por, një problem social dhe shton se në një shtet domokratik nuk mund të ekzistoj gjakmarrja.
“ Ligjet tona janë të vendosura me konsenus të përbashkët i cili nuk ka lejuar kthimin në rutimente të së kaluarës.” Zoti Karamuça thotë se duhen ndjekur penalisht edhe ata që bëjnë kanosjen.    

Aldo Bumçi thotë se gjakmarrja nuk duhet t’i përkasë sot rendit të ditës por, historianëve dhe antropologeve të ndryshëm. Gjithashtu ai thekson se gjakmarrja është një fenomen i limituar në disa zona të veriut dhe “ nuk mund të jetë përfaqësues i këtij vendi.”
Arjana Qatipi thotë se media nuk është marrë me këtë fenomen aq sa duhet dhe se nëse do t’i kushtonte rëndësi do të mund të influenconte më shumë. “Në vitin 1994 një emision që unë bëra u bë shkak që kryetari i parlamentit të asaj kohe Pjetër Arbnori të mblidhte një tryezë me deputetët dhe kryetarët e komunave dhe bashkive për të diskutuar rreth fenomenit”

Enkelejda Qama sociologe thotë “Ky fenomen shkaton shumë probleme sociale te të rinjtë dhe te fëmijët, ata janë të rinj pa rini fëmijë pa fëmejëri.”

Luigj Mila Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Drejtësi dhe Paqe thotë se gjakmarrja ka ekzistuar edhe në vende të tjera qëe sot janë të zhvilluara. “Në Suedi ka ekzistuar gjakmarrja por gjaku atje mund të blihej.

Darjan Konomi ndalet tek nevoja e një strategjie gjithpërfshirëse. “Ne duhet të krijojmë një rrjet bashkëpunimi pasi kjo do t’a bënte përpjekjen tonë më të besuar në sytë e shoqërisë.
Së fundmi Don Enzo thotë se “Ata janë katolik nëc shumicën e tyre dhe mendoj se kisha katolike duhet të reagoj duke i përjashtar ata nga gjiri i saj”   

GRUPIT I VULLNETAREVE TE CARITAS SHQIPTAR SHASH ( Shoqeria e Animatoreve Shqiptar)

Grupi i vullnetareve te Caritas-it Shqiptar perbehet prej rreth 40 animatoresh te rinj. Keta te rinje jane kryesisht animatore qe i bashkojne motive per te promovuar figuren e animatorit nepermjet veprimtarive te ndryshme vullnetareve. Motivimi i ketyre te rinjeve nuk eshte thjesht animacioni por edhe nje motivim human per ti qendruar prane grupeve ne nevoje. Keta te rinje nuk jane thjeshte nje grupim njerezish por nje shoqeri e cila promovon nepermjet angazhimeve te tyre punen vullnetare ne realitetin Shqiptar.

Grupi i vullnetareve te Caritasit Shqiptar vazhdon aktivitetet :

Ne spitalin Pediatrik te Tiranes. Qellimi kryesor i punes se  grupit te vullnetareve  eshte argetimi i femijeve me leucemi permes aktiviteteve kreative animuese, lojrave teater, lojrave me kukulla etj si dhe lehtesimin e kushteve psikologjike. Drejtoria e spitalit ka vene ne dispozicion nje dhome  per vullnetaret e Caritas-it  ku ata mund te pergatisin dhe te zhvillojne aktivitetet. Keto aktivitete zhvillohen vetem njehere ne jave, te dielave sepse gjate javes femijet kane nevoje per trajtim mjekesor pa shkeputje.
Arsyeja e kesaj nderhyrjeje sepse ne spitale mungojne strukturat institucionale per te ofruar keto sherbime  per te femijet.

Ne Azilin e Motrave te Nene Terezes: grupi i vullnetareve te Caritas-it Shqiptar eshte ne kete qender qe nga fillimi i vitit 2007, nje here ne jave (zakonisht te Dielave) ata ndihmojne motrat ne:
•    Kujdesin shendetesor ndaj te moshuarve
•    Kujdesin  personal ( Higjenen) ndaj te moshuarve.
•    Mirmbajtjen e ambjenteve, gatimin, pastrimin etj
•    Argetimit permes aktiviteteve te ndryshme per njerezit e strehuar ne kete azil.

Ne burgje: Grupi i vullnetareve te Caritasit Shqipetar filloi punen ne Shtator 2008 duke organizuar animacione, sport, dhe aktivitete kreative kryesisht ne burgun 325 ne Tirane . Drejtori i Caritas-it Shqiptar vendosi qe puna me kete kategori personash te jete edhe me e perhapur. Ne bashkpunim me pergjegjesin e baritores së të burgosurve nje grup vullnetaresh shkon edhe ne burgun e Krujes dhe ne te ardhmen pritet te perfshihen edhe burgje te tjere.
Qellimi kryesor i punes se vullnetareve eshte lehtesimi i qendrimit ne keto ambjente te te burgosurve. Vullnetaret bisedojne dhe diskutojne me ta rreth tematikave te ndryshme.

Animacioni ne Emergjenca
Kontributi me i madh i grupit te vullnetareve ka qene ne animimin e situatave emergjente ne te cilat Caritas-i Shqiptar eshte gjithmon i pranishem.