Qendra “Balonat” Cërrik

Qendra ditore “Balonat” në Cërrik ka lindur në vitin 2009 si rezultat i bashkëpunimit të Caritas-it shqiptar dhe Caritas-it gjerman. Qendra ka shërbyer si një vend takimi për fëmijët rom dhe egjiptianë, me qëllim integrimin dhe ndihmën në edukimin formal dhe jo formal të tyre. Gjatë kësaj kohe aktivitetet kryesore kanë qenë asistenca shkollore dhe animacioni.

Pas dy vjetësh pune dhe aktivitete shërbimet që ofrohen në qendër zgjerohen pasi falë financimit nga qeveria gjermane në qendër ngrihet një staf multidisiplinar ku përfshihet: koordinatori lokal që merret me koordinimin dhe menaxhimin e qendrës, doktoresha pediatre që ofron këshillimin mjekësor dhe kuron anën shëndetësore të fëmijëve, animatori i terrenit që merret me problemet e terrenit e komunitetit dhe mban lidhjet me institucionet, asistenti social që merret me kurimin e rasteve të veçanta, mësuesja që ndjek ecurinë shkollore të fëmijëve dhe animatorët e qendrës që organizojnë pjesën e animacionit.

Aktiviteti kryesor i përditshëm në qendër është asistenca shkollore në kryerjen e detyrave dhe animacioni. Ndërkohë që në raste të veçanta apo festash fëmijët e qendrës përgatisin spektakle apo fushata të ndryshme kundrejt komunitetit. Shpesh me fëmijët organizohen ekskursione apo aktivitete të përbashkëta me qendra të tjera.

Ne interes së ecurisë sa më të mirë të fëmijëve, në qendër shpesh organizohen takime formimi me prindërit e fëmijëve, për të cilët qendra është bërë edhe një pikë referimi.

Një pikë e fortë e qendrës “Balonat” është dhe bashkëpunimi mjaft i mirë edhe me institucionet, si me shkollën, spitalin, bashkinë e qyetetit etj.

Personi përgjegjës:    Mt. Camilla Maenza

Email: caritasalbaniasud@yahoo.it

Tel:       0695420701

Top