EDUKIMI I FEMIJEVE NE ZONEN E KASALLES
Caritas Shqiptar prej kohesh kishte evidentuar nevojen per ngritjen e nje projekti per edukimin e femijeve parashkollore ne Kasalle. Kjo zone sa afer dhe larg Tiranes nuk ka shume mundesi per tu ofruar femijeve ambjentet dhe metodologjine e duhur.
Kerkeses drejtuar donatoreve per te mbeshtetur kete inisiative j’u pergjigj Banka INTESA SANPAOLO, e cila me dashamiresi dha kontributin e saj (per vitin akademik Shtator 2010 – maj 2011) ne mbeshtetje te projektit. INTESA SANPAOLO BANK mbeshteti kete projekt duke financuar per nje vit shkollor blerjen materialeve didaktike dhe ushqimin e femijeve.
Projekti per femijet ne Kasalle ka filluar ne Shtator 2010 me fazen pergatitore. Koordinatori i projektit ne fillimet e punes zhvilloi disa takime ne zone me persona kyç si : Drejtori i Shkolles, Infermieria, Kryeplaku per te diskutuar rreth situiates se edukimit te femijeve.
Ne keto takime vleresuese nga te gjithe pjesmarresit eshte theksuar nevoja per te permisuar edukimin e femijeve parashkollore dhe vecanerisht e rendesishme eshte sjellja e metodologjive te reja.
Pasi eshte pare situate konkrete ne zone u zhvilluan intervistat me persona lokal per te pare mundesite e punesimit te edukatoreve nga zona. Ne procedurat per rekrutimin e stafit u pa se sa e veshtire ishte gjetja e kapaciteteve lokale. Caritas-i Shqiptar i kushton nje kujdes te veçante ngritjes se kapaciteteve lokale prandaj dhe jane punesuar si edukatore dy persona nga zona : njera eshte nga Kasalla dhe tjetra nga Kamza.
Te dyja edukatoret kane pergatitur planin edukative per femijet si dhe kane zhvilluar vizitat ne familje. Vizitat ne familje e kane afruar me shume projektin me komunitetin .
Ne fund te Shtatori koordinatori i projektit se bashku me edukatoret pergatiten gjithashtu edhe listen e materialeve didaktike dhe ushqimore per periudhen Tetor – Dhjetor 2010.
Procesi i edukimit ne Kasalle filloi ne Tetor 2010. Kopeshti frekuentohet nga 30 femije te moshes 3 – 6 vjec. Femijet jane te ndare ne dy grupe. Procesi mesiomor i tyre eshte 8 :30 – 12:30 .
Gjate qendrimit te tyre ne kopesht femijet zhvillojne aktivitete te ndryshme si :
Programi mesimor per parashkolloret.
Aktivitete creative, manuale.
Aktivitete socializuese.
Aktivitete kulturore – sportive.
Ne fund te cdo muaji edukatoret kane zhvilluar edhe nje feste ku jane te ftuar edhe prinderit. Ne kete feste femijet performojne me punimet e tyre, recitime, kenge etj. Festa e nentorit ka qene e zhvilluar me temen e Festave kombetare. Kjo feste ishte finalja e aktiviteteve qe femijet zhvillojne gjate gjithe muajit.
Ne muajin dhjetor aktivitetet jane me shume te orientuara drejt festave te fundvitit dhe organizimit te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.
Nje pune e mire eshte zhvilluar edhe me prinderit te cilet kane vendosur nje rregullore takimesh 2 here ne muaj me edukatoret dhe koordinatorin e projektit. Ne keto takime eshte diskutuar me shume rreth ecurise se femijeve ne kopesht si dhe problemeve dhe veshtiresive qe ata hasin. Prinderit ne pergjithesi jane te interesuar per edukimin e femijeve por eshte vene re se kane neojve per trajnim ne fushen e edukimit pasi edukimi duhet te vazhdoje edhe ne shtepi.
Per kete arsye koordinatori I projektit ka ftuar nje punonjese sociale e cila ka zhvilluar dy trajnime me prinderit ( nje ne muajin Tetor dhe nje ne muajin Nentor) me temat :
Zhvillimi parashkollor te femijet
Roli i prinderve ne edukimin e femijeve.
Prinderit jane pjesmarres aktive ne keto trajnime dhe nga vleresimi i lektores eshte evidente nevoja qe ata kane per me shume informacion dhe njohuri ne keto fusha.