Organizata:                       Caritas Shqiptar
Departamenti:                  Shëndetësor
Tipi i kontratës:                Kontratë pune Individuale me kohëzgjatje të caktuar
Pozicioni:                          Punonjese Sociale
Vendodhja:                       Laç

 

Konteksti/Përmbledhja e punës:

Caritas Shqiptar në kuadër të Projektit “Të Jesh Aktiv – Pa Barriera”, në Laç shpall vendin vakant për “Punonjëse Sociale” sipas përshkrimit të punës si më poshtë:

Përgjegjësitë specifike janë:

  • Punonjësja Sociale angazhohet të mbështesë Koordinatorin Rajonal në zbatimin e projektit në zonën e projektit, duke mundësuar përfshirje dhe zbatim të udhëzimeve mbi Planifikimin, Drejtimin, Organizimin, Koordinimin e projektit.
  • Punonjësja Sociale angazhohet të organizojë dhe drejtojë takime në grup apo individiuale me grupet përfituese, të përcktuar në projekt dhe të mundësojë zhvillimin apo ndërmjetësimin e seancave për menaxhimin e rastit si dhe adresimin tek institucionet përgjegjëse, duke mbështetur personin me aftësi të kufizuar në përmbushjen e kërkesës.
  • Punonjësja Sociale dokumenton në formë të shkruar angazhimin në zhvillimin e takimeve në grupe apo individuale dhe plotëson skedat e përpiluara së bashku me stafin drejtues te projektit, arkivon dhe ndërton bazën e të dhënave me kontakte të subjekteve publike apo jo publike me të cilat synon apo ka arritur bashkëpunimin, në përgjigje të nevojave të identifikuara dhe adresuara nga personat me aftësi të kufizuar.
  • Punonjësja Sociale bashkëpunon dhe bashkërendon seancat dëgjimore dhe këshillimore me këshilltarin me aftësi të kufizuar, që do të synojë përfshirjen me aktive në marrjen dhe adresimin e çështjeve të lidhura me aftësinë kufizuar.
  • Punonjësja Sociale ndjek drejtpërdrejt dhe udhëzon personat me aftësi të kufizuar apo familjare të tyre për identifikimin e nevojave, arritjen dhe marrjen e shërbimeve në komunitet, si dhe rritjen e forcës kërkuese, përfaqësuese dhe vepruese të vetë personave me aftësi të kufizuar.
  • Punonjësja Sociale raporton pranë Koordinatorit Rajonal çdo ditë, mbi veprimtarinë e kryer në kuadër të zbatimit të projektit si dhe raporton pranë Menaxherit me kërkesë të këtij të fundit.

Kualifikimet:

  • ·         Të ketë përfunduar studimet e larta për Pune Sociale.
  • ·         Të ketë eksperiencë në implementimin e projekteve, preferohet me eksperiencë pune deri në 3 vjet.

 

 Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Njohuri shume të mirë të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim).
  • Të ketë njohuri kompjuterike.
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit  të Caritas-it.
  • Të njohë dhe të respektojë gjatë punës Doktrinën Sociale të Kishës Katolike.
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.

Ju lutemi të dorëzoni deri me datë 29/03/2017, ora 16:00, Letrën e Motivimit, CV-në dhe dokumentet justifikuese në adresën postare:

Caritas Shqiptar, Rruga “Don Bosko”, Nr. 4, Tiranë

 

Kohëzgjatja e Kontratës Individuale të Punës për këtë pozicion është 10/04/2017 deri me datë 31/08/2017.

Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.