SAMSUNG DIGITAL MOVIENë kuadër të projektit PSM, në fund të muajit korrik, në Mostar të Bosnje Hercegovinës, u organizua shkolla verore. Ky ishte një trajnim që zgjati rreth një jave, me pjesëmarrje të rreth 35 vullnetarëve nga vende të ndryshme të Ballkanit. Caritas-i Shqiptar u përfaqesua nga katër pjesëmarres të Sektorit Social.

Tema kryesore ishte: “ Vullnetarët që luftojnë përjashtimin social” Vendi ku zhvilloheshin trajnimet ishte qëndra e trajnimeve “ Emaus” të Dioqezës së Mostar.

SAMSUNG DIGITAL MOVIEPrezantimi i grupeve të vullnetareve konsistonte në tema të ndryshme të cilat janë: ndertimi i paqes, vullnetarizmi, identiteti dhe vlerat e vullnetarëve katolik, trafikimi njerezor dhe menyrat e parandalimit, këshilli i vullnetarëve ndërfetar. Nje tjetër temë e trajtuar ishte dhe prezantimi i pasojave të luftës në Bosnje, paraqitja e historive njerëzore të luftës. Kjo teme u realizua edhe me vizita të ndryshme si në kishen e Medugorjes, uren e vjetër të Mostarit, vizitë në qendrat e kujdesit të fëmijeve me aftësi të kufizuar, qendra e kujdesit për të moshuarit në fazën e fundit të jetës si edhe në shkollën fillore të fëmijëve me afësi të kufizuara.

Një nga qëllimet kryesore të shkollës verore është shkëmbimi i eksperiencës dhe aktiviteteve konkrete të grupeve të vullnetarëve pjesëmarrës. Kjo e fundit konsistoi në prezatimin e traditave dhe kulturave të grupeve të vendeve nga të cilat ata vinin.