Projekti: Kongregatat Katolike Kunder Trafikimit Te Qenieve Njerezore
Ne kuadrin e grupeve ne nevoje lindi ne 2005 projekti  « KONGREGATAT KATOLIKE KUNDER TRAFIKIMIT TE QENIEVE NJEREZORE » i cili ka si qellim parandalimin e trafikimit te qenieve njerezore ne shoqerine shqiptare.
Lexo më shumë…
 
Projekte në Nderhyrje dhe Supervizioni Teknik në Sektorin Bujqësor-Blegtoral
Faza fillestare e tranzicionit e gjeti bujqësinë shqiptare në një gjendje rrënimi te gjithanshëm. Nga njëra anë, shumë toka të pashfrytëzuara të lëna pas dore, nga ana tjetër, mangësia e mjeteve të punimit të tokës, mangësia e farërave, pesticideve e çdo gjë tjetër, bënë që një pjesë e fshatarësisë, tradicionalisht e lidhur pas tokës, t’i drejtohej me shpresa të humbura qytetit. Qëllimi kryesor i ndërhyrjes në fushën e bujqësisë ka konsistuar në formimin e fermerëve për të administruar për te administruar dhe rimëkëmbur ekonomitë ë reja private. 
Lexo më shumë…

Projekte në Ndërhyrje të Caritas Shqiptar me Anë Të Projekteve të Zhvillimit në Infrastrukturë
Miniprojektet apo projektet e postemergjencës u zbatuan me shtrirje në gjithë territorin shqiptar. Me shkatërrimin e firmave piramidale vendi u gjend në një situatë dobësimi shteti, gjë që solli ne hapjen e depos së armëve. Situatat ndikuan drejtpërsëdrejti në rënien drastike të ekonomisë. Kështu që ky projekt synoi që të ndihmojë drejtpërsëdrejti familjet e prekura. Kjo gjendje ekonomike nuk mund te përmirësohej as me pako ushqimore e as me të holla direkte, por vetëm nëpërmjet kontributit të punës që do të ofrohej, ne funksion të përmirësimit të gjendjes ambjentale të të interesuarve. Caritas Shqiptar supervizoi në mënyrë më koherente ecurinë e projekteve.