PROJEKTI: “PARADALIMI I TRAFIKIMIT NJERËZORE DHE MBESHTETJA E VIKTIMAVE TE TRAFIKIMIT NE SHQIPERI”

 Periudha e implementimit: 1 Tetor 2010 – 31 Dhjetor 2011 

Vendi i implementimit: Projekti është implementuar në të gjitha qytetet kryesore, me ndihmën e caritaseve dioqezane. 

Përfituesit : fëmije

 

Donatorët e projektit : Secures Catholique – Caritas France, Catholique Service Relieve – CRS

Qëllimi : Reduktimi i nivelit të trafikimit në Shqipëri nëpërmjet informimit dhe përfshirjen e grave dhe vajzave të reja.

Objektivat Specifik :

  • ·         Aktivitete ndërgjegjësuese me qëllim informimin e publikut të gjërë, mbi çështjet e trafikimit;
  • ·         Promovim i vlerave njerëzore;
  • ·         Ri-integrimi i viktimave të trafikimit në shoqëri nëpërmjet mbështetjes dhe suportit profesional;
  • ·         Publikimi i raportit dhe ndërgjegjësimi i autoriteteve përgjegjëse për situatën e trafikimit    nëpërmjet forumeve dhe publikimeve.

 

AKTIVITET E ZHVILLUARA 

Në kuadër të këtij projekti, ne bashkepunim me Dioqezat jane organizuar 4 workshope në nivel kombëtar .

 

Workshopi I

Dioqeza Tiranë- Durrës

Tema Familja njësia bazë e shoqerise, gruaja dhe roli i saj në familje, si mund të luftojmë kundër trafikimit të vajzave e grave ” .
Takimi u zhvillua me datë 18 -20 prill 2011, numri i pjesmarrësve ishte 36 persona, të cilët vinin nga zona të ndryshme të dioqezës.

Fokusi i diskutimeve ; 

-Rritja e njohurive të vajzave e grave lidhur me rëndesine e rolit të familjes në proçesin e rritjes dhe socializimit të antareve të saj ;

-Rritja e sensibilizimit të pjesmarrësve lidhur me pasojat e dhunës me bazë gjinore, dhunën në familje dhe trafikimin e grave dhe vajzave.

 

Workshopi II  

Dioqeza Shkodër- Pult

Tema “Familja mes traditës dhe sfidave moderne”
Takimi u zhvillua me datë 5 qershor 2011 , në të cilën morën pjesë rreth 150 persona, që vinin nga familje të shtresave të ndryshme sociale të zonave: Malsi e Madhe, Guri i zi , Berdice, Trush.

Fokusi i diskutimeve :

-Roli i familjes në edukimin e fëmijëve si dhe shkaqet e shkatërrimit të familjes, e cila është e duhet të mbetët e shenjtë; 

-Familja shqiptare, përputhjet e mospërputhjet;

-Roli i familjes në edukimin e fëmijëve dhe në respektimin e zgjedhjeve të tyre.

 

Workshopi III

Dioqeza Rrëshen

Tema “Supozime e nevojshme në fushën edukative për rritjen e respektit dhe personalitetit      njerezor” me datë 5 Prill 2011, pjesmarrës ishin rreth 110 persona ku bënin pjesë prindër, arsimtar personel mjekësor, të rinjë, misionar të ardhur nga zona të ndryshme të dioqezës: Fan, Bushkash, Ulez , Rubik etj. Takimi zgjati rreth 2 orë. 

Fokusi i diskutimeve :

-Rritja e interesimit të të gjitha grup moshave dhe gjithëpërfshirja e tyre, prindërve, mësuesve, edukatorëve, personelit mjëksor, për shmangien e riskut të trafikimit dhe dhunës në familje;

-Sensibilizimi dhe përfshirja e komunitetit social ( familja ,shkolla dhe kisha) në fushat për rritjen e respektimit të prsonalitetit njerëzor;

-Modelimi i një korelacioni më të mirë, ndërmjet familjes shkollës dhe kishës.

 

Workshopi IV

Workshopi me temë : “Roli dhe rëndësinë e familjes” u organizua me datë 3-10 dhjetor 2011, në të cilen morën pjesë, 300 të rinjë me datën 3 dhe rreth 300 familje me datë 10.
Objektivi kryesor i këtij workshopi ishte rëndesia e familjes në ditet e sotme. Në këtë takim mori pjesë si i ftuar special drejtor i Caritasit Shqiptar, Dr. Albert Nikolla, i cili referoj mbi rëndesin e prindërve në edukimin e fëmijëve dhe ndikimin familjes në krijimin e vlerave të veçanta shpirtërore tek çdo individ.

 

FORUME

Caritasi Shqiptar organizoi tre forume në nivel dioqezan, në Shkodër-Pult, Rrëshen, Sapë.
Të gjitha forumet u organizuan nën moton “ All together again trafficking …..JOIN!!!

 

FORUM I

Diqeza Shkodër- Pult

Temë “Konkregatat katolike kundër trafikimit të qenieve njerëzore” me datë 11 Shkurt 2011, në fshatin e Paqes, në Shkodër. Qëllim i këtij forumi ishte evidentimi i punës së kongregatave dhe të realiteteve të tjera katolike për parandalimin e këtij fenomeni, ndërhyrjet dhe zgjidhjen e strategjive për të ardhmen. Të pranishëm në këtë forum ishin përfaqësues nga bashkia, prefektura në Shkodër, policia, media vendase, Komunitetit Papa Xhovani XXIII, famulli e kongregata te dioqezes Shkodër-Pul, Caritas Dioqezan dhe Caritas Kombetar.

 

FORUM II

Dioqeza Rrëshen

Teme “ Dëgjimi dhe Dialogu, elemente kryesore për rritjen dhe respektin e personalitet njerëzore” me datë 27 Maj 2011. Qëllimi i këtij forumi ishte edukimin i brezit të ri, edukimin për shkollen dhe kishën. Në këtë forum morën pjesë drejtori i Caritasit Shqiptar z.Albert Nikolla, stafi i sektorit të Antitrafikimit, psikolog, mësues, personel mjekësor, edukator, misionar etj.  

 

 FORUM III

Dioqeza Sapa

Në një periudhë kohore prej katër javësh, në famullin e Pistullit dhe të Hajmelit janë zhvilluar disa takime duke u mbështetur në projektin “ Edukimi nëpërmjet komunikimit”.

Takimi i parë ishte me datë 15 Shkurt 2011, takimi i dytë me datë 19 Shkurt 2011, takimi i tretë 22 Shkurt 2011, takimi i katërt 26 Shkurt 2011. Në këto takimeve morën pjesë drejtori i caritasit të Sapës , Ipeshkeve i dioqezës së Sapës mons. Luçiano Avgostini, një punojëse e çështjeve sociale dhe e marrdhënieve me publikun nga Bashkia e Vau –Dejës, në të cilat u diskutua raporti prind –fëmijë, rëndësin e arsimimit, sensibilizimi i komunitetit për çeshtjet që e shqetësojnë shoqërine e sotme shqiptare.

 

KAMPE VERORE

 

Kampet verore janë një aktivitet i pranishëm në periudhën e verës në të gjitha qëndrat dhe famullitë. Këtë vit janë organizuar 5 kampe verore.
Metadat e punës nëpër kampe : vizatim, poezi, kënge, pjesë teatrale, film, debat, lojra, punë manuale.

Organizimi i këtyre kampeve kishte në fokusin e tij :

1.Njohja e të drejtave të fëmijeve në mënyrë interaktive;

2.Informimi mbi format e trafikimit dhe shfrytëzimit me fëmijët;

3.Argëtimin i fëmijëve dhe ofrimi një edukim nëpërmjet grupeve artistike të pikturës, teatrit, muzikës;

4.Stimulimi i pjesmarrjes së vazhdueshme në qëndren sociale të kishës.

 

KAMPI VEROR I

Dioqeza Rrëshen

Kampi veror Vlerat Njerëzore tek të rinjtë u zhvillua nga data 13 – 30 qershor 2011, në të cilën morën pjesë 200 veta, nxënës të shkollave, nga mosha 12-17 vjeç.

Objektivat kryesore të kampit :

  • Informimi i të rinjëve për vlerat njerëzore në shoqërine e sotme ;
  • Ti përgjigjen kërkesave të prindërve që punojnë që nuk kanë mundësi të kujdesën për fëmijët e tyre gjatë pushimeve verore, që shpesh herë shpenzojnë kohën nëpër qendra interneti e që mund të bëhen pre e trafikimit ose e drogës ;
  • Ti ofrohet ekspertizë edukative dhe sociale për fëmijët e fshatit Ndërfushaz dhe Koderrëshen. 

KAMPI VEROR II

Kampi veror Përvoja e rritjes dhe e miqësis” u zhvillua me 20-30 Qershor 2011. Në këtë kamp u shënua një pjesmarrje shumë e madhe me 203 fëmijë nga zonat përreth.

Objektivat kryesore të kampit:

  • Ndërgjegjësimi i fëmijëve se vlerat njerëzore si besnikëria, shpresa, dashuria të lumturojnë jetën;
  • Aktivizimin e fëmijeve me interpretime kulturore dhe edukative;
  • Edukimi me jetesën në grup dhe komunitet;
  • Afrimi i fëmijeve me dashurinë për Zotin.

 

KAMPI VEROR III

Dioqeza Sapa

Kampin veror “Familja djepi i shoqërise” nga dt.01-07 Korrik 2011 në Valbonë, Tropojë. Në këtë kamp moren pjesë 40 të rinjë nga mosha 14-17 vjeç të gjithë nga qyteti i Vau-Dejës, 7 animator vullnetar të Caritasi-t. 

Objektivat kryesore të kampit :

  • Që të rinjët e këtij komuniteti të krijojnë një botëkuptim më të gjerë për familjen dhe rëndësin e saj në shoqëri, sidomos për traditat e familjes shqiptare;
  • Që të rinjët të kenë njohje më të shumta për rrezikun që ka sot familja për të humbur dinjitetin dhe vlerat e saj;
  • Rreziku i trafikimit.
  • Ndërgjegjësimi i fëmijeve se vlerat njerëzore të lumturojnë jetën;

 

KAMPI VEROR IV

Dioqeza Tiranë – Durrës

Kampi veror “Pinoku ..Unë- përpjekja për tu rritur” nga data 13- 19 Korrik 2011, në të cilën morën pjesë 54 fëmijë të moshës 9-14 vjeç, nga katër fshatrat Fushë-Kuqe, Gurez, Alk e Gorre, dhe 8-të të rinjë francez.

Objektivat kryesore të kampit :

  • Fëmijët ndërgjegjësohen se vlerat e vërteta të bëjnë të lumtur;
  • Fëmijët mësojnë se familja është djepi i edukimit; 
  • Fëmijët mësojnë të kryejnë shërbime të ndryshme në grup sipas moshës së tyre; 
  • Fëmijët zbulojnë rëndësinë e të jetuarit dhe të bashkëpunuarit në komunitet.

 

KAMPI VEROR V

Dioqeza Shkodër-Pult

Kampin veror “Formimi dhe promovimi i fëmijëve dhe adoleshentëve” nga data 3-10 Gusht 2011, ku morën pjesë 96 fëmijë, të drejtuar nga 10 animator të famullisë dhe 9 animator të ardhur nga Italia.

Objektivat kryesore të kampit :

  • Heqja e fëmijëve dhe adoleshentëve nga rruga si dhe nxitja e vetvlersimit të tyre pavarsisht shtresës sociale që i përkasin;
  • Edukimi, formimi dhe ndërgjegjësimi mbi të drejtat e tyre në shoqëri familje e kudo;
  • ·         Informimi mbi trafikimin e qenieve njerëzore (shkaqet dhe parandalimi i tij).

 

Dioqesa

Vendi ku është zhvilluar

Tema

Periudha

Nr   pjesmarrësve

Nr animatorve

Rrëshen

Mirditë

“Vlerat njerëzore tek të rinjët”

13-30Qeshor

200

10

Rrëshen

Mirditë

“Përvoja e rritjes dhe e miqësis”

20-30Qeshor

203

12

Sapa

Valbonë/Tropojë

“Familja djepi i shoqërise”

01-07Korrik

40

7

Tiranë-

Durrës

Gurëz

Pinoku ..Unë- përpjekja për tu rritur”

13-19Korrik

 

54

 

8

 

Shkodër-Pult

Boriç/Shkodër

Formimi dhe promovimi i fëmijëve dhe adoleshentëve”.

03-10Gusht

96

19

                                                     TOTALI

     593

     56

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Publikimet

1.Libri “Realitete Jete” pasqyron histori personale të viktimave të riintegruara nga Caritas Albania. Ky botim është një përmbledhje modeste, të përgatitur shkurtimisht nga stafi i projektit për të paraqitur realitetin në të cilën vajzat dhe gratë e trafikuara janë përballur.

Libri synon ndërgjegjësimin e publikut të gjërë rreth situates së viktimave të cilat stigmatizohen vazhdimisht nga familja dhe shoqëria.

 

2. Studim Kombëtar “Trafikimi i brendshëm në Shqipëri”

Studim në nivel kombëtar i trafikimit te brendshem për qëllim të japë një kornizë të përgjithshme të situatës së trafikimit të brendshëm në vend, duke dhënë një pasqyrë të plotë në lidhje me këtë fenomen, kushtet dhe mënyrën se si zhvillohet, target grupet e prekura dhe në risk. Ky studim synon gjithashtu të identifikojë sa i njohur është ky fenomen në popullsi dhe si menaxhohet proçesi i identifikimit të viktimave.

Studimi është i bazuar në sistemin e “anketimit” përmes pyetësorëve të formatuar në bashkpunim me Qendren Studimore Albanologjike përputhje me objektivat dhe synimet e studimit. Më qëllim që rezultatet e anketimit të jenë sa më të plota, sa më afër të vërtetës, u anketuan 1000 persona, 3 fokus grupe, intervista dhe takime me persona të profesioneve të ndryshme, si specialist të institucioneve shtetërore, në nivel qëndror dhe lokal, Prokurori, Gjykatë, Avokat, Psikolog, Punojës social, OJF-të të ndryshme që punojnë për trafikimin e qenieve njerëzore, misionarë, klerik, qytetarë të ndryshëm etj.

Studimi u shtri në qytetet e medha si : Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Sarand, Delvin, Gjirokastër, deri në zona më rurale dhe periferike.
Përpunimi i të dhënave dhe analiza e fenomenit në lidhje me problemin e trafikimit të qenieve njerëzore është realizur nga Qëndra e Studimeve Albanologjike.

 

AKTIVITET ME ROME

 

Janë organizuar dy workshope me komunitetin romë në bashkëpunim me animatorët.

WORKSHOP I

Workshopi me temë “Autostima” është organizuar nga sektori i Antitrafikimit me datë 28 prill 2011, në të cilin morën pjesë 35 gra të komunitetit Romë. Objektivi kryesor ishte ndërgjegjësim i grave për vlerat që ato mbartnin në familje dhe në komunitetin ku jetojnë.Qëllim i këtij workahopi ishte përciellja e këtyre vlerave tek fëmijet, të afërmit dhe miqt e tyre në komunitet. Workshop-i u drejtua nga motër Jozefina Rojo dhe zgjati rreth 2 orë.

 

WORKSHOP II

Workshopi me temë “ Barazia gjinore ” është organizuar me datë 4 qershor 2011, ku morën pjesë rreth 14 gra të moshave të ndryshme. Objektivi kryesor i këtij workshopi ishte informimin i grave në lidhje me nocionin e barazisë gjinore, njohja me të drejtat e tyre themelore, sociale, ekonomike. Ky takim u drejtua nga motër Josefina Rajo.

 

ADVOKASI DHE LOBIM

BKTF DHE COATNET

 

Carits Albania është pjesë e network-ut ndërkombëtar COATNET (Christian Organisations Against Trafficking in Human Beings). Si antare e këtij rrjeti të madh organizatash, sektori i Sektorit të Antitrafikimit ka ndërmarrë :

-fushata të përbashkëta ndërkombëtare, workshope, pjesmarrje në konferenca, në këtë kontekst përmendim këtu: “Biennial Meeting of Coatnet Affiliates” datës 21-23 Nëntor 2011, në të cilën pjesmarrës ishin antarët e kualicionit. Takimi dy ditor u fokusua në problemin e punës së denjë për punëtorët në familje, njohjen me konventen, që mbron të drejtat e këtyre punëtorëve, miratuar nga ILO me datë 16.06.2010, po ashtu edhe në përmisimin dhe promovimin e COATNET, vazhdimin e punës për ndërtimin dhe implementimin e projekteve të reja për të ardhmen.

 

Sektori i Antitrafikimit është po ashtu pjesë e network-ut kombetare me BKTF (Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve)

Ku në fokusi kryesor është mbrojtja e fëmijve dhe interesi më i lart i tyre, duke lobuar dhe advokuar ndaj qeverisë për krijimin, implementimin e ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve.

Në aktivitete kryesore janë :

-fushata të përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

-pjesmarrja në aktivitete sociale.

 

FUSHATAT

 

Konferencë dhe marshim paqësor, Dita Ndërkombetare e Romëve, 8 prill 2011 

Kualicioni BKTF, në bashkëpunim dhe me Caritas Albania, organizuan dy aktivitete:

Konferenca Kombëtare dhe parakalim paqësor me fëmijet si dhe përfaqësues të kominitetit Rom.

Konferencë Kombetare, “Respektimi i të Drejtave të Minoritetit Rom në Shqipëri për një shoqëri pa

diskriminim dhe racizëm” ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof.Dr. Bamir Topi, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekuilam, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, President i BKTF-se, drejtues të organizatave vendase e të huaja në mbrojtje të të drejtave të minoriteteve, studiues dhe pjesëtarë të bashkësisë rome;  

Konferenca synoi të sjellë së bashku aktorë të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore për të ndarë arritjet e tyre në përmirësimin e situatës së familjeve rome.

Parakalimi paqësor, me rreth 200 fëmijë të komunitetit rom u zhvillua duke u nisur nga Sheshi “Nënë Tereza” drejt Piramidës nga ora 15:00 – 16:00. Ky parakalim synoi, ndërgjegjësimin e popullin shqiptar dhe vetë komunitetin Rrom, për respektimin e të drejtave të tyre dhe të ulë aktet diskriminuese kundër romëve.

 

 

Koncert festiv, 8 Prill 2011

Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Caritasin Shqiptar në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Romëve, organizuan aktivitet festiv me fëmijët Rom, pranë qëndres kulturore të qytetit të Lezhës. Ky aktivitet kishte për qellim njohjen e kesaj kulture, nga ana e komunitetit te Lezhes nepermjet formave promuvuese.

 

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 Qershor 2011

Në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve u organizuan dy aktivitete, me qëllim njohjen e të drejtave të fëmijeve në një formë argëtuese dhe kulturore. 

1.BKTF në bashkpunim dhe me Caritasin Shqiptar, organizuan një aktivitet festiv për rreth 300 fëmijëve nga organizatat anëtare të BKTF-së. Aktiviteti u organizua pranë ambiemtitt te Kopshtit Zoologjik, Tiranë.

 

2.Me 1 qershor 2011 Caritasi Shqiptar, me mbeshtetjen e animatorve, organizuan me rreth 50 femijët e qëndres “Dritarja e Dijes” aktivitet me shpaqje teatrale dhe ndeshje futbolli. 

Dita Botërore Kundër Punës Së Të Miturve, 12 Qershor 2011

Në prag të ditës ndërkombëtare kundër shfrytezimit për punë të fëmijëve, Koalicioni “Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve”, organizoi një aktivitet festiv me fëmijët rom, në parkun Rinia, Tiranë.

Në këtë aktivitet u shpërndan edhe fletëpalosje për të gjithë pjësmarrësit në mëyre që të gjithë të informoheshin dhë të ndergjegjesoheshin se çfarë

përfaqeson dita Botërore kundër punës së fëmijeve, cilat janë format e punës dhe çfarë ndikimimi kanë tek këta fëmije, në mënyrë që të njihet problemi dhe të trajtohet. Mesazhi kryesorë që u përcoll ishte, marrja e masave urgjente për të ndaluar abuzimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve, duke filluar që nga organet shtetërore në nivel kombëtar dhe lokal që të ndërmarrin veprime konkrete për luftimin e çdo forme të punës së fëmijëve.

                

Trajnim Riintegrimi i viktimave12-13 Tetor 2011
Trajnimi dy ditorë, u organizua në kuadër të javës Europiane të trafikimit të qenieve njerëzore, në bashkëpunim me Ambasaden Franceze. 

Pjesmarrës të këtij trajnimi ishin përfaqësues nga Caritas Francia, BiH dhe Kosovës, si dhe nga strehimoret e tyre, po ashtu OJF nga Tirana, të cilat punojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me viktimat.

Trajtimi gjatë ditës së parë u drejtua nga drejtoresha e orgaizatës “Bus des Femmes” Znj.Vanessa Simoni.

Në ditën e dytë referoi, përfaqësuesi teknik Rajonal i Europes Juglindore z.Eric Panloup, në të njëjtën kohë përfaqësues i përhershëm i Francës pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.

 

Temat që u trajtuan gjatë ditës së parë ishin:

  • Politika kundër trafikimit në Francë ;
  • Problemi i identifikimit të viktimave;
  • Bashkpunimin i policisë me OJF-të;
  • Mbojtja e të drejtave të viktimave të trafikimit, dëmshpërblimet.

 

Ndeshje Miqësore Shqiperi-Maqedoni, 30 Tetor 2011

Në kuadër të aktiviteteve sportive, me date 30 tetor 2011 u zhvillua një ndeshje miqësore ndërmjet të rinjëve të komunitetit me ngjyrë rom- egjyptian të shoqatës “Shpresë për të varfërit” Lezhë dhe të rinjëve rom- egjyptian të Strugës, Maqedorni. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përafrimi i dy shteteve ndërmjet njëri-tjetrit dhe stimulimi nëpërmjet aktiviteteve sportive i këtij komuniteti. Në këtë ndeshje morën pjesë 13 sportista dhe 2 përgjegjës të ekipit nga Shqipëria.          

 

Konferencë Kombëtare “Krimi kundër njerëzimit, fuqizimi i shoqërisë për të luftuar këtë krim” 18 Nëntor 2011 

Konferenca u organizuar në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në të cilën moren pjesë përfaqësues të caritaseve dioqezane, si dhe bashkpunëtorë të aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga sektori i Antitrafikimit.  

Konferenca u nda në dy faza: në pjesën e parë referoj Prof. Paolo Chiozzi ( Anthropology of Visual Communication) i cili trajtoi në kontekstin antopologjik, qenien njerëzore, mbi vlerat e njeriut dhe mbi efektin e komunikimit vizual. Në pjesën e dytë të konferencës u zhvilluan laboratore pune me dioqezat e Caritasit Shqiptar.

              

Konferenc Kombëtare, Dita Europiane kundër Trafikimit në Njerëz 25 Tetor 2011

Në kuadër të Ditës Europiane kundër Trafikimit në Njerëz BKTF në 18 tetor 2011 në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, zhvilloi dy aktivitete aktivitete promovuese dhe ndërgjegjësuese: Përfshirja e Mekanizmave Vendorë në Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Ndalimin e Shfrytëzimit si dhe Fushata ndërgjegjësuese “Fëmijëria nuk është shfrytëzim për punë” . Konferenca u realizua pranë mjediseve të hotel Tirana International me pjesmarrjen e rreth 80 personave përfaqësues nga shoqëria civile dhe agjensitë shtetërore dhe u mbështet financiarisht nga Caritas Shqiptar dhe ARSIS.

Aktiviteti i dytë u realizua pranë shkollës Bajram Curri me mbështetjen e projektit GTIP dhe morën pjesë rreth 250 fëmijë dhe 20 të ftuar të tjerë nga organizata të ndryshme, mësues e prindër. Të dy këto aktivitete kishin në fokus parandalimin e trafikimit dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima të shfrytëzimit. Pjesa e dytë e ditës vazhdoi me aktivitetin ndërgjegjësues pranë shkollës Bajram Curri ku morën pjesë Znj. Iva Zajmi, Znj. Afërdita Zëri (Këshilltare pranë Bashkisë Tiranë), Z. Erlind Nuredini Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës, Znj. Marie Korriku Drejtore e Shkollës dhe Znj. Marsida Ismailaja punënjësja e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve në Minibashkinë Nr. 4 Tiranë

 

riintegrimi i viktimave

 

Me qëllim realizimin e ri-integrimit të viktimave të trafikimi, janë asistuar me ndihmë ekonomike konkrete, katër raste të vajzave në risk potencial, për tu trafikuar.

Kemi asistuar financiarisht dhe psikologjikisht katër gra nga zona sub-urbane e Tiranës.

 

NGRITJE KAPACITETI STAFI

 

Këtë vit i ëshë kushtuar një vëmendje e veçantë edhe  ngritjes dhe përmirësimin e kapaciteteve të stafit implementues të sektorit te antitrafikimit.
Trajnimi i stafit është orientuar kryesisht në fushat ku janë përqëndruar dhe aktivitetet kryesore të sektorit, gjithashtu nevojat imediate që kanë lindur gjatë procesit të punës.

Trajnimet janë fokusuar në fusha si: Advokaci dhe Lobim, të drejtat e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtja dhe asistenca ligjore e viktimave.

Ndër aktivitete më të rëndësishme mund të përmendim :

 

1.Konferencë Kombëtare, “Reforma e Shërbimeve Sociale për kujdesin alternativ të fëmijëve ” organizaur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me UNICEF dhe rrjeti i Fshatrave SOS në Tiranë, në datat 21-22 Qershor 2011. Konferenca u realizua në kuadër të Udhëzimive për Përkujdesjen Alternative ndaj Fëmijëve, të OKB-së për të promovuar të drejtat e fëmijëve dhe përmirësuar jetën e miliona fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve të tyre në mbarë botën.

 

 

2.Workshop, Modele të integrimit social të të miturve në konflikt me ligjin në Shqipëri” organizuar nga (CRCA) Organizata Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me “UNICEF – Save the Children” datë 08 Korrik 2011. Qëllimi kryesor i të cilit ishte diskutimi ndërmjet partnerëve që punojnë në fushën e administrimit të drejtësisë për të mitur, rreth modeleve të ri-integrimit të të miturve në konflikt me ligjin në shoqëri.

 

3.TrajnimRoli i avokatëve për zbatimin e ligjit për masa ndaj dhunës në marrdhëniet familjare” i ndryshuar , dhe i akteve nënligjore përkatëse, organizuar nga Qendra për Nismat Ligjore Qytetare, datë 27 Tetor 2011. Ky trajnim kishte si qëllim kryesor forcimin e rolit të avokateve, asistent avokateve, juristëve, punojësve social, psikolog në zbatim të ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

 

4.Trajnim Bazë, “Drejtorë, staf të Caritasit dhe Dioqezave” nga Caritas Italiana, 12-14 Dhjetor 2011. Në kuadër të viti pastoral 2011-2012 u organizua faza e parë e trajnimit. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja me historinë dhe detyrat e Caritasit Italian, në dioqez dhe famulli, projektimin e aktiviteteve të Caritaseve dioqezane në bazë të detyrave dhe kontekstit kishtar dhe civil. 

Në trajnim morën pjesë 95 pjesmarrës, të ardhur nga 15 regjione fetare, 57 dioqeza, si dhe tre të ftuar nga Shqipëria, të përfaqësur nga Jolanda Marena, Blerta Gjergji dhe Aurora Koqeku.

 

5.Konferencë Kombëtare,Projekt-Ligji i Ri për Shëndetin Mendor – një mundësi më shumë për përmirësimin e trajtimit të personave me probleme të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve në Shqipëri” 12 Dhjetor 2011.  

Instituti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Avokatin e Popullit mbajtën konferencën mbi  disa ndryshime ligjore që janë ndërmarrë  në fushën e përmirësimit të shëndetit mendor për personat që vuajnë dënimin në  sistemimin e burgjeve në vend.  

 

6.Tryez e rrumbullakët, “Mbrojtja dhe integrimi i fëmijëve në situate rruge”

19 Dhjetor 2011

Save the Children në partneritet me Bashkinë e Tiranës organizuan tryezë të rrumbullakët, me qëllim promovimin e politikave efektive dhe implementimin e tyre, përgatitje e masave, praktikave më të mira dhe modeleve pozitive të cilat reflektojnë interesin më të larte të fëmijës, rritje të ndërgjegjësimit publik. Në këtë aktivitet pjesmarrës ishin organet e pushtetit qëndror, policia e shtetit dhe shoqëria civile.