Inaugurimi i instalimit të sistemit fotovoltaik në godinën e Caritas-it Shqiptar

Caritas Shqiptar, do të zhvillojë më datë 17 Shtator 2012, ora 15:30 pranë ambienteve të godinës Rr. Don Bosko, Nr. 4 Tiranë, ceremoninë e inaugurimit të instalimit të sistemit fotovoltaik, mundësuar në partneritet me Qeverinë Lokale të Austrisë së Poshtme, Kompaninë EVN dhe Caritas Austria, St.Pölten.

EVN është një kompani kryesuese shërbimesh energjetike dhe mjedisore, e listuar ndërkombëtarisht, me zyrat qendrore në Austrinë e Poshtme, provinca më e madhe federale e vendit. Duke filluar që nga tregu i brendshëm ne Austrinë e Poshtme, EVN ka ndjekur një strategji zgjerimi dinamike dhe të mirëmenduar. Me portofolin e vet të shërbimeve, EVN vepron në 21 shtete (si Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia,Gjermania dhe Kroacia) në biznesin e shërbimeve energjitike dhe mjedisore. Në këtë mënyrë kompania ruan dhe përmirëson cilësinë e jetës për më shumë se 3.7 million klientë, konsumatorë të energjisë.

Kompania “Raymann, Virtyti i Diellit”, ka mundësuar instalimin e sistemit fotovoltaik në godinën e Caritas Shqiptar. Kompania, ofron konsulencë, planifikim dhe zbatim për klientet privat dhe bizneset në Austri dhe jashtë saj.

Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Caritas Austria, St.Polten, partner tradicional ka mundësuar hartimin dhe zbatimin e programeve në ndihmë të grupeve në nevojë. Bashkëpunimi ka vijuar dhe sot po konkretizohet në instalimin e sistemit fotovoltaik në godinën e Caritas Shqiptar, duke dhënë kontributin në promovimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme si një alternativë premtuese dhe gjërësisht e aplikueshme në rajon dhe më gjërë.

Caritas-i Shqiptar, përmes politikat sociale për përmirësimin e cilësisë së jetës në vend kërkon të ndërhyjë dhe orientojë opinionin publik në mbrojtjen e mjedisit dhe aplikimin e burimeve alternative.