Takimi i PSM-së në Sarajevë, 14-16 dhjetor 2011

Në kuadër të programit PSM (Parish Social Ministry) nga data 14 -16 dhjetor 2011 në Sarajevë u zhvillua trajnimi i dytë mbi Observatorin ‘Observimi i nevojave të territorit: qasjet, instrumentat dhe metodologjitë’. Në këtë takim mori pjesë edhe një grup përfaqësues nga Sektori Social i Caritas-it Shqiptar së bashku me 8 Caritas-e të tjera të Evropës Juglindore. Formatore e këtij takimi ishte e ftuara Annalisa Tonarelli e doktoruar në Sociologji dhe në Kërkim Social në Universitetin e Trentos dhe aktualisht Kërkuese në Sociologjinë e Punës pranë Departamentit të Shkencave të Politikë dhe të Sociologjisë në Universitetin e Firences; gjithashtu që nga viti 2003, përgjegjëse e Observatorit Dioqezan mbi varfërinë dhe Burimet e Caritas-it të Firencës.
Pas përshëndetjeve dhe prezantimeve, përfaqësuesi i Caritas-it Italian bëri një përmbledhje të shkurtër të takimit të fundit të zhvilluar në Aleksinac – Serbi ku dhe kujtoi se për çfarë u fol në atë takim. Trajnimi i parë me titull “Caritas-i në Evropën Jug-Lindore observon varfërinë-pjesa 1”. Trajnimi pati si qëllim t’u prezantojë pjesmarrësve kuptimin dhe rëndësinë e observimit, t’u prezantojë disa mjete dhe teknika mbi observimin e varfërisë, dhe të planifikojë hapin e parë për një proces observimi të përgjithshëm në nivel rajonal.
Edhe ky takim i sotëm në Sarajevë,- theksoi Daniele nga Caritas-i italian, – do të jetë një vazhdim i takimit të parë.
Ai bëri një vlerësim të fazës së parë të punës ku rezultoi se arritjet qenë të pakta pothuajse në të gjithë rajonin për shkak të vështirësive të ndryshme.
Dy qenë objektivat e takimit të parë:
1. Të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me punën vullnetare dhe potencialin e saj në shoqëri dhe në nivel të Kishës.
2. Të fitohen teknika dhe metoda të efektshme për rekrutimin dhe animimin e vullnetarëve.
Më pas fjalën e mori Zonja Annalisa Tonarelli ku ndër të tjera theksoi rolin e Observatorit në Caritas.
Qasja Caritas nënvizoi ajo është themeluar mbi observimin, dëgjimin, zgjedhjen dhe animimin.
Në seancën e dytë ajo shpjegoi konkretisht bazat teorike, konceptet për të ndërtuar projektin e kërkimit për të kaluar më pas në ditën e dytë nga konceptet tek metodat.
Në pjesën e dytë u zhvillua puna në grupe, ku ndarja u bë në bazë të gjuhës së folur. Secili grup thelloi një metodologji mbledhjeje dhe analizash të të dhënave duke provuar ta aplikojë në temën e zgjedhur. Pas pushimit të drekës të gjitha grupet paraqitën idetë e tyre dhe diskutimet qenë të shumta. Secili grup shpalosi idenë se si do të organizonte kërkimin në vendin e vet dhe çfarë metodash do të përdorte. Në përfundfim u pa si shumë e vështirë ideja për të realizuar një projekt të vetëm pasi kërkimi ndryshonte nga vendi në vend dhe ndoshta ishte e pamundur që e njëjta metodë të aplikohej në të gjithë rajonin.
Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe një përfaqësuese e CRS, e cila bëri një sërë intervistash për të vlerësuar ndikim e projektit në rajon dhe për të programuar të ardhmen e projekti.
Ditën e tretë u bë përmbledhja dhe përfundimet e takimet. Koordinatorët u mbodhën për një planifikim të vitit të ardhshëm dhe pjesa tjetër shijoji një vizitë turistike në Sarajevë.