Në mjediset e Hotel “Mondial” u zhvillua workshop-i dy ditor mbi Standardet e Menaxhimi të Caritas Internationalis, të cilat do të zbatohen nga i gjithë rrjeti Caritas. Caritas Internationalis është organizata humanitare dhe zhvillimit e Kishës Katolike me 164 anëtarë. Caritas Internationalis dhe anëtarët e tij janë një shprehje e bamirësisë së organizuar të Kishës universale. Shërbimi i bamirësisë është në zemër të natyrës dhe misionit të Kishës. Pa bamirësi, nuk ka Kishë. Dhe Caritas-i është instituti i dashurisë së Kishës, ku Kisha institucionalizon vetveten në Caritas. Në këtë workshop morën pjesë stafi i Caritas Shqiptar dhe përfaqësues të Caritas-eve dioqezane. Ky workshop u realizua me ndihmën e Stefan Heynes nga Caritas Luksemburg, përgjegjës për metodat organizative në standardet e menaxhimit të cilësisë. Në fillim të takimit Znj. Elona Memetaj, nëndrejtoreshë e Caritas-it Shqiptar bëri një prezantim të qëllimit dhe rëndësisë së këtij workshop-i. Ajo theksoi se që nga Janari 2015 Caritas-i Shqiptar si të gjithë anëtarët e tjerë të Konfederatës Caritas duhet të raportojë mbi zbatimin e standardeve e të menaxhimit pranë Njësisë së Vlerësimit të ngritur pranë Caritas Internationalis. Siç është cituar në Statutin dhe Rregulloren e Caritas Internationalis, të gjithë anëtarët e Caritas Internationalis duhet të arrijnë standardet minimale të qeversisjes dhe në përputhje me standardet e parimet e pranuara ndërkombëtarisht. Standardet e Caritas Internationalis janë masa jonë e matjes, dhe reflektojnë vizionin tonë të përbashkët të kompetencave të nevojshme në një organizatë Caritas për të qenë të aftë që të përmbushin efektivisht misionin e tyre të rrënjosur në besim. Ato i përgjigjen kërkesave në rritje të të gjitha palëve të interesuara dhe për të lehtësuar mbledhjen e fondeve. Standardet janë mjet për organizatat anëtare për të matur progresin e tyre përsa i përket efektshmërisë dhe përgjegjësisë. Janë gjithashtu një mjet për Konfederatën për të inkurajuar bashkimin në zhvillimin e kompetencave organizative. Standardet e Menaxhimit na ndihmojnë të përmirësojmë punën tonë në lehtësimin e vuajtjeve dhe dhënien e shpresës për vëllezërit dhe motrat në nevojë. Në Enciklikën Deus Caritas Est, Papa Benedikti i XVI theksoi: “Individët që kujdesen për personat në nevojë së pari duhet të jenë profesionalisht kompetentë: ata duhet të trajnohen në atë çfarë bëjnë dhe se si ta bëjnë, dhe duhet të jenë të përkushtuar për kujdes të vazhdueshëm”. Organizatat e Konfederatës Caritas në mbarë botën po punojnë së bashku për të fuqizuar veteveten, njëra-tjetrën dhe Konfederatën nëpërmjet vendosjes dhe zbatimit të Standardeve të Menaxhimit të Caritas Internationalis.

Katër Standardet e Menaxhimit, ku secili përbëhet nga tetë nene janë: • Ligjet dhe Kodi i Etikës • Qeverisja dhe Organizimi • Financa dhe Përgjegjësia • Përfshirja e përfituesve

Gjatë këtyre dy ditëve stafi i Caritas-it Shqiptar bëri një vetëvlerësim të standarteve të menaxhimit të organizatës, ku u dikutua çfarë është bërë dhe çfarë duhet përmirësuar në të ardhmen. Gjithashtu u konsolidua mënyra e zbatimit dhe raportimit të standarteve të menaxhimit. Në fund të këtij workshop-i një falënderim i veçantë nga ana e Caritas-it Shqiptar për Stefan Heynes, i cili lehtësoi takimin dhe na mbështeti në vetëvlerësimin e organizatës sonë duke u bazuar në Standardet e Menaxhimit të Caritas Internationalis.

IMG_0249