Caritas-i Shqiptar që prej vitit 2011 menaxhon me fonde të brendshme qendrën shëndetësore “Maria Domenika” në Arameras, Fushë-Krujë. Arameras është një fshat i vogël, 3 km nga aeroporti i Rinasit, me një popullatë rreth 5000 banorë. Kjo qendër është themeluar për këtë komunitet në vitin 1996 nga motra Ministre degli Infermi di San Camillo, të cilat punuan për komunitetin deri në fund të vitit 2011. Në përfundim të misionit të motrave në Shqipëri, Kisha Katolike vendosi që qendra të kalonte nën drejtimin e Caritas-it Shqiptar. Duke qenë se në fokus të Caritas-it Shqiptar është shërbimi shëndetësor i arritshëm dhe i vazhdueshëm për të gjithë dhe duke vlerësuar nevojën e kësaj qendre në zonë mbështeti kërkesën e kishës katolike.

qendra_arramenas

Qendra zhvillon aktivitetin normal çdo ditë të javës nga e hëna në të premte në orarin 8:00-14:00 duke mundësuar implementimin e aktiviteteve ndër të cilët mund të përmendim:

  • Vizita mjekësore,
  • konsulta,
  • mjekime,
  • monitorim të pacientëve hipertensivë

Sipas të dhënave statistikore të vitit 2013 rezulton se pranë Qendrës Shëndetësore “Maria Domenika” janë asistuar 1092 individë, nga të cilët 430 kanë përfituar vizita falas, 662 kanë përfituar shërbim infermieror, 800 kanë përfituar medikamente.