Ne datat 17 – 18 Maj 2010 do te organizohet ne Tirane takimi i trete i SEECEG grup. Ky takim do te Organizohet nga Caritas -i Shqiptar.

 

 

Ne vitet e fundit gjate emergjencave ne Rajon Caritas-et e vendeve te ndryshme kane pergatitur nderhyrjet per lehtesimin dhe rehabilitimin e situatave te krijuara. Nje nga Qellimet e Caritas-eve te rajonit ka qene dhe ngritja e nje grupi pune i cili do te forconte bashkepunimin ndermjet Caritas – eve. Per kete arsye po organizohet dhe ky takim i radhes ne te cilen do te shkembehet eksperience, informacion si dhe do te planifikohet hapat e mepasshem te bashkepunimit. 

 
Ne kete takim do te marrin pjese perfaqesues te ekipeve te emergjencave nga Caritas: Bullgaria, Rumania, Kosova, Gjermania si dhe te perfaqsuesit te Caritas Europa per programet e Emergjencave. 
 
Ky takim do te kete ne axhenden e tij dy pjese te rendesishme: Viziten ne zonen e Shkodres per permbytjet e Janar 2010 si dhe Sesioni teorik/ formativ ne Caritas Shqiptar.