Pikerisht ne momentin kur ata u kthyen ne shtepite e tyre, duket se fatkeqesia po godet perseri.
Ministri i Ekonomise ne nje Konference per shtyp, deklaroi se situata eshte drejt perkeqesimit dhe se qeveria eshte e detyruar te hap portat e hidrocentraleve perseri, per te shmangur katastrofen. Prandaj, njerezit duhet te pergatiten pasi do te kete permbytje.
Portat e dy hidrocentraleve, perkatesisht te (Vaut te Dejes dhe Komanit), jane hapur, por pritet qe te hapen edhe portat e Fierzes, pasi rreshjet e shumta kane rritur nivelin e tyre thuajse ne kuotat maksimale.
Nga kontaktet me bashkepunetoret tane ne Dajc dhe Velipoje, jemi informuar se ne disa fshatra te ketyre zonave uji ka hyre ne shtepite e banoreve, dhe rruget jane te mbuluara nga uji gjithashtu.
Disa nga banoret e ketyre zonave jane evakuar.
Caritas-i Shqiptar, vazhdon te jape ndihmen e tij, sic ka bere edhe gjate situates kritike te Janarit.
Shume shpejt ne do te dergojme ndihma ne ushqime dhe ne veshembathje per keta banore, si dhe do te sigurojme vendstrehime per ta.