Inaugurimi i Qendrës se re Ditore PAK në Shënkoll mundësuar nga qeveria Japoneze

 

  

Caritas-i Shqiptar, më datë 29 Maj 2012 ka organizuar ceremonine e Inaugurimit të Qendres Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore në Shënkoll, Lezhë.

Ndërtimi i qendrës ditore është mundësuar me financim të qeverisë Japonese,  ndërsa organizata gjermane RENOVABIS ka alokuar fondin për pajisjen e qendrës duke mundësuar krijimin e kushteve optimale për ofrimin e trajnimit profesional për të rinj me aftësi  të kufizuar mendore. I ftuar i nderit, përpos personaliteteve të tjera të pranishme, ishte dhe SHTZ Yuzo OTA Zv. Ambasador i Ambasadës Japoneze për RSH. Ja disa pamje nga qendra.