HISTORIKU I SEKTORIT SHËNDETËSOR
Sektori Shëndetësor ka qënë dhe vazhdon te mbetet një ndër sektorët më të rëndësishëm gjatë këtyre 17 viteve të ekzistencës së Caritas Shqiptar. Vështirësitë ekonomike të tranzicionit kanë reflektuar paralelisht, duke shkaktuar gjurmë të thella në shëndetin e komunitetit. Caritas Shqiptar në bashkëpunim me shërbimin e drejtpërdrejtë te Misioneve Katolike, ka arritur të vërë në efiçencë të plotë një rrjet të zgjeruar veprimi në ndihmë të shëndetit të komunitetit. Caritas ka punuar duke mbështetur strukturat shëndetësore shtetërore, dhe duke dhënë ndihmë të veçantë personave me nevoja shëndetësore, duke përfshirë këtu materiale të ndryshme diagnostikuese, medikamente, e pajisje të ndryshme. Ky sektor ka qënë gjithmonë i gatshëm në raste emergjencash, ka asistuar grupmosha të ndryshme, persona me aftësi të kufizuara dhe pacientë të sëmundjeve të ndryshme e ato terminalë. Me rëndësi të vecantë mbetet projekti i cili i ka ardhur ne ndihmë pacientëve të cilët nuk kanë patur mundësi kurimi në Shqipëri dhe dërgimin e tyre në  spitale të specializuara jashtë vendit kryesisht në Itali, diagnozat më predominuese kanë qënë; Cardiologjia, Tumorit, Okulistika, Ortopedia, ORL, Neurologjia, Kirurgjia, Leucemise, Nefrologji. Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  – –  –  –  – –  –  –  –

PROJEKTE TE SEKTORIT
PROJEKTI: “JETË E ÇMUESHME – ÇMUESHME JETOJ”
Periudha e implementimit: Korrik 2008 – Korrik 2011
Qendrat e implementimit:   Shkodër, Laç dhe Fushë – Krujë
Perfituesit: 60 Persona me  aftësi të Kufizuara
Donatorët: Agjencia Austriake për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Qëllimi:  Përmirësimi i cilësisë së jetës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe familjarëve të tyre përmes rritjes së aksesit ndaj sherbimeve sociale dhe shendetesore si  dhe lobimit per plotesimin e nevojave baze dhe mbeshtetjen e tyre.

Objektiva Specifikë:
 Identifikimi i kushteve te jeteses dhe nevojave te Personave me aftësi te kufizuara dhe familjarëve të tyre.
 Përmirësimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore ndaj PAK dhe familjarëve të tyre.
 Fuqizimi i përgjegjësisë  së komunitetit, strukturave qeveritare dhe jo qeveritare për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të PAK.
 Integrimi i PAK dhe familjarëve të tyre në komunitet.

AKTIVITETET:
Publikimi i raport studimit “ Vëzhgim mbi gjëndjen dhe nevojat e PAK në qytetet Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë”.

Përmes raport studimit u mundësua të bëhej identifikimi i nivelit të implementimit të Strategjisë Kombëtare për personat me aftësi të kufizuara si dhe të mundësohej përcaktimi i rekomandimeve për ngritjen e plan veprimeve në nivel lokal për  përmirësimin e kushteve të jetesës së PAK dhe familjarëve të tyre.
Përmes raport studimit u arrit të nxirrej në pah se megjithëse ka arritje në drejtim të përmirësimit e përafrimit të legjislacionit shqiptar me normat ndërkombëtare si dhe është hartuar një kuadër bashkëkohor politikash në këtë drejtim , efektet e zbatimit të tyre ende nuk kanë arritur tek personat me aftësi të kufizuara dhe familjet  e tyre. Lexo më shumë…

Prezantime të punimeve të Qendrës Ditore “Jetë në Zhvillim”

Caritas Shqiptar gjatë muajit Dhjetor 2011 ka organizuar disa aktivitete me qëllim promovimin e punimeve të realizuara nga të rinj me aftësi të kufizuara mendore, përfitues pranë shërbimeve të ofruar nga qendra ditore “Jetë në Zhvillim”, Fushë-Krujë.
Aktivitetet janë zhvilluar në Tiranë dhe Krujë. Në Tiranë aktivitetet u zhvilluan pranë Katedrales së Shën Palit si dhe pranë institucioneve të arsimit të lartë si Universiti Europian, Universiteti Kristal, Universiteti Vitrinat dhe në Gjimnazin “Qemal Stafa”. Kjo sepse besojmë se brezi i ri mund të bëhet “ambasadori” më i mirë për promovimin e barazisë midis njerëzve. 
Stafi akademik është treguar shumë i gatshëm të ofrojë kontributin e tij duke marrë pjesë në organizimin e këtyre aktiviteteve promovuese.
Personeli i qendrës ditore, falenderon të gjithë ata që shprehën interes dhe i kushtuan vëmëndje punimeve të prezantuara në panairet e organizuara.  Njëkohësisht vlerësojme interesin e studentëve që shprehën dëshirën për të bashkëpunuar si vullnetarë  me stafin e qendrës.

 

 –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  – –  –  –  – –  –  –  –

 

STRATEGJIA E SEKTORIT SHENDETESOR, CARITAS SHQIPTAR
1. Vazhdimi i procesit të përmirësimit të cilësisë së jetës në qëndrat shëndetësore në Shqipëri.
2. Rritja e aksesit publik ndaj shërbimit shëndetësor parësor, duke përfshirë qëndrat shtetërore ekzistuese.
3. Konsolidimi i sistemit koordinues në Sektorin Shëndetësor të Caritas

1. Vazhdimi i procesit të përmirësimit të cilësisë së jetës në qëndrat shëndetësore në Shqipëri nëpërmjet:

  Trajnime të vazhdueshme të personelit mjeksor në Qëndrat Shëndetësore të Caritas Shqiptar.
Trajnime të vazhdueshme të komunitetit, të fokusuara në rolin e rëndësishëm të komunitetit në përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve.
Dhënia e shëmbujve etik nëpërmjet punës së palodhshme dhe motivuese të personelit religjoz nëpër spitale dhe qëndra shëndetësore në gjithë Shqipërinë.
Ofrimi i shërbimit shëndetësor pas përfundimit të orarit të punës së qëndrave shëndetësore shtetërore, duke mbuluar shëndetin e komunitetit dhe duke evituar nje shërbim te dyfishtë.
Shtrirja dhe forcimi i rrjetit të kontakteve dhe bashkëpunëtorëve me Ministrinë e Shëndetësisë, autoritet lokale dhe organizata të tjera të përfshira në shërbimin shëndetësorë. Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  – –  –  –  – –  –  –  –

QENDRAT SHENDETESORE TE CARITAS-IT 

NDERTIME SHENDETESORE
Kontributi i Caritas Shqiptar në rikonstruksionin e strukturave shëndetësore dhe ne paisjen me materiale shendetesore

Ndërtime shëndetësore (1 vit)
Ne 1993 u bë rikonstruktimi i Maternitetit Nr. 2 Tiranë ku u vendos ngrohje qëdrore, lavanderi, pasije hidro-sanitare, etj.

Punime në spitalin psikiatrik (2 vite)
Ristrukturime, vendosja e një impianti elektrik, furnizim me shtretër, ndërtimi i ambienteve kreative, etj.

Mbështetje në spitalin Onkollogjik (1 vit)
Gjatë 1999-2000, spitali Onkollogjik (QSUT) u mbështet me një fond të veçantë blerjeje për dyshekë, batanije, çarçafë, dhe pasije të tjera. Projekti u drejtua nga zyra e Shëndetësisë së Caritas-it Shqiptar.

Qëndra ushqyese Mollas (5 vite)
Duke parë vdeshkmërinë e lartë në Mollas (Elbasan) u ndërmor ky projekt ku përfituan fëmijët deri në 18 muaj të 6 fshatrave përreth. U ndërtua një qëndër ku kryhej puna formuese e nënave për periudhën para dhe pas lindjes dhe shpërndarja e ushqimit të specifikuar për fëmijët.

Punime në spitalin psikiatrik (2 vite)
Ristrukturime, vendosja e një impianti elektrik, furnizim me shtretër, ndërtimi i ambienteve kreative, etj.

Emergjenca 1997 (1 vit)
Ndihma mjekësore, me kite të mëdha pajisjesh mjekësore e ilaçesh u përmblodh në 64 ndërhyrje intensive ne 619 ditë të përqëndruara shpërndarje. Nga këto ndihma përfituan ndihme shumë spitale, shtëpi fëmije dhe azile në rrethe si Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Elbasani, Vermoshi, Fushë Arrëzi, Kallmeti, Rrësheni, Miloti, Berati, Kuçova, Kavaja, etj. Lexo më shumë…

–  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  –  – –  –  –  –  –  –  – –  –  –  – –  –  –  –

KONTAKTE QENDRAT SHENDETESORE 2010 

BOTIME DHE DOKUMENTARE TE SEKTORIT SHENDETESORE
Caritas Shqiptar financoi botimin e librit “Elemente bazë në Neonatologji” i cili përmban një program të hollësishëm formimi mjeksorë dhe paramjeksor me qëllim për të ulur vdekshmërinë e lartë foshnjore.
Me financimin e Caritas-it Shqiptar u përkthye në shqip dhe u publikua një libër mbi fëmijët dhe të ushqyerit e të porsalindurve.
Ndër botimet e tjera gjatë viteve 2008-2010 të cilat vlejnë per t’u përmendur janë:
• Studimi mbi Personat me Aftësi të Kufizuara në tre zona të Shqipërisë (Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë)
• Buletini periodik i pavarur “Dimension”, botimi i parë
• Buletini periodik i pavarur “Dimension”, botimi i dytë
• Reportazhi i përgatitur në fokus të Personave me Aftësi të Kufizuara

Është duke u përpunuar një raport-studim mbi varfërinë në Shqipëri në kuadër të projektit “ Observatori i Varfërisë”, i cili do të publikohet gjatë muajit Maj 2010.
Gjithashtu është duke u përfunduar dokumentari mbi aktivitetet e Qëndrave Shëndetësore të Caritas Shqiptar i cili do të paraqitet gjatë muajit Maj 2010. 

Raport Studimi “Vëzhgim mbi gjendjen dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara në qytetet Shkodër, Laç e Fushë – Krujë”
Revista Periodike “Dimension”
Revista Periodike “Dimension 2”