Organizata:            Caritas Shqiptar
Pozicioni:            Punonjës Social
Departamenti:            Social
Vendodhja:                 Tiranë
Varet & raporton tek: Koordinatori i Projektit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar me mbështetjen financiare të Secourse Catholique Caritas France implementon projektin “ Fuqizimi i grupeve të margjinalizuara nëpërmjet edukimit informal dhe aksioneve të solidaritetit për një jetë më dinjitoze”. Qëllimi i këtij projekti është  përmirësimi i gjendjes psiko-sociale të të dënuarëve në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit. Në fokus të projektit do të jenë IEVP 325 Ali Demi dhe IEVP Shënkoll. Përfituesit kryesorë do të jenë gratë dhe minorët në paraburgim. Objektivat janë: socializimi i grupeve të përfituesve, edukimi informal nëpërmjet teknikave të animacionit dhe ndërgjegjësimi i Institucioneve Shtetërore për adresimin e problemeve të përfituesve. Aktivitetet që do të zhvillohen janë aktivitete grupi dhe ndjekje rasti.

 

Përgjegjësitë Specifike

Të pregatisi planin e aktiviteteve.

Të adresojë nevojat e personave në ndjekje rasti pranë institucioneve të ndryshme.

Të bashkëpunoj me ekipin e projektit për të bërë vleresimin psiko-social të përfituesve dhe veçanërisht të rasteve problematike.

Të realizoj ndjekjet e rastit.

Të bashkëpunojnë me animatoret dhe stafin e institucionit për përgatitjen e eventeve të veçanta.

Të pregatise modulet me teknika të animacionit në bashkëpunim me animatorët e projektit.

Të përgatisë skedat e vëzhgimit.

Të bashkëpunoj me stafin e institucionit për analizën / vlerësimin e çdo rasti.

Të organizojë aktivitete socializuese, kulturore dhe sportive për përfituesit.

Të ndihmojë vullnetarët në ngritjen e kapaciteteve për aktivitetet që ata mbulojnë.

Të raportojë çdo fund muaji me shkrim pranë koordinatorit te projektit.

 

Kualifikimet


Të ketë përfunduar studimet e larta për punë sociale

Të ketë eksperiencë pune në punë sociale,

Të ketë eksperiencë pune me shoqërin civile apo edhe në institucionet publike.

Të ketë njohuri kompjuterike.

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencë
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe analizuese.

Të ketë aftësi për të punuar në situata të veshtira, durim dhe fleksibilitet.

Të ketë aftësi të mira dëgjuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.

Njohuri të shkëlqyera në gjuhen angleze (me gojë dhe me shkrim).

Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.

Të respektojë gjatë punës parimet e doktrines sociale të Kishës Katolike.

 

Afati i pozicionit është për 3 muaj (me mundësi vazhdimi). Data e parashikuar e fillimit të punës është 1 Qershor 2016.

 

Ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave të Caritas-it Shqiptar ose dërgoni me e-mail në adresën
caritasalbania@caritasalbania.org

 

• Letër Motivimi
• CV

 

Afati për aplikim: e premte, 13 Maj 2016